LIVE UPDATES
Aktualitet

Intervista- Dilaver Nelaj, njeriu që mundi sistemin me 3 tepsi: Më kanë kërcënuar, s’votoj se s’dua të matrikullohem,

31 Mars 2019, 09:36 Nga DOSJA
Intervista- Dilaver Nelaj, njeriu që mundi sistemin me 3 tepsi: Më

Tiranë-  E njohëm tek protestat e opozitës. 3 tepsitë që simbolizonin sistemin politik dhe lidhjet e forta mes partive dhe shoqërisë civile bënë xhiron e rrjetit, në një personazh atipik. Është 55-vjeçari Dilaver Nelaj, një punëtor i thjesht, por me këmbë në tokë.

Politikën e madhe të Tiranës e krahason me një matrikullim. Në një intervistë për Dosja.al, ai tregon se nuk do të votojë, teksa tregon edhe kërcënimet që ka marrë që pasi doli në protestë për shkak të formës unike që zgjodhi të protestojë.

[sgallery url=”https://dosja.al/dilaver-nelaj-njeriu-qe-mundi-sistemin-me-3-tepsi/”]

Intervista e plotë:

Gazetarja Linda Karabolli: Kush është Dilaver Nelaj?

Dilaver Nelaj: Jam Dilaver Nelaj, 55- vjeç, nga Laçi dhe jetoj në Tiranë me qera. Jam një punëtor i thjeshtë, punoj me gjëra artizanale. Jam i sëmurë dhe kam shumë problem me shëndetin.

Gazetarja Linda Karabolli: Protesta juaj është bërë e famshme tashmë, për mesazhin kundër sistemit politik. Le ta fillojmë me herën e parë kur dolët në protestë me sloganin: Shqipëria nuk 3 parti, ka 3 tepsi. Si ndodhi? Si e vendosët?

Dilaver Nelaj: Vendimin e kam marrë menjëherë pas protestës së studentëve. Me daljen e studentëve në protestë ne kuptuam që diçka mund të ndryshonte në vendin tonë. Gjeta mënyrën time dhe instalacionin që më përshtatej më shumë, me tri tepsi dhe vendosa të dal.  Këto tepsi përfaqësojnë gjendjen në vendin tonë, të gjtihë mbushin tepsitë dhe për Shqipërinë nuk mendon asnjëra prej tyre. Këta mbushin tepsit ne ikim nga atdheu.

Gazetarja Linda Karabolli: Shkuat tek protesta e opozitës kështu dhe ata ju larguan. Çfarë ju thanë?

Dilaver Nelaj: Saktësisht më thanë që ne duam të shohim vetëm një tepsi aty, jo tre. Pra vetëm tepsinë e PS, por nuk më dhunuan vetëm kaq më thanë.

Gazetarja Linda Karabolli:  Rasti më i bujshëm i protestës suaj, ishte tek Kongresi i Partisë Socialiste, ku ju larguan me forcë. Pse e përdorën forcën, sa ishte përgjegjësia juaj?

Dilaver Nelaj: Përgjegjësia ime ishte si tek protesta paraardhëse, por vetëm diçka ishte ndryshe. Ata njerëz janë disa këlyshë të sigurimit që ishin të veshur me rroba ushtarake dhe të zeza. Ishin trupat e Gardës, ishin të fuqishëm dhe shumë të mëdhenj, vazhdimisht më kapnin nga krahët për të më larguar. Unë reagoja se mendoja që ishin civil dhe njërit prej tyre i hodha celularin në tokë. Pastaj, kur panë se Rama a Veliaj do të dilnin në podium, ashtu si në veprën ‘Madhështi e Marrëzisë’, edhe ata dolën për të prezantuar tek harku i turpit madhështinë e tyre të marrëzisë. Më morën me dhunë dhe më hoqën nga koka atë instalacionin që kisha krijuar dhe e thyen, kështu u detyrova të largohesha, nuk ma mbajti më.

Gazetarja Linda Karabolli: Çfarë ju ka zhgënjyer nga PD, PS Dhe LSI? A keni momente zhgënjimi personal?

Dilaver Nelaj: Çdo gjë është personale, do kisha dëshirë që kjo pyetje të ishte ndryshe: ‘Çfarë nuk më ka zhgënjyer?’ Kjo është përgjigjja. Të gjitha fondet që hidheshin në rrugë, tani hidhen në fasada. Si në rastin e Portugalisë, çdo investim e bëri në rrugë e infrastrukurë dhe deri më sot vazhdon vuan. Ndërsa, Irlanda i hodhi fondet në arsim dhe del për mrekulli nga kriza ekonomike. Edhe në vendin tonë nuk u investua në arsim, ndaj ne sot marrim rrugët nëpër botë.

Gazetarja Linda Karabolli: A keni votuar ndonjëherë?

Dilaver Nelaj: Kam vite që nuk votoj. Në fillim vota ime ka shkuar për PS në ’91 dhe pastaj kam votuar për PD pas protestës së studentëve, ata ngjallën shpresë tek unë dhe tek të gjithë ne. Nuk e mendonim kurrë që ata do bëheshin kaq të pasur dhe nuk do të pranonin të dilnin tani në protestë, ata kanë mashtruar. Ndaj nuk dalin në protestë, kanë turp. Nuk votojë se nuk më pëlqen të trajtohem si kafshë, të matrikullohem si i tillë, unë jam njeri.

Gazetarja Linda Karabolli: Të kthehemi tek protesta ndaj sistemit. A e shihni veten me studentët? A mjaftojnë aktivistët e shoqërisë civile për të rrëzuar sistemin?

Dilaver Nelaj: Në protestën para teatrit mua më kanë kërcënuar me vdekje, më kanë thënë do të hedhim në Lanë. Një burrë me mustaqe, në dorë mbante një çantë gjithë kohës që drejtonte, I pranishëm ishte edhe Kiço Londo. I kam thënë edhe Doris Pak-ut në anglisht: ‘Na ndihmo të largojmë këtë establishment politik.’ Edhe para teatrit ngrita zërin se si ka mundësi që artistët shkojnë edhe matrikullohen si kafshët ditën e votimit. Aty Maks Velo më pyeti nga je ti? Nuk kishte se çfarë i duhej me mua atij, nuk ishte gjendje civile. Nuk i mjaftoi se çfarë po flisja unë.

Gazetarja Linda Karabolli: A keni respekt për ndonjërin nga liderët politikë?

Dilaver Nelaj: Që të kesh respekt për një lider, ai duhet të jetë një lider, jo i fabrikuar. Këtu nuk shikoj lider dhe të vjetrit janë bërë sundimtarë, lideri nuk është sundimtar. Veliaj e Basha më ngjajnë me perandorin e fundit të Kinës, nuk është se kanë bërë diçka vetë, ata thjeshtë janë në vazhdim të dobëta të krerëve të tyre paraardhës të fuqishëm.

Gazetarja Linda Karabolli: Si mendoni se duhet të rrëzohet sistemi  3 partive? A shihni ndonjë alternativë jashtë 3 partive?

Dilaver Nelaj: Aktivistët e shoqërisë civile janë të paguar, se po të kishin bërë punën e tyre nuk do të guxonte askush të na bënte arrogancë të tillë, siç po na bën, duke i shtypur të gjithë. Tani vetë PS po ndjen rrezikun nga ai. Ashtu siç bëri me PD tani do i kthehet llojit të vet. Si ajo shtriga që ha fëmijët e të tjerëve dhe u kthehet fëmijëve të saj.

Pra, nuk është çështja si rrëzohet, por kush e mban deri më tani. Ai mbështetet nga Ambasada Amerikane, por këtu kemi një dualizëm, kemi establishmentin që nuk pyet as Trump-in dhe as Uashington-in, pra me anë të një ‘deep state’ një shteti të fshehtë Amerika sundon mbi ne. Njëherë na kalojnë reformën në drejtësi, që nuk është aspak e tillë, nuk është një reform. Unë nuk shoh diçka të tillë, por shoh një rast si Enver Hoxha me bandat e veriut. Nuk është drejtësi, kur drejtësia është e tillë rruga mbetet e tillë, e shtrembërt. Zgjidhja tani do të ishte, këta 94 deputetë të mbëjnë një referendum popullor, që do nxjerr në dritë çdo padrejtësi. Çështja është se Soros ka bërë një zgjedhje të shkë…

Çështja është se Soros ka bërë një zgjedhje të shkëlqyer duke marrë pjesën e djathtë dhe ka lënë pjesën e majtë. Pra, këtu do gjenerohet e keqja gjithmonë. Protesta e studentëve është perla e gjtihçkaje që ka ndodhur këtu. Shumë zëra thanë se unë dola kundër studentëve, jo nuk është e vërtetë. Ata më dhanë forcën, se me arrogancën që ishte krijuar këtu unë kurrë nuk do ta bëja këtë. Populli e kuptoi se ata mund të ndryshojnë gjithçka dhe do të dalin në protestë, ta shembin këtë system. Ky system do të bjerë dhe këta studentë do të drejtojnë, kur dal unë me tre tepsi imagjino çfarë do të bëjnë ata 140 mijë studentë.

Gazetarja Linda Karabolli: Si do ta vazhdosh protestën?
Dilaver Nelaj: Sigurisht që po. Në atë mënyrë apo mënyra të tjera do e vazhdojë.

Gazetarja Linda Karabolli: A ke patur kërcënime? Ke frikë?
Dilaver Nelaj: Më vijnë mesazhe në telefon, më premtojnë lekë, ose më kërcënojnë kujdes andej e këtej. Unë që nuk pata frikë të dal në mes të sheshit me tre tepsi do kem frikë nga këta. Mbaj mend një fjalë nga Russvelt që thoshte: “E vetmja gjë që duhet të kesh frikë, është frika” unë nuk merrem me frikën, frika të merret me mua.

Gazetarja Linda Karabolli: Nëse je i zhgënjyer nga të gjithë, pse nuk largohesh nga Shqipëria?
Dilaver Nelaj: Shqipëria është e jona, jam larguar një herë, në atë harkun e turpit edhe unë kam pjesën time, siç e ka Kadare, Maks Velo, Lubonja, Fuga që heshtin sot. Nuk flas për specialistët socialistët që kanë heshtur dhe kanë shtypur këtë popull, ata janë një farë e tillë që duan të mbushin xhepat e tyre dhe nuk duan ta ndryshojnë gjendjen e këtij populli.
Gazetarja Linda Karabolli: Shumë prej studentëve dolën përkrahës të politikës, në realitet ishin student dhe në emisione televizive ishin militant partiakë. A beson se këta studentë janë shpresë e vendit, të cilët e shikojnë përfaqësimin e partive si një shpëtim?

Dilaver Nelaj: Ata që ishin militantë partiak ishin të paktë. Hallka më e dobët e kësaj proteste ishte Ministrja e arsimit, e cila kishte një mesatare 5.8 dhe nuk është turp, por ajo nuk mbahej diku, as tek didaktika e as tek autodidaktika. Në asnjë dalje të saj ajo nuk guxoi të përmendte asnjë shkrimtarë apo autor të huaj, ishte hallka e dobët dhe ajo u këput. Ata militantët që i morën zvarrë, aty u tradhëtua populli, se edhe kjo protestë u vodh. Tek Kryeministria e provuan, edhe tek Ministria e Arsimit dhe gjithashtu nuk pati sukses. Nuk është çudi që studentët most ë trokasin më në institucione, por të marrin rrugët për në Dajt edhe të rrinë aty. Edhe studentët i mori, ashtu si gjithë të tjerët, u premtoi se do i mbajë, por nuk do të mundet, besoj se jo.

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dilaver nelaj me tre tepsi intervista me dilaver nelajn dilaver nelaj me tre tepsi intervista me dilaver nelajn

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje