LIVE UPDATES
Bota

Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, nga 2 tetori largohen forcat speciale nga pikat kuf

30 Shtator 2021, 05:54 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e

BRUKSEL– Pas dy ditësh bisedime në Bruksel arrihet marrëveshja e reciprocitetit të targave midis Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka dhënë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili në një status në Tëitter ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

‘Ne kemi nje marreveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve.‘- shkori Lajçak.

Në dokumentin e publikuar nga Lajçak shihet se 3 janë pikat kryesore:

1- Forcat Speciale të policisë së Kosovës do të tërhiqen nga pikat e Jarinjës dhe Bërnjakut më 2 Tetor dhe do të zëvendësohen nga forcat e KFOR-it, të cilat do të qëndrojnë në zonë për rreth dy javë për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes midis dy palëve.

2- Duke filluar nga 4 Tetori do të vendosen tabela si një masë e përkohshme duke mos hequr kështu targat aktuale.

3- Një grup pune i përbërë nga përfqësues të BE-së, Kosovës dhe Serbisë do të vijojë punën për të gjetur një zgjedhje të përhershme për recipr9ocitetin e targave. Takimi i parë do të mbahet më 21 tetor dhe pas 6 muajsh do të prezantohet zgjidhja përfundimtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tani fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitetin, duke theksuar se me marrëveshjen e sotme forcat e Kosovës dhe Serbisë duhet të largohen për ti lënë vend KFOR-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel në lidhje me reciprocitetin e targave dhe situatës në Jarinjë dhe Bërnjak.Ai konfirmoi se pala serbe në Bruksel pranoi draftin e propozuar për kompromis për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës.

Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë. Tërheqja e ROSU-së është parashikuar dhe është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohen garanci sigurie për serbët”, u shpreh Vuçiç.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave.I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka përgëzuar arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.Në një status në Tëitter ai ka ripublikuar lajmin e shpërndarë nga Lajçak, Giacobbe ka shkruar se marrëveshja sjell përfitime për kosovarët dhe serbët.

Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shkruar ai.

Gjithashtu Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe nisjes së punës për një zgjidhje të përhershme midis dy palëve.Në një status në Tëitter ajo u shpreh se kjo marrëveshje është një zhvillim pozitiv pas takimeve të saj me Kurtin dhe Vuçiçin.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj doli kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tij, ajo ndante veriun e Kosovës nga pjesa tjetër e saj. Ai gjithashtu bëri thirrje që qeveria duhet të jetë transparente me marrëveshjen e sotme

Kjo është një marrëveshje e përkohshme, dhe do të shpërbejë vetëm për shtensionimin e situatës mes dy vendeve. Në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident në afërsi të asnjërës pikë kufitare, Jarinjë e Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë bllokadave, ndërkohë që misioni i KFOR-it ka rritur prezencën në këtë pjesë.

Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin duke u shprehur se dhe Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës. Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë për të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Kjo gjë solli reagime nga pala serbe jku qindra qytetarë bllokuan du pikat doganore në kundërshtim të këtij vendimi.

(a.b/d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrihet marreveshja per targat kosova vendos reciprocitetin me serbine arrihet marreveshja per targat kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet