“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Dhuna që prishi derbin, çfarë ndodhi me premtimin e Ramës? “Burg 3 vjet kush hyn..”…
24 Dhjetor 2021, 12:48Nga DOSJA
TIRANË-Tirana konfirmoi sërish se është skuadra numër 1 i Superiores dhe e kryeqytetit me suksesin 2-1 ndaj Partizanit në “Air Albania”, ndërsa në krahun tjetër, të kuqtë janë në telashe pasi vuajnë mungesën e rezultateve.Përballja u shoqërua nga momente të tensionuara që ndikuan në mbarëvajtjen e takimit.
Arbitri Juxhin Xhaja sinjalizoi skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjeve për mbylljen e sfidës, ndërsa tifozët bardheblu hynë në fushë duke festuar me lojtarët e tyre. Nga ana tjetër, nisën protestat e tifozëve të Partizanit dhe shumë prej tyre kapërcyen rrethimin e hynë gjithashtu në fushë.
Stola të shkulur, mjete të forta në fushë ku për disa minuta mbizotëroi kaosi. Në muajin mars të vitit 2019, kryeministri Edi Rama njoftoi 3 vjet burg për atë që shkel fushën e futbollit.
“Ne do të ndërhyjmë menjëherë në Kodin Penal. Kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në fushë dënohet me 3 vjet burg. Të organizohemi duke vendosur kamerat dhe të identifikojmë keqbërësit.” Ishte fjala e kryeministrit, por që si duket as kjo masë nuk ka ndikuar në përmirësimin e situatës.
ITALI – Portieri italian Gianluigi Buffon nuk i shikon gjithë të mirat kur Cristiano Ronaldo mbërriti te Juventusi më 2018, edhe pse sulmuesi portugez shë...
TIRANË – Policia ka vënë në pranga 4 tifozë, pasi gjatë ndeshjes së zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Air Albania” hodhën flakadanë në fush...
SPANJE – Trajneri italian Carlo Ancelotti, në një intervistë të gjatë për “As”, ka folur për aventurën e tij të re në Madrid:“Real ka një skuadër me...
ANGLI – Edhe Antonio Conte nis një sulm të ashpër ndaj drejtuesve të Premier League pas takimit të së enjtes, për të diskutuar ndikimin që mund të ketë pa...
ANGLI – Problemi është përsëritur prej vitesh, por tashmë, me situatën plotësisht jashtë kontrollit, ka ardhur koha për të vepruar.Situata e kalendarëve t...
TIRANE – E enjtja e 23 dhjetorit ka qenë një ditë ndryshe, jo vetëm për drejtuesit e Federatës së Futbollit, por edhe për personat me aftësi ndryshe në Sh...
BRAZIL – Pele doli të enjten nga spitali ‘Albert Einstein’ në Sao Paulo, ku u shtrua për të vazhduar trajtimin për kancerin e zorrës së trashë. Ky shtrim ...
ANGLI – Pas ndalimit të detyruar për shkak të rasteve me Covid, Manchester United është rikthyer në stërvitje në qendrën sportive Carrington. Skuadra, e c...
ANGLI – Ralf Rangnick ka folur në një konferencë për shtyp për atë që po ndodh në Premier League. Shpërthimi i Covid në futbollin brtitanik e detyroi Prem...