LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dhurim banese me detyrim”/ ‘Shpikja’ e Bashkisë së Tiranës, shpjegimi nga Manjani

3 Shkurt 2022, 15:53 Nga DOSJA
“Dhurim banese me detyrim”/ ‘Shpikja’ e Bashkisë

TIRANË – Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani denoncoi një rast të pazakontë ku një familje i “dhuronte me detyrim” banesën e saj në lagjen e “5 majit” institucionit të Bashkisë së Tiranës. Rasti i çuditshëm ka tërhequr vëmendjen e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke analizuar në kuadrin ligjor të gjithë çështjen. Në një postim të gjatë në rrjetin e tij social në Facebook, Manjani shkruan se aktmarrëveshja “dhurim me detyrim” nuk parashikohej as në Kushteturë, as në ligjin e Shpronësimeve për Interes Publik dhe as në Kodin Civil. Pra në Shqipëri është e pamundur që t’i dhurosh një pronë shtetit! Megjithatë kjo është bërë e mundur për zonën e “5 majit” nga Bashkia e Tiranës, që sipas tij është në pozicion flagrant antikushtetutë e antiligj.

“Qeveria ka urdhëruar negociatat me banorët për: A. Shpronësim me shpërblim; B. Këmbimin e pronës me një pronë shtetërore; C. Këmbimin e pronës së sjpronësuar me sipërfaqe banimi në ndërtesat e reja. Qeveria madje shkon dhe më tej, iu ofron banorëve qera për kohën e sistemimit deri sa të mundësohet banesa e re. Bashkia e Tiranë qenka qeveri e republikë më vete, mesaduket!!! Si ka mundësi?! Banorët duhet ta denoncojnë këtë gjë në prokurori, krahas ndjekjes gjyqsore të çështjes së shpronësimit të dhunshëm,”-sqaron më tej në postimin e tij ish-ministri Manjani. Ndërsa për ngjarjen në fjalë, reagoi një qytetare, Alsida Hasi. Ajo shkruan në koment se shtëpia e vajzave të saj do të shembet nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit. Hasa shtoi se tashmë familja ndodhet në situatë të vështirë, pasi dhe marrja e një banese me qera përbën një kosto të madhe.

POSTIMI I YLLI MANJANIT:

Shënim mbi Republikën “e pavarur” të Bashkisë Tiranë.
—————-
Përgjatë një procesi këshillimor që po jepja për një familje tek 5 Maji, vura re një dokument me titull të çuditshëm. Ishte një akt marrëveshje që propozonte, ndër të tjera DHURIMIN e banesës bashkisë!!!! Dhurim?! Me pahir?! Të një prone ligjërisht të regjistruar në Kadastër?!! Po pse?! Uau! U çudita por nuk e dhashë veten. Jam marrë personalisht me procedura shpronësimi dhe këtë se kisha parë ndonjëherë. Vendosa të rishoh edhe njëherë bazën legale të shtetit, se parlamenti e qeveria moniste ç’nuk kanë shpikur. Pashë Kushtetutën, Ligjin e Shpronësimeve për Interes Publik, Kodin Civil, vendimet e qeverisë për procedurat e shpronësimit (përfshi edhe vendimin nr 7 të vitit 2020) dhe, askund nuk pashë të shkruar që qytetari i dhuron pronë shtetit!!! Askund, po askund fare!
Shteti për interes publik shpronëson dhe nuk rrëmben prona! Tjetër temë se ç’është interesi publik. Por procedurat janë standarde. Zhveshja e pronarit nga pronësia bëhet me shpërblim të plotë të vlerës dhe jo me policë! Çdo me thënë dhurim me detyrim?! Dhurimi është akt vullneti individual jo detyrim!!! Pastaj si mund të ofrosh pronarit ca lekë për qera apo banesë sociale me kredi në këmbim të lënies së shtëpisë dhuratë për shtetin?! Ore janë në terezi këta apo nuk jemi ne?! Prona më shumë se e drejtë kushtetuese është liri. Është liri për të jetuar i pavarur nga shteti. Shteti që vë dorë në pronën privatë ka dhunuar automatikisht edhe lirinë e pronarit.
*****
Familja në fjalë nuk ishte kundër projektit të zhvillimit, por me të drejtë nuk kishte kuptuar llogjikën e dhurimit me pahir të pronës dhe daljes në rrugë me dëshirë!!! Bashkia e Tiranës është në pozicion flagrant antikushtetutë e antiligj. Është madhe edhe një pozicion antiqeveri, sepse vendimet e qeverisë nuk sugjerojnë askund “dhurimin” as me hir e as me pahir. Qeveria ka urdhëruar negociatat me banorët për: A. Shpronësim me shpërblim; B. Këmbimin e pronës me një pronë shtetërore; C. Këmbimin e pronës së sjpronësuar me sipërfaqe banimi në ndërtesat e reja. Qeveria madje shkon dhe më tej, iu ofron banorëve qera për kohën e sistemimit deri sa të mundësohet banesa e re. Bashkia e Tiranë qenka qeveri e republikë më vete, mesaduket!!! Si ka mundësi?! Banorët duhet ta denoncojnë këtë gjë në prokurori, krahas ndjekjes gjyqsore të çështjes së shpronësimit të dhunshëm.

Komenti i Alsida Hasit:

Ylli Manjani ju falenderoj për qartesimet qe keni bere në lidhje me kete proces, i cili jo vetem qe na hedh në rruge të madhe, por edhe na ka shkaktuar nje stres te papare, sidomos femijeve tanë. Me 22 shkurt e ka radhen shtepia e vajzave të mia, dite në të cilen e vogla do të mbushe 5 vjeç. Në vend qe të gezohet për diten e saj te lindjes, do t’i duhet të perballet me dhimbjen e largimit nga streha e saj pa deshire dhe sigurisht largimin nga kopshti, si dhe nga shkolla te vajzes se madhe, pasi eshte e pamundur te gjendet nje tjeter banese me qera, te paguar nga ana jone në kete zone. Të mos permendim faktin qe jane te paperballueshme për buxhetin tonë familjar. A mundet qe Erion Veliaj dhe Edi Rama t’u thone vajzave të mia se çfare faji kane bere për ta merituar kete? Apo jane vajzat e nje familjeje te thjeshte te ketij vendi te kalbur? Apo se femijet e ketyre qe na drejtojne, meritojne me shume se femijet tanë?

Në total në zonën e “5 majit” do të preken 430 ndërtesa, ndërsa faza e parë është me 120 banesa. Banorët kanë protestuar që prej 19 janarit kundër shembjes, duke argumentuar se ka paqartësi për masën dhe periudhën e dëmshpërblimit. Ndërkohë që sot kryeministri Edi Rama, pretendoi sot se banorët e zonës kishin marrë jo vetëm detyrimin, por edhe më shumë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes tirane ylli manjani bashkia e tiranes tirane ylli manjani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj