Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Dhunonte qytetaren me qëllim për të prostituuar në Itali, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, ishte shpallur në kërkim
7 Janar 2020, 10:15Nga DOSJA
Tiranë- Policia ka arrestuar në Tiranë 33-vjeçarin me iniciale A.Ç pasi ishte i shpallur në kërkim për ‘trafikim të personave të rritur’. Sipas Policisë 33-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një qytetare që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ndaj 33-vjeçari ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Return” vihet në pranga një tjetër shtetas.
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.
Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar , është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
– A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, më datë 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
RRËSHEN– Shënohet vrásja e dytë në Shqipëri brenda 24 orëve. Pas ekzékutimit me bréshëri plumbash në Tropojë, të kushëririt të parë të Fatmir Haklajt, Guxi...
TIRANË– Në sajë të operacioni të koduar “Start one” Polícia e Tiranës ka árrestuar dy të rinj palestinezë, të cilët ákuzohen për një seri vjédhjesh në kryq...
Tiranë- Ndërsa kurba e qarkullimit të virusit të gripit është në rritje, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu siguron se shërbimi ...
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga dèportimi Harun Çelikut, i cili u rrèmbye nga autoritetet turke sapo la ambientet e bùrgut 302, për t’u èkstraduar n...
Shkodër- Të shtèna me armë në fshatin Toplanë të Vaut të Dejës. 47-vjeçari me iniciale Gj.V ka qèlluar me àrmë zjàrri në drejtim të mikut të tij, teksa k...
Berat- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksídent në rrugën Poliçan-Berat. Mësohet se automjeti tip BMW me targa AA 991 IU, i cili drejtohej nga 49-vje&c...
TIRANË– Altin Kola dhe Mentor Gjeta, janë dy punëtorët të cilët u plágosën në minierat e Bulqizës një natë më parë. Në një status në rrjetet sociale, Sindi...
TIRANË- Kur bëhet fjalë për forcat ushtarake, asnjë vend në botë nuk i afrohet Kinës. Sipas vlerësimeve të Global Firepower, Republika Popullore aktualisht...