LIVE UPDATES
Aktualitet

Dimal apo Ura Vajgurore; a duhet të zëvendësohet emri i bashkisë?

29 Shkurt 2020, 09:40 Nga DOSJA
Dimal apo Ura Vajgurore; a duhet të zëvendësohet emri i

Dimri i ngrohtë i këtij viti, duket se po shpejton ardhjen e pranverës, ndaj dhe në fshatin Bistrovicë, të Njësisë Administrative Cukalat, në bashkinë e Urës Vajgurore, banorët kanë nisur punën me krasitjen e pemëve frutor. Buzëmbrëmja gjen ende në tokat e tyre shumë banorë, të cilët, në mungesë të tabelave orientuese i drejtojnë vizitorët drejt Kalasë së Krotinës ose qytetit ilir të Dimalit.

“Duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën lartë mbi kodër, tek ato shtëpitë e bardha që ndodhen atje-tej”, thotë Neki Hoxha, banor i fshatit, i cili duket i mësuar me pyetjet rreth vendndodhjes së kalasë së Krotinës.

“Vizitorë apo student jeni, sepse këtu vijnë shumë të tillë, por më shumë të huaj, shprehet pensionisti ndërsa merr rrugën drejt banesës të tij.

Pasi lë nga pas Bistovicën sëbashku me fshatin dhe rrugën e shtruar i drejtohesh kodrës, ku ndodhet kalaja e qytetit Ilir, për të cilin mëdhejë e të vegjël flasin me shumë krenari.

Sa më shumë i largohesh fshatit aq më shumë i afrohesh kodrës dhe me gjithë terrenin e vështirë, pamja që shfaqet përpara është tërheqëse dhe ka një frymë mistike – e cila rrethon rrënojat e civilizimeve antike.

Kalaja e Krotinës shtrihet në një kodër të papyllëzuar në malësinë e Shpiragut. Kodra ka një lartësi prej 440 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar një fushëpamje nga mali Shpirag, fushat e Myzeqesë dhe deti Adriatik.

“Në urdhrat apo vendimet mbi monumentet e shpallura nga institucionet përkatëse në monumentet e Qarkut të Beratit, që Institucioni i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare ka në administrim, rezulton se kjo kala është shpallur monument kulture për herë të parë në vitin 1948, me emërtimin “Kalaja Krot në fshatin Bistrovicë, në anën Perëndimore të malit Shpirakut”, me përcaktimin “muret brenda dhe jashtë tyre me një distancë prej 10 metra përreth”, shpjegon arkeologu Dritan Çoku.

Duke parë vlerat e qyteti ilir të Dimalit dhe rëndësinë e turizmit për zhvillimin e zonës, një grup nismëtar i përbërë nga gazetarë, intelektualë studiues dhe biznesmenë, ka propozuar riemërtimin e bashkisë Ura Vajgurore me emrin Dimal si dhe rijetëzimin e zonës për rreth qytetit antik në një park arkeologjik.

Zbulimi i kalasë së Krotinës

Të tjera vendime do të pasonin atë vitit 1948 dhe që padyshim do të shoqëroheshin me zbulime arkeologjike dhe me botime rreth kalasë së Krotinës.

“Aspekte të jetës ekonomike në Dimal, “Dimali në dritën e të dhënave arkeologjike, “Dimali, Iliria”, janë disa prej botimeve mbi qytetin Ilir të botuara nga viti 1973 deri në vitin 2012 nga autorët e njohur shqiptar dhe të huaj si Burhan Dautaj, Belisa Muka dhe Michael Heinzelmann. Dimali gjithashtu përmendet hollësishëm dhe në botimin “Harta Arkeologjike e Shqipërisë”, botuar në vitin 2008 nga Myzafer Korkuti, Apollon Baçe dhe Neritan Ceka, nën drejtimin e Piere Cabanes.

“Në vitet 1963 dhe 1973 ajo rikomfirmohet me emërtimin “Kalja e Krotit në fshatin Bistrovicë”, por në këto dokumente nuk ka përcaktime apo të dhëna të tjera të veçanta, mbi sipërfaqen e kalasë, si zonë e mbrojtur”, thotë Çoku.

Përpos dokumenteve që disponon arkiva e DRTK në Berat, kur flitet për kalanë e Krotinës, apo qytetin Ilir të Dimalit, nuk mund të mos bëhet lidhja me arkeologun që e ka zbuluar dhe ka drejtuar punën shumë vjeçare arkeologjike, Burhan Dautaj.

Nga 50 vite pune kërkimore që ka bërë në Shqipërinë e Jugut si arkeolog, plotë 13 vite ia ka përkushtuar qytetit të Dimalit, ndaj dhe sot profesionisti Burhan Dautaj, shprehet se kjo kala është zbulimi i jetës së tij.

“Ne i kishim disa fakte që na vinin nga viti i largët 1916, zbuluar nga austriakët, ndaj dhe në vitin 1962 është kryer një ekspeditë informative ku është vizituar dhe kalaja e Dimalit”, thotë Burhan Dautaj.

Dautaj i nisi gërmimet arkeologjike në kulmin e jetës së tij profesionale në vitin 1963.

“Duke parë rëndësinë e madhe që paraqisnin mbeturinat antike të qytetit ilir, gjatë viteve 1963-1964 u ndërmorën gërmimet e rregullta arkeologjike,” kujton Dautaj.

Sipas arkeologut në pension gërmimet u përqendruan kryesisht mbi kreshtën e akropolit, që në krahasim me pjesën tjetër të qytetit paraqitej më pak e prekur nga punimet bujqësore. Ato patën si qëllim nxjerrjen në dritë të disa monumenteve që ende viheshin re mbi sipërfaqe.

“Zbulimi më i rëndësishëm i këtyre dy viteve është ai i katër vulave të fragmentuara që mbaj emrin ilir Dimal”, shtoi Dautaj.

Do të mjaftonin këto zbulime që zona të konsideroj si mjaft e rëndësishme, pasi veç Beratit muze, vëmendja atyre viteve të shkonte dhe tek fshati i vogël, i cili mbante përbrenda një qytet antik.

“Kodra në të cilën shtrihej qyteti (144 metra) rrafshohet lart në një pllajë të valëzuar me konture të çrregullta. Brenda kësaj pllaje ndodhet një sukë dy hektarëshe, 40 metra e lartë, ku janë gjetur gjurmë të fundit së periudhës së bronzit-fillimit i asaj të hekurit,” thotë arkeologu Çoku.

“Falë zhvillimit ekonomik dhe kushteve të përshtatshme Dimali në periudhën antike u kthye në qytet, duke u pajisur me mure rrethuese,” shtoi ai.

Një qytet i rëndësishëm ilir

Studimet rreth Dimali janë të shumta, ato kanë përfshirë dhe ish banorë të zonës. Ymer Kordha, mësues historie në pension, nuk ndahet kurrë me studimet dhe historikun e Kalasë së Krotinës e ka hasur hershëm në punën e tij kërkuese.

Qyteti i Ilir i Dimalit është ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë. Qyteti shtrihet në një sipërfaqe 14-20 hektarë.

“Qyteti ka qenë i fortifikuar, pikë mbrojtëse në prapashpinë të Apollonisë, mendohet që ka pasur dy baza ushtarake, nga të cilat është zbuluar vetëm ajo në perëndim të akropolit, tjetra mendohet të jetë në anën veriore,”- tha Kordha.

“Dimali ka qenë në juridiksionin e mbretërisë Ilire. Kulmin e lulëzimit e ka pasur në gjysmën e shek. III para erës sonë,” shtoi ai.

Sipas Kordhës janë të shumtë autorët antikë dhe të dhënat që flasin për rëndësinë që Dimali pati për kohën, nga autorë të ndryshëm.

Në luftën e dytë iliro-romake që filloi në vitin 219 para erës sonë, Dimali ishte qyteti i parë që u sulmua. Polibi, autor antik, shkruan se “komandanti romak Luc Emili, kur arriti me ushtri në Iliri vuri re se ilirët mburreshin me fortifikimin dhe pajisjen e Dimalit që pandehej si një qytet që se merrte dot dora e armikut, prandaj vendosi ta sulmojë dhe pas shtate ditë luftimesh e pushtoj atë.

Në vitin 212 para erës sonë Dimali pushtohet nga Filipi i V i Maqedonisë, sipas marrëveshjes që kishte bërë me Hanibaalin e Kartagjenës. Me dobësimin e Hanibalit në Romë, romakët i’u kthyen Ilirisë dhe në vitin 205 para erës sonë e rimarrin Dimalin dhe e mbajnë nën pushtimin e tyre deri në largimin e banorve të fundit në fillim të shek. II të erës sonë

Por, zbulimet më të rëndësishme për Dimalin, janë ato arkeologjike. Kërkimet e rregullta që nisën në vitin 1963 nga Instituti i Arkeologjisë dhe vijuan deri në vitin 1974 , sollën në dritë fakte për këtë qytet, i cili prej shekujsh flinte në kodrën e fshatit Krotinë.

“13 vite pune me kërkime, gërmime arkeologjike dhe botime sjellin fakte për një qytet të mirëfilltë që ka pasur akropolin e tij, dyqane; zbulimet tregojnë se Dimali ka pasur vulë, monedhë dhe këto janë tregues së një qyteti ilir për të cilin e ka ende për të zbuluar”, thotë Dautaj.

Ndërsa për Dautaj kërkimet janë mbyllur që në vitin 1990, dashuria e tij për qytetin vazhdon dhe ai ndjek me kureshtje çdo lajm që lidhet me të.

“Që prej vitit 2010, qyteti antik i Dimalit dhe rrethinat e tij janë objekte studimi në kuadër të projektit të përbashkët midis Institutit të Arkeologjisë të Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Institutit të Arkeologjisë Klasike të Universitetit të Këlnit, i cili bashkëdrejtohej nga Belisa Muka dhe Michael Helinzelmann”, thotë arkeologu Çoku, në emër të DRTK-së në Berat.

Vetëm 20 kilometra larg Apolonisë, në një zonë të valëzuar kodrinore pararendëse malit të Shpiragut, ndodhet pikërisht ky qytet ilir, për të cilin flitet pak, por që i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar me pasurinë e së shkuarës.

“Krahina përmendet në mesjetë për blegtorinë e zhvilluar, ndërsa përpara qytetit ndodhet një fushë e gjerë, e cila lejonte zhvillimin e bujqësisë. Këtu në veri të Dimalit, kalonte rruga Apoloni-Antipatrea-Luginë e Osumit (Apsus), prej ku dilej në pellgun e Korçës dhe Maqedoni”, thotë Çoku.

Banorët më të vjetër të zonës e kujtojnë Dimalin nga vitet e gjata të gërmimeve. Kordha si banorë i zonës, kur ishte student ka punuar gjatë verës në gërmimet arkeologjike.

“Jam njohur me Dimalin në vitin 1965. Kisha mbaruar vitin e dytë të shkollës së mesme, dhe në pushimet verore, u paraqita pranë ekspeditës arkeologjike në Dimal për punë. Më pranuan dhe punova për afro dy muaj, në sistemimin e gjetjeve arkeologjike,” kujton Kordha. Gjatë viteve të mëvonshme kur punoja mësues, apo drejtues shkolle në këtë zonë, kam shkuar disa herë me nxënësit”, shton ai.

Një emër i denjë për Urën Vajgurore

Dimali shihet si një atraksion turistik dhe për këtë banorët shpresojnë se prezantimi i vlerave do të zgjojë interesin e vizitorëve që i drejtohen Beratit muze. Me synimin për tu zhvilluar nëpërmjet kësaj pasurie bashkia po kërkon ta rijetëzojë këtë qytet të lashtë dhe ta bëjë të vërtetueshëm.

Norel Zaimi, gazetar me profesion, është pjesë e një grupi pune, mes të cilëve Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e Beratit, grupe të ndryshme të shoqërisë civile, intelektualë të zonës, biznesmenë, etj.

“Ishte përpjekja e një grupi gazetarësh të Radio Televizionit Shqiptar, mes tyre kryeredaktori i lajmeve, Gerti Selenica, dhe regjisori Armand Vëllahu, të cilët përmes një dokumentari të transmetuar në televizionin publik, jo vetëm ngritën problematikën e lënies në harresë të Dimalit, por ata ulën të gjithë aktorët në një tryezë me ndihmën e Bashkisë së Urës Vajgurore”, shpjegon Zaimi.

Ky grup pune ka organizuar një konferencë me karakter shkencor dhe një aktivitet ndërgjegjësimi masiv të organizuar në Dimal, ndërsa ka marrë disa vendime, të cilat pret ti finalizojnë.

“Bashkia e Urës Vajgurore të marrë emrin e merituar “Dimal” dhe ky qytet shumë shpejt të kthehet në një qendër të merituar arkeologjike të vizitueshme. Dimali të merret në ruajtje nga autoritetet,” shprehet Zaimi.

“Instituti i Arkeologjisë ka dorëzuar në Ministrinë e Kulturës dosjen e zonifikimit arkeologjik të qytetit ilir. Por edhe pas dy vitesh, Ministria e Kulturës nuk po i çel rrugë dhënies së një statusi për 24 hektarë sipërfaqe të qytetit të Dimalit. Ndërkohë që kërkohet të ngrihet një muze arkeologjik”, shtoi ai.

Rreziku nga kërkuesit e thesareve

Për ta ruajtur këtë objekt trashëgimie është bërë pak dhe banorët ankohen se po veprojnë kërkuesit e thesareve, që në mënyrë arbitrare gërmojnë në zonë. Këtë e dëshmojnë gropat e hapura pa kriter, për të cilat Dautaj thotë se duhet kujdes maksimal.

“Zbulimet janë bërë. Botimet e një jetë i lë si dëshmi të asaj pasurie, ndaj apeli është që ta ruani për tu zhvilluar nëpërmjet tij, sepse të gjitha mundësitë janë”, thotë Dautaj.

Gërmimet e bërë në Dimal nga kërkuesit e thesareve i konfirmojnë dhe banorë të fshatit, të cilët kërkojnë që zona të mbrohet.

“Herë pas here kemi parë gropa të mëdha të hapura në zonë, sepse kërkohet për flori, apo monedha”, tha Artan Plaka, banor i fshatit Bistrovicë.

Plaka e shikon të ardhmen e fshatit të zhvilluar nëpërmjet kësaj kalaje, ndaj është gati që të ofrojë tokën e tij prej pesë dynymësh që e ka pranë kalasë.

“Le ta marrin tokën time, vetëm që kalaja të mbrohet, ta shpallin zonë të mbrojtur, se kështu do bëhet fshati më i njohur nëpërmjet kalasë dhe do shtohet turizmi”, thotë ai ndërsa kujdeset për lyerjen me gëlqere të frutorëve.

Shpresat për shpalljen e zonës të mbrojtur kanë ngelur tek Institutit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, nga ku ende nuk ka një përgjigje.

“Pas propozimit të bashkisë, ne si drejtori kemi përcjell kërkesën pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore që të përcaktohet sipërfaqja e mbrojtur si bërthamë “monument kulture” e dokumentuar me hartë, e miratuar nga instituti vendimmarrës dhe ky monument duhet të ketë dhe një zonë të mbrojtur rreth tij”, thotë Çoku.

Por, Dimali sot ka probleme që lidhen dhe me infrastrukturën, ndaj sipas historianit Kordha, duhet të veprohet sa më shpejtë.

“Duhet të rikonstruktohet rruga Bistrovicë- Dimal, të pastrohen gjetjet arkeologjike nga shkurret që i kanë mbuluar, Dimali të futet në guidat lokale dhe kombëtare”, thotë ai.

Fakti që Ura Vajgurore, është hyrja drejt Beratit, bën që Kordha dhe banorët e zonës ta shohin si mundësi krijimi i një turi turistik.

“Turistët të shkojnë në Dimal dhe mund të kthehen në Urën Vajgurore, por mund të bëjnë edhe unazën e Shpiragut, duke kaluar Bistrovicë-kalaja mesjetare Mbjeshovë- muzeu Sinjës dhe të kthehen në Berat,” tha Kordha.

“Udhëtimi është panoramik, sepse nga Bistrovica dhe Dimali, shikimi zbret në gjithë Myzeqenë deri në Adriatik, duke parë Fierin, Lushnjën, Ardenicën dhe një pjesë të Mallakastrës’, përfundoi ai.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat qyteti i demalit ura vajgurore berat qyteti i demalit ura vajgurore


Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Shkurt 2020, 08:25

TIRANË– Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani”, nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjer...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend