LIVE UPDATES
Aktualitet

MAS i vë “kyçin” kopshtit privat ku u mbyt 3-vjeçari në Fier: S’plotëson kushtet

3 Shkurt 2022, 14:27 Nga DOSJA
MAS i vë “kyçin” kopshtit privat ku u mbyt

FIER– Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka mbyllur sot me urdhër të prerë kopshtin në Fier ku disa javë më parë u mbyt një 3-vjeçar. Në njoftimin e lëshuar sot nga MAS, kopshti “Flatrat e Dijes” ka regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjelle si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për të miturit që duhet të kishin në mbikqyrje. Gjithashtu në vendimin e MAS kërkohet që drejtuesit e kopështit duhet që t’u kthejnë të gjitha pagesat prindërve të fëmijëve, të cilëve u kanë marrë përsipër kujdesin. Ndërkohë që për vdekjen e 3-vjeçarit, në pranga ka përfunduar vetëm edukatorja kujdestare, Redina Binjaku, e cila akuzohet për neglizhencë ndaj të miturit. 3-vjeçari u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e kopshtit duke e dërguar urgjentisht në spital, por për fat të keq ndërroi jetë. Sipas familjarëve të të miturit, ai kishte shenja në fyt, ndërsa edukatorja pretendon se ka mbetur i varur nga kapuçi i bluzes teksa ajo merrej me një tjetër fëmijë që qante. 

“Personeli mësimdhënës në institucionin arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier nuk plotëson kriteret e parashikuara në nenin 57, të ligjit nr. 69/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku përcaktohet: “Mesuesi për arsimin parashkollor duhet te ketë fituar diplomën e ciklit të parë “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor”. Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier nuk plotëson standarde të normativave infrastrukturore të përcaktuara, në kundërshtim me përcaktimet e Udhëzimit Nr. 15. datë 12.07.2013 “Për procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licence te institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plotësuese private parauniversitare”, indryshuar, kreu I. pika 5/c. Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier, ka regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjelle si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për këta femijë, në kundërshtim me udhëzimin nr.30. date 12.9.2018 “Për numri ne nxenësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, i ndryshuar,”-thuhet në njoftimin zyrtar.

 Njoftimi:

Me urdhrin nr. 04, datë 10.01.2022 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, eshtë ngritur grupi i punës, i cili ka kryer verifikimet e nevojshme pranë institucionit arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier dhe në bazë të pikës 3, të nenit 70 të ligjit nr. 69/2012. “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Drejtoria e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, ka propozuar “Heqjen e licences për ushtrimin e veprimtarisë se institucionit arsimor parauniversitar, privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier. licencuar me licence të QKL Nr. DN-8801-04-2013-01, me NIPT K233174020

Heqja e licences për ushtrimin e veprimtarisë së ketij kopshti bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të islacionit në fuqi. që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit, për institucionin arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier, të evidentuar në Raportin e Vlerësimit nr. 15/8/1 prot., date 31.01.2022 te Drejtorisé së Pergjithshme te Arsimit Parauniversitar, protokolluar në MAS me nr. 83/3 prot. datë 31.01.2022, si më poshtë: Institucioni arsimor parauniversitar privat. kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier nuk ka drejtues didaktik, gjë që bie në kundërshtim me nenin 55/1 të ligjit nr. 69/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier në kundërshtim me përcaktimet e nenit 21, të ligjit nr. 69/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe të kushteve të licencës së dhënë, ka regjistruar fëmije të moshës nën 3 vjeç, kur mosha e detyrueshme për regjistrimin e fëmijëve në grupin e 1-re të arsimit parashkollor (kopsht) është mosha 3-4 vjeç.

Personeli mësimdhënës në institucionin arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier nuk plotëson kriteret e parashikuara në nenin 57, të ligjit nr. 69/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku përcaktohet: “Mesuesi për arsimin parashkollor duhet te ketë fituar diplomën e ciklit të parë “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor”. Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier nuk plotëson standarde të normativave infrastrukturore të përcaktuara, në kundërshtim me përcaktimet e Udhëzimit Nr. 15. datë 12.07.2013 “Për procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licence te institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plotësuese private parauniversitare”, indryshuar, kreu I. pika 5/c. Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”. Fier, ka regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjelle si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për këta femijë, në kundërshtim me udhëzimin nr.30. date 12.9.2018 “Për numri ne nxenësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, i ndryshuar.

Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier nuk ka përmbushur detyrimet ne lidhje me dokumentacionin ligjor dhe teknik të nevojshëm, duke përfshirë kontratat e shërbimit me prindërit. PËR KETO ARSYE: Në mbështetje të nenit 102 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të pikës 3 tě nenit 70 të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bazuar në Raportin e Vlerësimit nr. 15/8/1 prot., datë 31.01.2022-të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar,

URDHËROJ:

1. Mbylljen e veprimtarisë se institucionit arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier, në emër të personit juridik “ERMA” Shpk dhe licencuar me Licencë të QKL Nr. DN-8801-04-2013-01, me NIPT K233174020.

2. Institucioni arsimor parauniversitar privat, kopshti “Flatrat e Dijes”, Fier, ka këto detyrime:

a) Te kthejë pagesat e kryera nga prindi/përfaqësuesi ligjor i femijes për pjesën e papërfunduar të frekuentimit të kopshtit, per vitin shkollor 2021-2022, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur, nëse ka.

b) Të pajisë çdo fémijë me dokumentacionin e nevojshëm shkollor që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar.

c) Të vendosë ne dispozicion te institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri ne plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë urdhër.

d) Te mbuloje të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e femijeve. në zbatim të këtij urdhri.

e) Të dorëzojë në institucionin arsimor vendor. përgjegjës për arsimin parauniversitar, të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë e kryer.

(k.m/dosja.al.)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier mas ministria e arsimit dhe e sporteve vdes 3 vjecari ne fier fier mas ministria e arsimit dhe e sporteve vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj