Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vinzi qëlloi me armë dhe dëmtoi fasadën e hotelit, sekuestrohen kamerat
3 Shkurt 2022, 15:37Nga DOSJA
TIRANË– Arma me të cilën Ervin Selita, reperi i njohur si Vinz ka tentuar të vrasë pronarin e hotelit Zeni Xhindi nuk është gjetur ende. Raportohet se pistoleta është marrë nga dy miqtë e Selitës para se të mbërrinte policia, Xhuljano Selita 23 vjeç dhe Erjon Mici 26 vjeç, të cilët janë të shpallur në kërkim.
Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit ku ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht bëhet me dije se 30-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka dëmtuar fasadën e jashtme të hotelit.
Ervin Selita u prangos sot pasi ka tentuar të vrasë pronarin e hotelit, Xhindi. Sherri ka nisur pasi Selita nuk ka dashur që e dashura e tij të jepte kartën e identitetit në recepsion dhe ka vijuar me përdorimin e armës së zjarrit. Bashkë me këngëtarin është prangosur edhe e dashura e tij.
TIRANË – Forcat e policisë së kryeqytetit arrestuan sot 4 persona dhe proceduan dy të tjerë për veprat penale të ndryshme trafikim lëndësh narkotike,...
PRISHTINË– Shpallen masat e reja të pandemisë së koronavirusit në Kosovë, ku ka pasur edhe lehtësim të rregullave, sidomos atë të hyrjeve në territor...
TIRANË– Një nga banorët që ka qenë i pranishëm në protestën e zhvilluar sot para Kuvendit e Kryeministrisë ka kërcënuar me vetëvrasje. Ai është shpre...
TIRANË– Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka shkuar sot në Bilisht, një ditë pasi punonjësit e një fasonerie në Bilisht protestuan duke kërkuar ...
TIRANË – Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar emrin e shqiptarit që kanë marrë peng krye-financierin e Silvio Berlusconit. I ftuar në ABC, Ho...