All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

U mor në pyetje nga Gjykata Speciale, Haradinaj tregon detaje: Isha brenda për një orë

8 Gusht 2019, 09:16 Nga DOSJA
U mor në pyetje nga Gjykata Speciale, Haradinaj tregon detaje: Isha brenda
All - Paragraf - 1

KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë lidhur me marrjen e tij në pyetje në Hagë.

Në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Haradinaj pohoi se intervistimi ka zgjatur një orë, ndërsa shton se nuk ka asnjë informacion nëse ndaj tij do të ngihen akuza të reja.

INTERVISTA E PLOTË:

FAZ: Zoti Kryeministër, në korrik kur u ftuat si i dyshuar nga Gjykatwn e Posaçme për Krime të Luftës në Kosovë, ju refuzuat të jepni deklaratë. Për këtë shkak as këtu s’do të tregoni se çfarë akuzash u janë bërë atje?

Haradinaj: Hetuesit hapën çështjen që donin të mësonin nga unë, çështjen e fillimeve të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rolin tim aty. Me akuza specifike nuk jam konfrontuar. Avokati im i cili ishte i pranishëm me mua, më dha këshillën që as unë të mos përgjigjem në mënyrë specifike.

FAZ: Sa ka zgjatur marrja në pyetje?

Haradinaj: Rreth një orë.

FAZ: A prisni një aktakuzë?

Haradinaj: Për këtë nuk jam informuar. Jam ftuar dhe kam kryer detyrën time që të shfaqem aty. Çdo gjë tjetër i mbetet vlerësimit të Gjykatës.

FAZ: Në bazë të pyetjeve me të cilat ju kanë konfrontuar, a mund të nxirrni një konkluzion nëse fjala është për të njëjtat akuza që u janë bërë dy herë nga Gjyqi i OKB-së për krime të luftës për ish-Jugosllavinë dhe ku ju si i akuzuar jeni mbrojtur?

Haradinaj: Ajo që mund të them është: Themelimi i UÇK-së dhe roli im në të, në dy proceset e mbajtura të cilat kanë zgjatur tetë vite dhe lirimi im në të dy këto procese, janë fare mirë të dokumentuara.

FAZ: Ekziston një qëndrim që Tribunali i Posaçëm është një instrument me të cilin provohet që politikanët e Kosovës të disiplinohen kur nuk dëgjojnë direktivat e qendrave perëndimore. A e thoni edhe ju këtë?

Haradinaj: Meqë vet kamë qenë dy herë i akuzuar para Tribunalit për Krime të Luftës dhe dy herët jam liruar, për mua ishte një befasi e madhe që jam ftuar sërish. Nuk është kurrfarë fshehtësie që ndërrimin e kufijve në rajonin tonë, projekt ky i cili nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është përkrahur, e kam refuzuar si tepër të rrezikshëm. Për këtë shkak edhe them që taksa prej 100 për qind për mallrat e Serbisë, e vendosur nga Qeveria që kam udhëhequr unë, do të qëndrojë derisa Serbia të pranojë Pavarësinë e Kosovës. Duke patur parasysh këto rrethana, natyrisht që ekzistojnë shumë teori dhe spekulime për atë sesi erdhi deri tek kjo ftesë për mua.

FAZ: Vendosja e taksës duket që ju ka kushtuar me përkrahjen e Washingtonit pasi që Presidenti Trump e përkrah shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Haradinaj: Për konsekuencat e mundshme kam qenë i vetëdijshëm, por kam qenë edhe i sinqertë me partnerët tanë në Washington dhe në Europë, në atë që u kam thënë: ndërrimi i kufijve kërcënon stabilitetin këtu në Kosovë dhe në krejt rajonin. Po kështu është e vështirë që ta hapim tregun për një shtet fqinj, i cili e vë në pikëpyetje ekzistencën tonë dhe na kërcënon. Për këtë shkak në Kosovë ekziston edhe uniteti që taksa do të mbetet derisa të vije tek njohja.

FAZ: Në Kosovë flitet që edhe Presidenti kosovar Hashim Thaçi është ftuar në Hagë, mirëpo ky për dallim nga ju këtë s’e ka bërë publike.

Haradinaj: Kam dëgjuar edhe unë këso spekulimesh gjithandej, mirëpo për këtë nuk mund të them asgjë. Për mua ka qenë e qartë menjëherë që vendin dhe qytetarët e mi duhet t’i informoj dhe duhet të jap dorëheqje. Në fshehtësi apo me marrëveshje të shfaqem para hetuesve për mua ka qenë e papranueshme. Për këtë shkak edhe dhashë dorëheqjen për herë të dytë në jetën time ndërlidhur me akuza të padëshmuara si shef i Qeverisë.

FAZ: Me dallimin që në dorëheqjen e vitit 2005 keni pasur aktakuzë, kurse kësaj radhe jeni ftuar vetëm për marrje në pyetje.

Haradinaj: Mirëpo edhe si i dyshuar pa aktakuzë nuk dëshiroj që të udhëtoj në Hagë si Kryeministër. Këtë nuk kam dashur t’ia bëj shtetit dhe popullit tim.

FAZ: D.m.th., dorëheqja juaj nuk ka të bëjë me atë që ky koalicion ishte para shkatërrimit?

Haradinaj: Ky koalicion ka qenë para sfidave të mëdha, mirëpo këto nuk kanë ndikuar në dorëheqjen time. Një ftesë nga një gjyq paraqet një shkallë krejt të re.

FAZ: Si problem i proceseve të mëparshme kundër jush, ishte që dëshmitarë kundër jush kanë humbur jetën në aksidente, janë vrarë apo i kanë tërhequr dëshmitë.

Haradinaj: Këtu më duhet t’ju korrigjoj. Serge Brammertz, Kryeshefit të Tribunalit për Krime të Luftës, në vitin 2011 në Beograd i është shtruar e njëjta pyetje dhe ai është përgjigjur që në rastin tim as edhe një prej dëshmitarëve në listën e akuzës kundër meje apo në programin e dëshmitarëve nuk është vrarë. Në procesin e dytë të Hagës kundër meje, gjyqtarët kanë vërtetuar që kam udhëzuar që dëshmitarët të mos kërcënohen. Natyrisht që mbrojtja e dëshmitarëve është një temë në Kosovë, por është dëshmuar që është gabim që kjo të lidhet me proceset kundër meje. Të gjithë ata që kanë patur të dëshmojnë kundër meje kanë mundur ta bëjnë këtë gjë.

FAZ: Ju pra nuk do të thoshit që kosovarët të cilët do të dëshironin të dëshmojnë kundër ish-Komandantëve të UÇK-së nuk do të kërcënoheshin apo familjet e tyre nuk do të shpalleshin tradhtarë?

Haradinaj: Disa ndoshta edhe janë distancuar nga rrethi, derisa të tjerë janë mbështetur nga rrethi tjetër. Mirëpo ka patur jo pak raste kur njerëzit kanë provuar që të hyjnë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur vetëm e vetëm që të sigurojnë jetë më të mirë në një vend tjetër. Këta i kanë ofruar aktakuzës bashkëpunim me identitet të ri dhe kanë shkuar aq larg sa janë betuar dhe pastaj gjyqtarët me përvojë e kanë vërejtur menjëherë. Kjo në të kaluarën ka ngjarë shumë shpesh.

FAZ: Dëshmitarë potencialë pra nuk janë kërcënuar nga ju apo palë e tretë asnjëherë?

Haradinaj: Nga unë jo dhe nga udhëzimet e mia asnjëherë. Ka patur njëherë një dëshmitarë i cili ka humbur jetën në një aksident me një serb të dehur në Mal të Zi. Mirëpo vetëm pas vdekjes së tij është marrë vesh që ai ishte në listën e dëshmitarëve potencial kundër meje. Unë e kam shprehur respektin tim kundruall Gjykatave kur kam dhënë dorëheqjet si Kryeministër dhe kur janë ngritur aktakuza kundër meje.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër pak javë më parë pasi u thirr për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpejti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 8 shtator. Fushata elektorale tashmë ka nisur.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture gjykata speciale kosove ramush haradinaj gjykata speciale kosove ramush haradinaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit