LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dhimbja në një fletë të bardhë, 9 muaj pas humbjes së djalit flet Flutura Açka: Ja si është një prind në zi

5 Shkurt 2019, 12:41 Nga DOSJA
Dhimbja në një fletë të bardhë, 9 muaj pas humbjes

Poetja e mirënjohur shqiptare, Flutura Açka nëntë muaj pas ndarjes nga jeta të djalit të saj, ka vendosur të shkruaj disa rreshta.

“Ti je e fortë, më thonë shpesh, sepse unë u lë të shohin zhgunin e së fortës tek unë. Unë jam nëna, them në një varg timin dhe kaq mjafton të bësh shpjegimin e thjeshtë të lëndës sime njerëzore.

Shpesh, edhe pse kanë kaluar nëntë muaj që duken veç nënë çaste nga ikja e tim Biri, marr mesazhe të ndjera nga prindër, veçanërisht nëna, që kanë humbur fëmijët e tyre të shtrenjtë. Fjalët e tyre janë pak a shumë të njëjta me ndjesitë e mia, çfarëdo që t’u them unë për t’i ngushëlluar, ata e ndiejnë se edhe unë vetë jam njëherësh njeriu që ka nevojë për fjalë ngushëlluese. Si të jetë një telefonatë me erën që përcjell edhe tingullin e mallit tonë, pas “bisedës” sonë të largët virtuale, është e sigurtë që ne ndjehemi më të qetë, pasi i kemi bërë më të afërt në kohë bijat e bijtë tanë, madje edhe sikur kemi folur me ata vetë. Sikur të mblidhja gjithçka nga ndjesitë e tyre, fjalët dhe peshën e zisë së tretur tashmë në gjakun, në pejzat, në limfën, në kozmosin e ëndrrave dhe fuqinë e lutjeve të tyre, pra sikur të mundja ta bëja një të gjithën çfarë ndodh me biologjinë e tyre njërëzore, pesha e asaj përbërjeje do të ishte sa vetë bota. Secili ka formën e tij të zisë, unë kam timen. Ka prindër që ruajnë gjithçka, edhe unë kam ruajtur deri tani gjithçka. Ka të tjerë që druhen t’i hapin albumet; unë i shoh çdo ditë, edhe videot ku im Bir qesh me gjithë shpirt, siç ishte mësuar të qeshte me gjithë gjoksin e tij gurgullues. Të tjerë prindër përgjojnë telefonat, madje edhe natën për ndonjë sinjal që mund të vijë nga përtejjeta, ka mes tyre që besojnë se u vijnë mesazhe; unë e kam mbyllur telefonin e tij Biri, por mesazhet, që shpesh janë zanore, nuk guxoj t’i fshij. Të tjerë e të tjerë kanë të tjera e të tjera forma. Ka nga ata që e lenë në mes durimin, të tjerë që janë zemëruar me botën; unë kam dhënë fjalën të vazhdoj. Ka të tjerë që kanë ndjenjë faji, që nuk i mbrojtën dot; unë kam ndjenjë e brerjes që çasti më gjeti të helmuar dhe nuk e kuptova sa duhet ikjen. Ose ky është thjesht mospranimi që do të na ndjekë deri në çastin e fundit. Ti je e fortë, më thonë shpesh, sepse unë u lë të shohin zhgunin e së fortës tek unë. Unë jam nëna, them në një varg timin, dhe kaq mjafton të bësh shpjegimin e thjeshtë të lëndës sime njerëzore. Secili prej nesh, sipas një ligji të pazbuluar të inercisë së zisë, ka nevojë të flasë, t’ia dëgjojë zërin bijës a birit, t’ia dijë ëndrrat, të dijë nëse i dhemb diçka, a ka zënë shokë të rinj, a ka uri? Në këtë jerm njerëzor nuk ka asgjë prej të tranuarish, asgjë që mund ta quash jonormale, asgjë të dyshimtë për ta quajtur sëmundje. Është vetëm malli, që merr format nga më të çuditshmet në koshiencën dhe subkoshiencën tonë prindësore. Nuk na duhet, në të vërtetë, asgjë më shumë se një telefon që të mund t’ia dëgjojmë zërin bijtë tanë, të njëjta me ato që bëjmë në vetminë tonë të pafjalë, siç bëjnë vërtet tani diku në një cep të Japonisë së largët. Sa herë më vjen një mesazh i ri, sjell në mend “telefonin e erës”, atë telefonin e vjetër të zi në një kabinë të bardhë në një kopsht të bukur në një cep shkëmbor përballë Paqësorit në Otsuchi të Japonisë. Atë e ka ndërtuar për t’i shpëtuar pikëllimit, dizenjuesi Itaru Sasaki, tani në të shtatëdhjetat e tij. Dikur ai humbi nipin e tij nga kanceri dhe qysh prej asaj kohe, “Kaze no Denëa” (telefoni i erës), siç ia vuri ai emrin mrekullisë që ndërtoi, i shërbeu ta mbante në këmbë gjatë zisë së tij të thellë. Telefoni magjik mes kallamishteve, panjave, shkurreve të spireas dhe një peme kivi, në shtegun mes gurëve e në kabinën e bardhë me çati të gjelbër, që rrihet nga erërat e Paqësorit, është sendi që i lidh me heshtjen me mijëra japonezë. Atje ëndërroj të shkoj kur më kap zia e thellë e kur dita më duket natë e nata e thellë si vdekja. Telefoni atje është i rëndë dhe kablli i tij është i mbështjellë, pra çdokush mund ta shohë se filli nuk është i lidhur dhe komunikon me asgjënë, bri tij ka një libër ku mund të shkruash ndonjë mesazh, nëse ke ndonjë gjë për të thënë pasa asaj telefonate magjike aty. Ishte një gazetar kureshtar që e pikasi i pari vite më parë kabinën në kopshtin e bukur. Për shkak të lartësisë mbi shkëmb, vala e lartë e cunamit të 11 marsit të vitit 2011 e kurseu kopshtin, por jo mbi 15 mijë japonezët të përfshirë nga tmerri i ujit. Nga ajo kohë, kjo kabinë është pjesë e paqes shpirtërore e mijëra njerëzve, që vijnë aty të flasin me të munguarit. Edhe dje, edhe një ditë më parë se dje, më erdhi një mesazh nga një prind në zi. Sikur të kisha mundësi ta ndërtoja një kabinë të tillë në një shkrep të bregdetit shqiptar për këta prindër, edhe për veten, do ta kisha bërë. Humbja e fëmijës është i vetmi rast kur shprehja “beingunto-death” e Heideggerit nuk bën sens, pasi murin e zisë së ndërtuar përreth shpirtit, nuk e trand asnjë lloj cunami a rrëmeti. Por, një telefon i tillë për të komunikuar me erën, me eterin dhe të padukshme, do ta kisha vendosur diku në ndonjë vend të paqtë për veten dhe ata që ndiejnë si unë.”

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

kulture kulture #fluturaaçka #leterdjalit #fluturaaçka #leterdjalit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet