LIVE UPDATES
Bota

Dialogu me Serbinë, Kurtit i kërkohet zgjidhje “kreative” për asociacionin

8 Gusht 2021, 18:39 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë, Kurtit i kërkohet zgjidhje “kreative”

KOSOVË-Refuzimi i tërësishëm i themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë nuk po konsiderohet veprim i zgjuar për vendin dhe njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kërkojnë nga Qeveria Kurti të gjejë një zgjidhje kreative, në përputhje me Kushtetutën për të propozuar themelimin e tij.

Telegrafi raporton se sipas tyre, presioni bie mbi palën serbe dhe zgjidhet ngërçi i dialogut, pasi siç thonë, Serbisë po i leverdisë zvarritja e këtij procesi. Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se vendi duhet të jetë i gatshëm për formimin e Asociacionit. Vetëm në këtë formë, ajo thotë se do të shpërfaqet fakti se Serbia është ajo që nuk po dëshiron Asociacion në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet parë se si të ecet përpara në këtë drejtim. Asociacioni patjetër duhet të jetë në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kreativiteti përtej asaj që është kërkuar nga Kosova, është të dilet përtej këtij aktgjykimi. Por duhet të parë, qoftë edhe në marrëveshjet e arritura, por edhe në marrëveshjen finale, nuk është vetëm Kosova që s’ka dashur të përmbush obligimin e saj për Asociacionin, por është Serbia që nuk e dëshiron një Asociacion në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtu do të jetë ajo, insistimi i Kosovës, që vendi është i gatshëm për Asociacionin në bazë të Kushtetutës, por është Serbia ajo që s’është e gatshme ta bëjë. Topi, apo presioni, të jetë mbi Serbinë dhe jo Kosovën”, thotë Krasniqi.

Veprim të njëjtë po kërkon edhe drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, i cili thotë se duhet të gjendet një lloj mesi, ndërmjet qëndrimit të Kosovës dhe palës serbe për themelimin e Asociacionit. E rëndësishme, sipas tij është që në bazë të propozimit të Kosovës, “topi” t’i hidhet palës serbe, pastaj të jetë në drejtën e saj të pranojë apo jo.

“Ndërmjet këtyre dy ekstreme, besoj se mund të gjendet një mes. Barra për gjetjen e këtij mesi, për momentin i takon Kosovës. Pasi ne kemi marrë përsipër një obligim ndërkombëtar, i cili është krijimi i Asociacionit… Duhet të propozojnë një model të Asociacionit në mes të një Asociacioni me kompetenca të plota siç është paraparë në Bruksel dhe të një OJQ-së. Pra ndërmjet të qenit OJQ dhe Asociacion me kompetenca ekzekutive, ekziston një mes të cilin duhet ta propozojnë institucionet e Kosovës në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtu e kemi barrën ne të bëjmë këtë propozim, pastaj mund edhe mos t’i pëlqej Serbisë, është në të drejtën e saj mos të pajtohet. Por topi duhet të hidhet në anën tjetër. Ne duhet të bëjmë këtë propozim në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaron Shasha.

Kreativitet nga qeveria po kërkon edhe njohësi i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, i cili sugjeron të krijohet edhe një mekanizëm i brendshëm i konsultimit të partive politike për propozimin e një zgjidhjeje për Asociacionin.

“Duhet të jemi kreativë dhe të mundohemi të gjejmë zgjidhje që mos të ndalet dialogu. Mirëpo, në asnjë moment duke e cenuar sovranitetin, apo stabilitetin e vendit tonë. Nuk është në interes as tonin, as të miqve tanë ndërkombëtarë që ta bëjnë një Kosovë jofunksionale. Por në anën tjetër, edhe ne si Kosovë duhet ta krijojmë një mekanizëm të brendshëm të konsultimit pak më të gjerë të partive politike për të parë se a ka një alternativë tjetër që mundemi të propozojmë. Në këtë mënyrë të zhbllokohet dialogu dhe ta nxjerrim nga kjo gjendje që është”, thotë ai.

Prej rifillimit të dialogut, Serbia është duke insistuar për diskutimin e temës së themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, por kryeministri Kurti si alternativë të tij ka propozuar themelimin e një Këshilli Nacional të Pakicave, e cila është refuzuar nga pala serbe. Kreu qeveritar më herët ka deklaruar se Asociacion një etnik nuk mund të ketë në Kosovë.

Asociacion i komunave Serbe është një mënyrë vetëqeverisje i komunave më shumicë serbe në Kosovë. Propozimi i asociacionit ka ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit dhe është nënshkurar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por qeveria e ka refuzuar zbatim e kësaj marrëveshje, duke u bërë një bllokim për dialogun mes dy palëve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora asociacioni i komunave serbe në kosovë kosove asociacioni i komunave serbe në kosovë kosove

Sondazh

Poll
Bota 8 Gusht 2021, 15:59

SHBA– Situata pandemike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kritike duke arritur në nivelet e valës së parë të dimrit të shkuarku janë regjistru...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion