Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Dhunë në familje/ Hernandez dënohet me burg, gjykata kërkon arrestimin e tij
13 Tetor 2021, 19:02Nga DOSJA
SPANJË-Futbollisti i Bayern Munich, Lucas Hernandez është dënuar me burg nga një gjykatë në Madrid pas dhunës që ushtroi ndaj partneres së tij në rrugët e kryeqytetit spanjoll. Mbrojtësi francez duhet të dorëzohet në Gjykatën Penale numër 32 në Madrid më 19 tetor në mënyrë që të arrestohet dhe të mbyllet në qeli.
Ngjarja daton që prej shkurtit të vitit 2017 kur Hernandez dhe ish-partnerja e tij Amelia de la Ossa Lorente patën një zënkë publike. Si pasojë të dy u dënuan me punë në komunitet e cila nuk u përfundua nga francezi.
Urdhëri i dhënë ka vendosur si afat datën 19 tetor 2021 për Hernandez që të paraqitet përpara institucioneve në mënyrë që të pranoj dënimin vullnetarisht. Megjithatë, francezi pritet ta apelojë vendimin në mënyrë që dënimi me burg të kthehet në punë komunitare për t’i shpëtuar kështu qelisë.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SPANJË-“Martesa” e Barcelonës dhe Pedrit është e destinuar që të zgjasë më shumë. Sipas Fabrizio Romano, Barcelona dhe talenti i mesfushës kanë gjetur gjuh...
ITALI – Tammy Abraham është kthyer në kryeqytet, ndërkohë që Roma është në ankth. Sulmuesi anglez këtë pasdite, rreth orës 4 pasdite, u ul në aeroportin “...
ITALI – Jeta private ka qenë mjaft e trazuar për ish-mesfushorin e Romës, Fernando Gago. Argjentinasi, te Real Madrid midis 2006 dhe 2010, i tha lamtumirë...
KENIA – Atletia Agnes Jebet Tirop, kampionia keniane, fituese e dy medaljeve të bronzta në botëror dhe e katërta në Lojërat e Tokios në garën e 5000 metra...
ITALI-Federico Pastorello foli përsëri për lamtumirën e Romelu Lukakut nga Inter. Sulmuesi belg u transferua këtë sezon te Chelsea, ndërsa tifozët zikaltër nuk ...
MILANO-Telashe për Milanin. Në një deklaratë zyrtare klubi kuqezi deklaroi: “Theo Hernandez ka rezultuar pozitiv pas rikthimit të tij nga ndeshjet e Kombëtares....
POLONI-Robert Lewandowski ka folur për atë episod të minutës së 78-të ku disa prej tifozëve të që ndodheshin në shkallët e stadiumit “Air Albania” solli dhe ndë...