“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Di Lorenzo humbet ‘play-offin’ e Botërorit: dëmtim në gju. De Sciglio e zëvendëson
21 Mars 2022, 09:09Nga DOSJA
ITALI – Trajneri i Kombëtares, Roberto Mancini, humbet Giovanni Di Lorenzon për ‘play-offin’ e Kupës së Botës. Në mëngjes, mbrojtësi i Napolit, i cili doli nga fusha në ndeshjen ndaj Udineses, iu nënshtrua testeve në Coverciano, të cilat treguan një dëmtim të shkallës së dytë të gjurit të djathtë.
Di Lorenzo doli nga ‘Maradona’ me paterica dhe shprehja e tij nuk ishte e mirë. Ai tani është larguar nga skuadra ‘azzurre’, do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore në ditët në vijim.
Di Lorenzo ishte përfshirë në listën e 33 lojtarëve të kombëtares për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut më 24 mars në Palermo.
Trajneri Mancini menjëherë e ka zëvendësuar, ai ka thirrur në vend të tij mbrojtësin e krahut të Juves, Mattia De Sciglio, i cili është preferuar para Kalabrias së Milanit.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SPANJE – Barcelona e dominoi ‘El Clasicon’ ndaj Real Madridit në ‘Bernabeu’, duke fituar 4-0, në një ndeshje pa histori.Menjëherë pas ndeshjes, një nga ka...
SPANJE – Lista e lojtarëve të thirrur në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë ka pësuar një ndryshim. Depar...
TIRANË- Ditën e djeshme u zhvillua takimi mes Kastriotit dhe Partizanit, ndeshje që përfundoi me shifrat 1-0 për skuadrën krutane. Gjatë takimit, kamerat n...
ITALI- Derbi i kryeqytetit shkon për Romën. Në javën e 30-të të Serie A skuadra verdhekuqe mund Lazion me shifrat 3-0. Një sfidë e dominuar nga skuadra e Mourin...
HOLANDË– Klasikja e futbollit holandez Ajax-Feynoord, nisi me disa vonesë. Dy ekipet po garojnë për titullin kampion, me “Harkëtarët” që kryesojnë me...
DANIMARKË– Shtyhet rikthimi në Kombëtare për Christian Eriksen. Mesfushori danez në fakt ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe përkohësisht nuk do të ...
ITALI- Juventus mposht Salernitanën me shifrat 2-0 dhe shkon në vetëm një pikë larg nga Inter që do të luajë më datë 3 prill. Një rezultat i siguruar pas gjysmë...