LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunoi djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses / 12 vjet burg për Kazanxhiun, bën vetëm 8

18 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA
Dhunoi djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses / 12 vjet burg

TIRANË – Dënohet me 12 vjet burg 36-vjeçari Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet se ka dhunuar barbarisht djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses së tij. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës, e cila njofton se, nga ky dënim, Kazanxhi do të kryejë vetëm 8 vite, pasi sipas nenit 406 të Kodit Penal përfiton ulje të 1/3 të dënimit.

Sipas vendimit të gjyqarit të çështjes, 36-vjeçari do ti vuajë vitet e tij të dënimit në një burg të sigurisë së zakonshme.

Njoftimi i Gjykatës:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A.K , i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 897 datë 06.04.2021 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të pandehurit me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.K dënohet me 8 (tetë) vjet burgim.

-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Ilir Toska dhe anëtar znj. Valdete Hoxha dhe znj.Elbana Lluri, me vendimin nr.7 datë 17.01.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 897 datë 06.04.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 17.01.2022 / Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, Jonida Capo”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës.

Dhunimi i 3-vjeçarit u denoncua fillimisht nga vetë halla e të voglit. Ajo akuzonte nënë e tij (ish-gruan e të vëllait) se kishte dhunuar djalin bashkë me partnerin e saj aktual. Ky i fundit, Alfred Kazanxhi është lënë në burg nga gjykata dhe ka mohuar akuzat. Ai shprehet se djali ka rënë nga divani. Vetë nëna e 3-vjeçarit, Alba Kapaj Hoxha, tregon se nuk ka qenë në shtëpi në atë moment, por kur është kthyer e ka gjetur të birin me shenja. Fqinjët hedhin dyshime dhe tregojnë se shumë herë Alfredi i dërgonte fotot e djalit Albës, ku i vogli shihej me shenja.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfred kazanxhi gjykata e tiranes alfred kazanxhi gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët