"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Diplomatët europianë thirrje palëve politike pas zgjedhjeve: Përfshihuni në dialog, parlamenti dhe qeveria e re shqiptare t
27 Prill 2021, 10:14Nga DOSJA
BRUKSEL– Pas zgjedhjeve të mbajtura ditën e dielë në vendin tonë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi kanë bërë reagimet e para.
Teksa kanë përmendur edhe raportin paraprak të misionit të OSBE-OHIHR, diplomatët europianë i kanë bërë thirrje të gjitha palëve politike me anë të një deklarate, që të përfshihen në dialog të përbashkët.
Diplomatët kanë bënë të ditur se Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për integrimin në BE dhe kanë kërkuar që gjatë këtyre muajve të tranzicionit dhe me krijimin e parlamentit të ri, nuk duhet të ndalojë zbatimi i reformave.
“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke treguar këmbëngulje në ndjekjen e reformave të vështira në interes të popullit shqiptar. Periudha e tranzicionit deri në përurimin e parlamentit dhe qeverisë së re nuk duhet të mbajë përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat e nevojshme. Ne do të dëshironim që vendi të hynte në fazën tjetër të procesit të pranimit, me Konferencën e parë Ndërqeveritare për fillimin e negociatave të zhvilloheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojë ndjekjen e axhendës së reformave të vendit me vendosmëri, veçanërisht mbi Sundimin e Ligjit. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Analisti Baton Haxhiu e ka cilësuar veten si një prej humbësve të zgjedhjeve parlamentare, pasi Exit Poll-et e tij nuk kanë rezultuar 100% të sakta...
TIRANË– Që prej ditës së djeshme ka nisur zyrtarisht stërvitja më e madhe që është mbajtur ndonjë herë në Ballkanin Perëndimor, “Defender 21”. Ditën e sotm...
KAMËZ– Procesi i numërimit të fletëve të votimit në Kamëz ka pasur probleme dhe debate. Komisionerët kanë debatuar mes tyre në lidhje me klasifikimin e fle...
Drejtuesi politik i PS në Vlorë dhe kandidati për deputet Damian Gjiknuri i ka kërkuar sot Presidentit të Republikës Ilir Meta të mbajë fjalë, siç e mbaj...
TIRANË– Të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ku pas numërimit të gati 92% të votave duket se Partia Socialiste siguroi qeversijen e 3-të....
TIRANË– Zyrtarisht Edi Rama do të jetë kryeministri i Shqipërisë edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Nga rezultatet e zgjedhjeve, PS ka fituar 74 m...
TIRANË– Kryetari aktual i PSD-së, Tom Doshi i ka kërkuar ndjesë gazetarit Robert Rakipllarit për fjalorin që ka përdorur ndaj tij. Doshi i ka dërguar një m...
GJIROKASTER– Edhe pse kanë kaluar plot 8 vite që prej kohës kur Partia Demokratike ishte në pushtet, Lazarati ka votuar masivisht blu. Në zgjedhjet e 25 p...
BERAT– Partia Socialiste fitoi pesë mandate në Berat, duke ia rrëmbyer një LSI-së, ndërsa PD mori dy mandate. Menjëherë pas këtij lajmi, ministri i Turizmit Ble...
VLORË– Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri doli ditën e sotme në një konferencë për gazetarët aty ku kërkoi nga presidenti Meta që të jap...