Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dhoma e Tregtisë abuzime me projektet, kryetarja i bën “qejfin vetes”, 8-fishon pagën e saj
26 Korrik 2019, 18:06Nga DOSJA
Emisioni i RTV Ora, BOOM ka investiguar këtë herë abuzimet e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.
Edhe pse ligji për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë në nenin 32 të tij përcakton se kryetari është funksionar me kohë të plotë, kryetarja Ines Muçostepa, rezulton e dypunësuar.
Mosfunksionimi i organeve drejtuese të B.DH.T.I, në mungesë të thirrjes nga vetë kryetarja, ka sjellë edhe disa vendimmarrje abuzive.
E tillë është dhe rritja e pagës që kryetarja Ines Muçostepa, i ka bërë vetes, duke e 8-fishuar atë.
Gjithashtu mosfunksionimi i organeve drejtuese, si kryesia dhe asambleja e përgjithshme, në këto 4 vite, ka bërë që të mos miratohet programi dhe buxheti, të mos përmbushet detyrimi ligjor i miratimit te pasqyrave financiare te 4 viteve ushtrimore, të mos miratohet raporti vjetor i veprimtarive në përgjithësi si dhe të mos përcaktohet masa e kuotave vjetore të dhomave dhe mënyra e vjeljes së tyre.
Për anëtarët e kryesisë dhe asamblesë, përgjegjësia për shkeljen e ligjit dhe mosfunksionimin e unionit, bie mbi kryetaren Muçostepa.
Edhe projektet e fituara nga bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, nuk janë miratuar në organet vendimmarrëse.
Qëllimi i projekteve në vetvete është përfitimi i bizneseve, por në këtë rast bizneset jo vetëm që nuk janë përfituese, por nuk kanë asnjë informacion në lidhje me projektet.
Për të gjitha këto abuzime, BOOM kërkoi një përgjigje nga kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, e cila nuk ju përgjigj kërkesës së BOOM!
BULQIZË- Ernit Dani është, personi, i cili u gjet me plumb në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, ku 30-vjeçari është gjetur me gjetur me...
FIER- Një 27-vjeçar ka përfunduar në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi kishte marrë djegie të rënda në trup.Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.A, 27 v...
TIRANË– Prej disa ditësh policia e shtetit ka bllokuar disa dyqane dhe lokale në kryeqytet, me pretendimin se nuk janë të pajisur me dokumente përkatëse. N...
BULQIZË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vlashaj në Bulqizë, ku një 30-vjeçar është gjetur me plumb në kokë.Ende nuk dihet nëse i riu ësht...
KORÇË– Kryetari i ri i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro ka folur për herë të parë lidhur me marrjen e detyrës.I ulur në karrigen e kryetarit të Bas...
TIRANË- Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit të korrikut vaal e të nxehtit ka përfshirë të gjithë europën edhe në Shqipëri temperaturat i kanë kaluar 30 grad...