LIVE UPDATES
Bota

Dita e Holokaustit për sintit dhe romët/ Gjenocid nazist kundër tyre, s’u kursyen as fëmijët

2 Gusht 2021, 06:23 Nga DOSJA
Dita e Holokaustit për sintit dhe romët/ Gjenocid nazist kundër

“E dashur Banetla,”-i shkruan Margarete Bamberger motrës së saj në Berlin, “më duhet të të njoftoj, se dy fëmijët e mi më të vegjël kanë vdekur”. Letra e saj u nxor fshehurazi nga i ashtuquajturi “kampi i ciganëve” në Aushvic-Birkenau në vitin 1943. Margarete Bamberger ishte atje me të shoqin Willin dhe fëmijët. Prindërit mbijetuan, të gjithë fëmijët vdesin.

Letra e saj është një nga 60 dëshmitë në portalin “Zërat e Viktimave”, që mund të lexohet në origjinal dhe të dëgjohen në gjuhën gjermane, angleze dhe rome. Shkencëtarët evropianë – të udhëhequr nga historiania Karola Fings – kanë mbledhur letra dhe thënie nga të persekutuarit e pakicave nga 20 vende.

E veçanta është se nuk janë autorët e krimit ata që flasin, por vetë sintit dhe romët, thekson Fings nga Qendra e Kërkimit të Antiziganizmit në Universitetin e Heidelbergut në një intervistë për DW. Tekstet u shkruan gjatë kohës së përndjekjes, ose pak më vonë, kur të dëmtuarit dëshmuan për krimet kundër pakicës së tyre dhe u përpoqën të nxirrnin autorët para drejtësisë.

Aushvic-Birkenau 1944: Vrasje të grave, fëmijëve dhe të moshuarve

Ashtu si fëmijët e Margarete Bamberger shumica e të burgosurve vdesin nga uria, sëmundjet dhe dhuna. Nata e 2 gushtit duke u gdhirë 3 gushti 1944 do të jetë “kulmi i tmerrshëm” i persekutimit racist të sintive dhe romëve, thotë Fings.

SS shkatërruan kampin e familjeve: ata çuan drejt vdekjes 4.300 njerëz, që ulërinin dhe qanin. Një ditë e tmerrshme e gjenocidit ndaj sintive dhe romëve, Porajmos. Parlamenti Evropian ka caktuar 2 gushtin si Ditën Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit për sintit dhe romët.”

Edhe vajza e Zilli Schmidt u mbyt me gaz natën e vrasjeve në 1944: katërvjeçarja Gretel me gjyshërit, tezen dhe gjashtë fëmijët e saj. Ashtu si të burgosurit e tjerë të kampit të përqendrimit, që ishin në gjendje të punonin, nëna e Gretel transportohet pak më parë. Kur ajo vrapon nga treni për të shkuar te familja e saj, mjeku i SS Josef Mengele e detyron atë të kthehet në vagon, duke e goditur me shuplakë në fytyrë: “Ai më shpëtoi jetën, por me këtë nuk më bëri favor”.

Nga shtëpia katolike e fëmijëve në Aushvic

Franziska Kurzit ia kishin marrë fëmijët Otto, Sonja, Albert dhe Thomas dhe i kishin dërguar në një shtëpi fëmijësh. Që andej ata u deportuan.

Në vitin 1946 nëna i shkruan eprores së shtëpisë katolike të fëmijëve Shen Josef. Policia ishte informuar atë kohë verbalisht se “katër fëmijët e mi gjenden në Aushvic”. Ajo kishte pyetur: “Çfarë duan ata nga fëmijët e mi të shkretë?” Përgjigja e shkurtër: „T`i asgjësojnë”.

Otto, Sonja, Thomas dhe Albert vriten në Aushvic. Nga 39 fëmijë sinti në kujdesin e strehimores Shën Jozef, vetëm katër mbijetojnë. Kisha Katolike nuk i mbron ata.

Kjo dhe thirrjet e tjera për ndihmë nuk sjellin rezultat. Në të kundërt, thotë Karola Fings, ka shembuj në Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik e pushtuar “ku komunitetet myslimane mbronin romët, të cilët nuk u ekstraduan”.

Genocid në Evropë – shumë përtej Auschivit

Në ato vende, ku nacionalsocialistët përparojnë në Evropë, sintit dhe romët persekutohen dhe luftojnë për të mbijetuar. Shumë vriten, në kampe ose me pushkatime. “Kjo ndryshonte në varësi të politikës së pushtimit dhe partnerëve aleatë”, thotë Karola Fings.

Në Poloninë e pushtuar nga Gjermania përveç kampeve të shfarosjes janë të njohura rreth 180 vende masakrash. Edhe për Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë. “Shumica e viktimave nuk u vranë në kampe, por u pushkatuan në vend.”

Europäischer Holocaust-Gedenktag für Sinti und Roma
Dita Europiane e Përkujtimit të gjenocidit ndaj romëve e sintit – pamja nga ekspozita e përhershme përkujtimore për gjenocidin ndaj sinti e romëve në Aushvic

Kroaci: “Ne ishim sjellë aty për të vdekur”

Josip Joka Nikoliç është muzikant: “Që kur ka lindur deri në vitin 1942 ka jetuar gjithmonë bashkë me familjen në fshatin Predavec.” Pastaj xhandarë dhe ustashë profashistë të shtetit të pavarur të Kroacisë (USK) hyjnë në shtëpi, marrin me vete familjen e tij dhe të romëve të tjerë, gjoja për t’i transferuar, “që nga burri më plak tek fëmija më i vogël”, gruaja e tij, vajza tetë muajshe, prindërit, vëllezërit dhe familjet e tyre. Ata transportohen në kampin e përqendrimit Jasenovac me vagonë ​​bagëtish.

Nikoliç e kupton: “Ne u sollëm këtu për të vdekur”. Ai ndahet me forcë nga gruaja dhe fëmija i tij, dhe menjëherë pas kësaj dërgohet për ekzekutim me burra të tjerë. Ai arrin të shpëtojë dhe i bashkohet lëvizjes partizane të rezistencës. E gjithë familja e tij vdes në Jasenovac. Nikoliç dëshmon në vitin 1952 në procedurë penale kundër ministrit të brendshëm të USK, i cili është arratisur në Shtetet e Bashkuara.

Serbi: “Fëmija im më i vogël vdiq”

Në fund të tetorit 1941, tregon Milena Stankoviç, gjermanët rrethojnë lagjen e tyre në Beograd, kur “dy agjentë dhe dy xhandarë nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore Serbe hyjnë në banesën tonë”. Burri i saj dhe një vëlla janë punonjës të administratës së qytetit, thjeshtri i saj muzikant, një vëlla tjetër është punëtor. Të gjithë ata kanë fëmijë, të gjithë kanë nënshtetësi serbe. Burrat dërgohen në një kamp, ​​deri 1.500 romë internohen. Disa ditë më vonë ata ekzekutohen jashtë qytetit.

Një muaj pasi u vranë burrat, edhe romnjat, gratë me fëmijët e tyre, hipen në kamionë nga pushtuesit gjermanë dhe autoritetet serbe dhe dërgohen në një kamp përqendrimi. Ata vuajnë nga të ftohtit ekstrem dhe uria. “Fëmija im më i vogël vdiq, sepse nuk mund ta ushqeja më me gji”, tregon Natalija Mirkoviç.

Kush mund të provojë se ka një vendbanim të përhershëm, lirohet më vonë, fqinjët ndërhyjnë për të ndihmuar. Të tjerët vriten së bashku me të burgosurit hebrenj. Kreu i administratës ushtarake gjermane në Serbi deklaron në gusht 1942, se Serbia ishte i vetmi vend, në të cilin “çështja e hebrenjve dhe e ciganëve” është “zgjidhur”.

Hungari: “Ai qëlloi me mitraloz fëmijën në bark”

Angela Lakatos është në muajt e fundit të shtatzanisë, ka konvulsione, kur 30 deri në 40 xhandarë vijnë në vendbanimin e romëve në Hungarinë perëndimore në shkurt 1945 dhe i nxjerrin ata jashtë. Kur ajo kërkon ndihmë, një xhandar i përgjigjet: “Ju duheni zhdukur”. 120 romë i mbyllin në një hambar. Ata kërkojnë ujë për fëmijët dhe si përgjigje rrihen.

Fillimisht largojnë burrat, pastaj gratë e reja. Një grua që është po ashtu shtatzënë nuk mund të ecë. Njëri xhandar e rrah, tjetri “i nxjerr fëmijën nga barku me mitraloz”. Lakatos dhe të tjerët çohen te një gropë: “Atje pashë babanë tim të shtrirë të vdekur dhe dy vëllezërit e mi. Unë vetë gjysmë u hodha, gjysma rashë në gropë”.

Ajo hedh shaminë mbi kokë, “që të mos shohë se çfarë do të ndodhë. Por pastaj të shtënat filluan të binin”. Ajo goditet tetë herë në krah, këmbë dhe bark. Të tjerët bien mbi të, trupat e tyre ia presin plumbat. Disa orë më vonë, ajo ngjitet e del nga gropa.”

Angela Lakatos mbijeton e plagosur rëndë, ajo humbet të gjithë familjen dhe fëmijën e saj të palindur. Pas përfundimit të luftës ajo dëshmon kundër oficerit komandues József Pintér. Pintér dënohet si kriminel lufte dhe ekzekutohet në shtator 1948 – një nga autorët e paktë, që dënohen për krimet e kryera kundër romëve.

Romët në Evropën Lindore ishin të përjashtuar nga kompensimi

Në Gjermani gjenocidi është mohuar për dekada. Një traumë e mëtejshme për të mbijetuarit, por që rëndon edhe brezin e dytë dhe të tretë, thotë Karola Fings. Historiania ka qenë anëtare e komisionit të pavarur për anticiganizmin. Përveç pranimit në mënyrë të qartë të gjenocidit dhe sqarimit nga një komision i së vërtetës, ajo thotë se duhet të ketë edhe kompensim material, jo vetëm në Gjermani: “Kjo prek ata, që jetojnë në vende të tjera sidomos në Evropën Lindore, të cilët pas 1945 u përjashtuan plotësisht nga kompensimi.”

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota holokausti per sintit dhe romet margarete bamberger holokausti per sintit dhe romet margarete bamberger

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen