Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– 14 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Polcia bën me dije se tre të rinj janë arrestuar pasi janë kapur me kanabis. Disa janë arrestuar për dhunë fizike në familje, ndërsa një 20-vjeçar është kapur me armë të ftohtë.
Po ashtu, një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi për motive të dobta, ka goditur më thikë T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•A. P., 25 vjeç, pasi u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese nga Forca e Posaçme “Shqiponjat. Gjithashtu nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;
•A. P., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;
M. P., 24 vjeç, sepse tek IEVP në rrugën “Jordan Misja” është kapur nga shërbimet e kontrollit të regjimit të brendshëm, duke futur një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:
Xh. Xh., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
M. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë(dorezë metalike);
A. F., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
K. H., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë;
R. O., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme gjatë manovrës nga pas ka aksidentuar shtetasin Sh. B., 85 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. T., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës(thikë) shtetasin T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
F. E., 48 vjeç, pasi gjatë natës ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit E. Sh;
D. A., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
G. Z., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqerimin e shtetasit K. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka kanosuar me një mjet prerës shetasin M. A., 29 vjeç.
Më datë 12.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. T., 22 vjeç, sepse në Selitë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar ka gjuajtur me sende të forta, shtetasin M. T., 20 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Maturantët ditën e sotme kanë dale në protestë, kjo për shkak të nivelit të vështërsisë në provimin e matematikës.Të ulur këmbëkryq dhe me thirrjet...
KAMËZ– Një automjet tip ‘Benz’ është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz. Mësohet se makina është në pronësi të 25-vjeçarit R....
GJIROKASTËR– Pas protestës në Tiranë dhe Durrës, janë bashkuar edhe maturantët e Gjirokastrës, të cilët pretendojnë se pyetjet ishin ndryshe nga ato që iu ...
TIRANË– Maturantët që janë ulur para Ministrisë së Arsimit në shenjë proteste për provimin e matematikës, janë shprehur se pyetjet ishin të kopjuara nga in...
GREQI– Hetuesit grekë janë optimistë se vrasja e 20-vjeçares Caroline është drejt zbardhjes. Në emisionin e Angeliki Nikoloudi, një gazetar grek, ë...
TIRANË– Maturantët nga Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Gjirokastra kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi dje dolën të pakënaqur nga niveli i vështirësisë ...
TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbajti ditën e sotme një deklaratë për mediat në orën 11:00 për të dhënë detaje për provimin e Matematikës, i c...
TIRANË– Policia Bashkiake vazhdon të përplaset me tregtarët ambulantë që dalin dhe shesin produktet e tyre anës rrugës.Një video e filmuar nga gazetarët e ...
TIRANË– Dy nga përfaqësueset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, të cilat iu përgjigjën shqetësimeve të maturantëve lidhur me vëzhtirësinë e tezës, deklarua...