Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, dënohet me 10 vite burg serbi në Prishtinë
5 Korrik 2021, 12:59Nga DOSJA
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Vukotiqit në mars të vitit 2020.
Sipas njoftimit te Prokurorisë, Vukotiq “më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dënimin e Vukotiqit e cilësoi si “lajm të mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët, por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës”.
“Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë”, tha Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ndërkaq, sipas Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), dënimi i Vukotiqit shënon “një moment kthese dhe shprese”, jo vetëm për viktimën, që ka dëshmuar kundër Vukotiqit, por edhe për të mbijetuarit e tjerë “që një ditë drejtësia do të vihet në vend”.
Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit, janë rreth 20 mijë raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarë të forcave serbe.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Kabineti i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka një përbërje prej 20 këshilltarësh politik. Kallxo shkruan se paga më e lartë e këshilltarëve të...
KOSOVË- Ish-Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Danimarka do të dhurojë 250 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, Kosovës. Me ...
SEBRENICË- Ekspozita e Midhat Poturoviç “Shpirti i Srebrenicës” u hap të shtunën në galerinë EndzioHub në qendër të Beogradit, e paprekur nga një de...
SERBRENICË- Babai i Emir Suljagiç u vra në Bosnjën lindore në 1992, jo shumë kohë pasi filloi lufta. Por në 2005, duke përfituar nga një ndryshim i ...
KOSOVË- Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovës në Serbi, Petar Petkoviç ka bërë të ditur se raundi tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi do të fil...
FILIPINE- Autoritetet filipinase kanë urdhëruar ditën e sotme një hetim mbi rrëzimin e një aeroplani të Forcave Ajrore duke lënë të vdekur 50 persona, dhe dhjet...
Bota 5 Korrik 2021, 11:42
KOSOVË– Memli Krasniqi, nga ministër kulture është zyrtarisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të pa...
NORVEGJI- Norvegjia do të shtyjë kufizimet e vendit nga Covid-19. The Guardian shkruan se Kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg në një deklaratë u shpreh se ...
NIGERI- Disa njerëz të armatosur kanë rrëmbyer 8 persona, përfshi edhe një fëmijë 1 vjeç në një spital në Nigeri. Reuters shkruan se ngjarja e rëndë ka n...