LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dhëmbë e brinjë të thyera? Rrëfimi i ish-kryeprokurorit të Enverit për Kadri Hazbiun: U çua i vdekur në vendin e pushka

8 Gusht 2019, 10:02 Nga DOSJA
Dhëmbë e brinjë të thyera? Rrëfimi i ish-kryeprokurorit

I kthjellët në kujtesë e i vëmendshëm në bisedë, Rrapi Mino, Prokurori i Përgjithshëm më jetëgjatë i regjimit komunist, rezervohet tej mase kur bie fjala për disa nga momentet më kritike të proceseve të bujshme. Aq e fortë është kjo stepje e tij, sa që një çast të duket e kotë çdo përpjekje për të zbardhur sadopak misteret që kanë lënë pas disa nga ngjarjet më tronditëse ku ai ka qenë ndër protagonistët kryesorë.

Sidoqoftë, edhe për aq sa pranon të tregojë, gjithnjë me një lloj mëdyshje, Mino zbulon për herë të parë disa nga rrethanat e panjohura e të shumëpërfolura të ekzekutimit të Kadri Hazbiut, ish-ministrit historik të Sigurimit të Shtetit. Ka qenë kjo një histori e jashtëzakonshme e risjellë vitet e fundit në vëmendje të opinionit publik në versione nga më të ndryshmet. Përtej atyre që përmbajnë dokumentet zyrtare për epilogun e këtij procesi, nga dëshmitarë të ndryshëm kanë qarkulluar zëra që tregojnë se në rastin e ekzekutimit të Hazbiut nuk është zbatuar asnjë nga kërkesat e procedurës që parashikonte dispozita përkatëse e kohës.

Madje, njëri nga ish-gardianët e Burgut 313 ka pohuar se Kadri Hazbiun, në vendin e ekzekutimit, e kanë çuar të vdekur. Një tjetër ka thënë se ai ka ndërruar jetë nga torturat. Sakaq, ka të tjerë që kanë vënë në dukje se ekzekutimi i tij është bërë fshehurazi në qeli nga njëri prej zëvendësministrave të Brendshëm, për të shmangur pështjellimin në radhët e efektivëve të emëruar dikur nga Kadri Hazbiu e të urdhëruar së fundi për të ekzekutuar atë.

Nga aq sa shtrëngohet të tregojë për ato çaste dramatike, Rrapi Mino nuk mohon dhe as pohon asnjërin prej këtyre versioneve, por spontanisht, e krejt pa dashur, pranon mosvërtetësinë e dokumentit zyrtar për ekzekutimin e ish-ministrit të Brendshëm të nënshkruar prej tij. Ndryshe nga sa dëshmon në procesverbalin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për pushkatimin e Kadri Hazbiut dhe bashkëpunëtorëve të tij mesnatën e 9 shtatorit 1983, ku konfirmon se ka qenë i pranishëm, gjatë bisedës shprehet haptas se Kadri Hazbiut urdhrin e pushkatimit ia ka komunikuar disa orë më parë në qeli, jo te vendi i ekzekutimit, siç ishte dispozita ligjore.

Aty, sipas tij, vendimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor që nuk i falte jetën, ia ka bërë të ditur dhe Feçorr Shehut. Ndërkohë që nuk ka vepruar kësisoj me dy të dënuarit e tjerë, Llambi Peçini dhe Llambi Ziçishti, me të cilët për herë të fundit është përballur te vendi i ekzekutimit. Përtej kësaj dëshmie të padëgjuar më parë, Rrapi Mino heziton të tregojë pse është detyruar të shkelë kërkesën eksplicite të procedurës zyrtare që e urdhëron prokurorin e çështjes t’ia komunikojë vendimin përfundimtar të dënuarit me vdekjes te vendi i ekzekutimit.

Jo pa shkak, ish-kreu i akuzës nuk tregon emrin e eprorit që e urdhëroi të shkojë atë natë në qelinë e Kadri Hazbiut dhe zyrtarët e tjerë që e shoqëruan në këtë vizitë misterioze. Sidoqoftë, pohimi i beftë i tij është një rreze drite për të depërtuar sadopak në skutat e historisë së pazbardhur të ekzekutimit misterioz të Kadri Hazbiut…

Thonë se janë mbajtur në kushte tmerrësisht të vështira…

E kam dëgjuar edhe unë këtë fakt, por e vërteta është ndryshe. E them me përgjegjësi se për rastin e tyre ishte përgatitur një ambient i veçantë brenda burgut, që ishte i izoluar nga pjesa tjetër, me kushte disa herë më të mira nga ato të burgosurve të tjerë. Gjithçka ishte rregulluar për jetesë normale, kuptohet brenda kufizimeve që lejonte rregullorja përkatëse. Pjesën më të madhe të kohës, Kadri Hazbiu dhe pjesëtarët e tjerë të grupit, mbaheshin të paprangosur, por kishte dhe raste që u viheshin prangat dhe kaskat mbrojtëse. Për fjetje kishin kaushë të posaçme dërrase me tri faqe të veshura e të siguruara nga brenda me dyshekë kashte, për të evituar vetëvrasjen. Dilnin rregullisht në ajrim dhe hanin ushqim të veçantë nga të burgosurit e tjerë. Për ta kishte një personel të posaçëm që u shërbente me korrektesë. Pra, ajo që thonë se janë mbajtur në kushte të vështira nuk qëndron…

Sidoqoftë, duket si e pabesueshme ajo që pohoni se Kadri Hazbiut në burg i kanë dhënë ushqim special dhe i kanë vënë në dispozicion një personel të posaçëm për t’i shërbyer…

Unë di të dëshmoj për ato që kam parë, të tjerët të thonë si të duan. Është puna e tyre…

Me këto që thoni ju, të krijohet përshtypja sikur Kadri Hazbiun dhe të vetët i kishin çuar te 313-ta për kovalishencë, jo për t’i pushkatuar…

Përveç ushqimit të veçantë, ndryshe nga praktika për të burgosurit e tjerë, për grupin e Kadri Hazbiut shërbehej edhe kafe. Një rast shumë, shumë i rrallë ky për atë kohë..

Kafe në burg për Kadri Hazbiun?!

Mos u çudisni. Kjo është e vërteta. Kjo ndodhte për herë të parë në burg. Të paktën deri në atë kohë. Pikërisht për këtë, komanda e burgut kishte punësuar një punonjëse shërbimi. Ata konsumonin kafe në orare të ndryshme. Mbaj mend që Fiqrete Shehu pinte disa kafe në ditë. Kafen e fundit e kërkonte në orën 11 të natës…

Dhe ia çonin kafen në 11 të natës?

Patjetër që ia çonin. Ndryshe…

Disa nga pjesëtarët e grupit të Hazbiut që mundën të shpëtojnë, kanë dëshmuar se në gjyq ai është paraqitur me dhëmbë të thyer, aq sa nuk fliste dot shqiptueshëm…
Kjo nuk qëndron. Kadri Hazbiu në gjyq fliste rrjedhshëm dhe hera-herës shpërthente, duke kundërshtuar me forcë çdo akuzë e dëshmi penalizuese në adresë të tij. Ishte i kthjellët për çfarë fliste dhe nuk të linte përshtypjen se mund të ishte keqtrajtuar. Së paku për aq sa kam parë unë gjatë ballafaqimit në seancat gjyqësore.

Po brinjë të thyera kishte Kadri Hazbiu, siç dëshmon njëri nga të pandehurit e atij procesi?
Absolutisht jo. Prova më e mirë për këtë është videoja e procesit gjyqësor, e bërë publike tashmë prej kohësh, ku ai shfaqet pa probleme duke u ngritur e ulur lirshëm. Po të kishte brinjë të thyera, nuk do të mundte të reagonte ashtu. Dukej pa dyshim i dobët, kjo është e kuptueshme për rrethanat, në të cilat ai u bë objekt i një akuze të jashtëzakonshme dhe nga më të rëndat e kohës…

Pra, ju kundërshtoni akuzat për keqtrajtim gjatë procesit të Kadri Hazbiut?
Unë dëshmoj për kohën kur drejtoja procesin gjyqësor. Kur detyra ma donte, isha i pranishëm dhe në kontakt me të. Për atë çfarë mund të ketë ndodhur gjatë hetimeve nuk mund ta dija dhe nuk kisha sesi. Hetimet, siç e thashë, i drejtonte Ministria e Brendshme…

Për çfarë arsye procesi gjyqësor i grupit të Hazbiut u zhvillua në mjediset e Burgut 313 dhe jo në Gjykatën e Lartë?
Sekreti shtetëror ishte i vetmi argument pse ky gjyq u bë aty. Ngaqë pjesëtarët e grupit kishin kryer detyra të rëndësishme dhe kishin dijeni për shumë çështje që nuk mund të bëheshin publike, u vendos që gjyqi i tyre të bëhej në ato kushte. Por duhet thënë se jo të gjithë pjesëtarët e grupit u gjykuan në mjediset e Burgut 313. Përveç Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut, Llambi Peçinit dhe disa zyrtarëve të lartë të Sigurimit, pjesa tjetër, ku bënte pjesë Fiqret Shehu dhe Llambi Ziçishti u gjykua në sallën e Gjykatës së Lartë me një proces të hapur.

Në të dyja rastet, ju e kryesuat akuzën?
Ai ishte i njëjti proces dhe pa dyshim që do drejtohej nga i njëjti prokuror…

Marrë nga Panorama

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur burgu 313 gjykata e lartë kadri hazbiu vrasja e kadri hazbiut burgu 313 gjykata e lartë kadri hazbiu vrasja e kadri hazbiut

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë