Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Zbardhet e plotë dinamika e vrasjes që përgjaku 1 janarin në Tiranë, ku ndërroi jetë 42-vjeçari Vladimir Zvezhda. Autori i ngjarjes, 34-vjeçari Klajdi Shundi kishte ftuar motrën e tij bashkë me kunatin që të kalonin ndërrimin e viteve së bashku, për të festuar edhe blerjen e apartamentit. Ashtu siç e ‘kërkon tradita’…
Në shoqërinë e njëri-tjetrit, të gëzuar prej festës, të dy e kanë kaluar me sasinë e alkoolit që kanë konsumuar gjatë darkës. Në një moment viktima është përplasur me bashkëshorten e tij, në sy të vëllait të saj. I vënë në siklet, Shundi i ka kërkuar kunatit që grindjen mos e bënin në banesën e tij por të sqaroheshin në shtëpinë e tyre, aty ku ai nuk mund t’i shikonte. Duke dëgjuar këshillën e kunatit, burrë e grua janë larguar por sherrin nuk e kanë ndaluar edhe gjatë rrugës për në shtëpi.
Të frikësuar nga përplasja, fëmijët e viktimës kanë marrë dajën në telefon dhe i kanë kërkuar ndihmë për të shuar gjakrat. I shqetësuar për të motrën, 34-vjeçari ka dalë nga banesa dhe ka nisur që të konfliktohet me kunatin e tij. Kështu nisi edhe përplasja mes tyre, që më pas degradoi në përdorimin e thikës. I pirë, Shundi goditi në qafë kunatin, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Sot ai u la në burg nga Gjykata, ndërsa pretendoi se nuk e mbante mend ngjarjen, gjë që korespondon me të dhënat që u konfirmuan nga Policia e Tiranës. Pasi e kishin arrestuar për krimin, efektivët e Policisë nuk i merrnin dot dëshminë për shkak të sasisë së madhe të alkoolit që kishte konsumuar. Po ashtu sot në gjyq ai shtoi se me kunatin nuk kishte pasur probleme më parë dhe se nuk e kishte paramenduar vrasjen e tij, duke ia lënë ‘fajin’ alkoolit.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Biznesmeni Petrit Ago, i njohur si investitor në industrinë e qumështit dhe produkteve të bulmetit, ka fituar betejën me pandeminë e koronavi...
KORÇË– Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë.Disa të rinj janë konflikuar me njëri-tjetrin në ambientet e jashtme të ...
DURRËS– Pandemia qarkullon prej kohësh në Shqipëri dhe në të gjithë botën, vetëm jo ku ka socialistë. Djali i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjus...
KAPSHTICË– Emigrantët shqiptarë kanë hyrë dhe dalë jashtë Shqipërisë për shkak të festave të fundvitit.Në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 86 shteta...
KORÇË–Rradhë të gjata automjetesh janë shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Boboshticë-Dardhë. Mbi 100 automjete po qëndrojnë në pritje për të arritur...
BERAT– Viti 2021 shënoi sërish raste në rritje të të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Beratit. Në dy ditët e para të vitit, janë shënuar 31 raste të re...
VLORË– Është publikuar video nga momenti i djegies së dy automjeteve në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:37, në lagjen Pavarësia.Mjetet e shkrumbua...
ITALI– Politikani Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi. Ngjarja ka ndodhur pas një konf...
TIRANË– Një aksident automobilistik ka ndodhur në dalje të tunelit në aksin Tiranë-Elbasan mëngjesin e sotëm. Një mjet tip “Range Rover” është përplasur me...
MORINË– Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e Bosnjë Hercegovinës për akuzën e korrupsion...