Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vrau në ’97 një person për 2 mijë $, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari nga Patosi
3 Shkurt 2022, 15:09Nga DOSJA
TIRANË– Elvison Dimo, 45 vjeç, është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, ku do të kryejë dënimin me 20 vite heqje lirie për vrasje. Në vitin 1997, Dimo ka vrarë me armë zjarri Sabri Bregasin. Sherri mes tyre nisi pasi në vitin 1993-1994, viktima Sabri Bregasi kishte marrë 2 mijë dollarë borxh tek A. Dimo, babai i autorit, e pas pak kohësh i kthen një pjesë të parave. Më 20 korrik të vitit 1997, Elvison Dimo kthehet nga Greqia dhe takon borxhmarrësin disa herë për të marrë 1 mijë dollarë që kishin mbetur pa kthyer. Mirëpo situata ka degjeneruar deri në sherr, e Dimo ka qëlluar me breshëri duke e lënë Bregasin të vdekur në vend. Për vrasjen që tronditi Patosin, Dimo u dënua në mungesë në vitin 2009 me 20 vite heqje lirie.
NJOFTIMI I PLOTË:
Interpol Tirana
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim. Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Elvison Dimo, 45 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
PRISHTINË– Shpallen masat e reja të pandemisë së koronavirusit në Kosovë, ku ka pasur edhe lehtësim të rregullave, sidomos atë të hyrjeve në territor...
TIRANË– Një nga banorët që ka qenë i pranishëm në protestën e zhvilluar sot para Kuvendit e Kryeministrisë ka kërcënuar me vetëvrasje. Ai është shpre...
TIRANË– Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka shkuar sot në Bilisht, një ditë pasi punonjësit e një fasonerie në Bilisht protestuan duke kërkuar ...
TIRANË – Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar emrin e shqiptarit që kanë marrë peng krye-financierin e Silvio Berlusconit. I ftuar në ABC, Ho...
TIRANË – Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi mangësi në auditin e kryer ndaj Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). N...