Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SERBI– Presidenti Aleksandër Vuçiç ka ritheksuar deklaratën e tij se derisa ai të jetë në krye të vendit, deri në zgjedhjet e vitit 2022, nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë.
“Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndryshuar kjo. Ne bëmë më të mirën. Ndoqëm një politikë të zgjuar, e shpëtuam Serbinë nga konflikti, nuk shpëtuam heroikisht jetën e atyre që duan të qëndrojnë në Kosovë. Ne kemi investuar në mbijetesën e tyre, pa rrezikuar paqen. Unë njoh mijëra njerëz që mezi presin ndonjë konflikt të ri dhe do të gjenin arsye të panumërta pse do ta donin atë. Dhe nëse ata do të pyeteshin nëse vëllai ose fëmija i tyre do të ktheheshin në arkivol nesër, atëherë do të ishte ndryshe,”-ka thënë ai.
Gjithashtu, ai ka thënë se Serbia është kujdesur që të mos hyjë në konflikt për shkak të politikës ndaj Kosovës, por sipas tij është e vështirë të flasësh me shqiptarët. Vuçiç, ka shtuar se Kosova si fillim i ka kërkuar njohjen e vendit dhe më vonë ka shtuar kërkesat, por sipas tij ai e ka bërë të qartë që nuk ka rënë dakord me kërkesën e parë.
“Ne ndoqëm një politikë të vështirë, politikën serbe, mbrojtëm interesat kombëtare dhe u kujdesëm që të mos hynim në një konflikt me të gjithë botën dhe të mos kishim ndonjë konflikt të armatosur. Jo sepse jemi më të dobët, por sepse nuk është e nevojshme. Serbia ka nevojë për zhvillim. E tëra që shihni është një fushatë në baza ditore kundër serbëve, Serbisë dhe presidentit të saj. Serbët do të ishin mirë nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, dhe vetëm një ditë më vonë filluan kërkesat për dëmet e luftës, dy ditë më vonë do të ishte kërkesa tjetër: pranoni që keni kryer gjenocid. Dhe pastaj e shihni se jeni duke biseduar me njerëz që nuk duan t’ju bindin se ne mund të bëjmë diçka së bashku. Unë iu thashë atyre 100 herë se nuk isha i interesuar për këtë. Çfarë fitoi Serbia nga kjo? Duhet të ketë një ndryshim të vetëdijes në udhëheqjen e tyre, ashtu si presioni nga Bashkimi Evropian që është i nevojshëm për të përmbushur atë që është nënshkruar edhe pse BE-ja është garantuesi”, tha Vuçiç.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, nënshkroi dekretin e ligjit në mbrëmje me masat anti-covid të miratuara nga këshilli i ministrave të Hënën në...
KOSOVË– Shpërthimi që ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ka lënë dhjetëra të plagosur, por ka edhe prej atyre që kanë shpëtuar lëndimit. Leonora B...
FILIPINE– Janë identifikuar 11 të dyshuarit lidhur me vrasjen e stjuardesës 23 vjeçare Christine Angelica Dacera, e cila u gjet e vdekur më 1 janar 2021 ...
SHBA– Djali i milionerit Ronald Stern, Alexandër është gjetur i pajetë pas katër muajsh zhdukje. 36-vjeçari i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Thame...
BRITANIA E MADHE-Pesë shkencëtarë britanikë e kanë kritikuar planin e ri të qeverisë për të vonuar deri në 12 javë dhënien e dozave të dyta të vaksinave për Cov...
KOREJA E VERIUT– Sundimtari i Koresë së Veriut, Kim Jong- Un, ka pranuar se politikat e tij ekonomike kryesisht kanë dështuar dhe u zotua të shmangte përsëritje...
GJENEVË-Që nga marsi i vitit të kaluar, një total prej 602 gazetarësh dhe punonjësish të medias kanë humbur jetën nga COVID-19 në 59 vende, njoftoi të Mart...
BOTA-Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 86 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,876,803 njerëz dhe janë shëruar...
SHBA– Dr Dre ka dërguar një mesazh falënderimi nga shtrati i tij në njësinë e kujdesit intensiv në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai në los Angeles, ku ai po trajt...