Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ishte në gjendje të dehur! Humbi kontrollin e ‘BMW’, mori para 4 makina të tjera në Berat, arrestohet 37-vjeçari që u
29 Janar 2021, 09:05Nga DOSJA
BERAT- Drejtuesi i mjetit i cili shkaktoi aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit është vënë ditën e sotme në pranga. Drejtuesi i mjetit BMW, i identifikuar si Ervis Domaxeti u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, duke lënë pasagjerin që kishte me vete të plagosur në vendin ngjarjes. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër.
Njoftimi i policisë: Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Në pranga gjithashtu ka rënë dhe një 29-vjeçar i cili kundërshtoi policinë duke ushtruar dhunë ndaj tyre.
NJOFTIMI:
Berat. Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe ushtroi dhunë ndaj tyre, arrestohet 29-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale të Rendit Publik dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PUKË– Hetuesit italianë kanë kontrolluar vendin ku është gjetur makina e djegur e biznesmenit Davide Pecorellit. Prej tre ditësh ata vijojnë të jenë në Shq...
TIRANË– Ngjarja e rëndë e cila u raportua në media ditën e djeshme, ku një 25-vjeçare me banim në Vorë kishte abuzuar seksualisht me një 16-vje&cced...
DURRËS– Katër administrator lokalesh në Durrës, janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të vjetra. Në njoftimin e policisë së Durrësit thuhet se një prej...
SHKODËR– Situata në Shkodër vijon të jetë e rënduar për shkak të përmbytjeve.Bashkia kërkon gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e fami...
TIRANË– Ornela Liperi, kryeredaktorja e revistës “Monitor” shpjegoi edhe skemën sesi nga zero mund të bëhesh milioner brenda pak viteve, por jo rastësisht....
TIRANË– Gazetari Investigativ ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me ndërtimet që po zhvillohen në Tiranë. I ftuar në emisionin “As pro e as kundër...
LUSHNJE– Një e moshuar ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e djeshme në Lushnj, ku16-vjeçarja, Kristjana Beqiri, e ka dhunuar mizorisht për t’i marrë p...
KAVAJË– Fqinjët e dy biznesmenëve të divorcuan që u përleshën një ditëm ë parë në Vilë Bashtovë kanë rrëfyer se Carlota Dossena dhe Kastriot Dema zih...
SARANDË-Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për veprën ‘dhunë në familje’. Policia ka bërë të mundur arrestimin e personit me inicialet N. M...