Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dita e parë e shkollës, 80% e stafit pedagogjik janë të vaksinuar sipas Ministrisë së Arsimit
27 Shtator 2021, 16:05Nga DOSJA
TIRANË – Janë rreth 480 mijë nxënës nga klasa e parë në të 12-tën. Gati 30 mijë prej tyre nisin klasën e parë dhe rrugën e gjatë të dijes. Sipas Ministrisë së Arsimit rreth 80% e stafit pedagogjik janë vaksinuar.
Janë rreth 30 mijë punonjës arsimorë të cilët ju nënshtruan ndër të parët vaksinimit në vend.
Nxënës dhe prindër:“Jam shumë e lumtur që e nisim në shkollë mësimin. Tre orë, por do të jem me shokët dhe shoqet të paktën”.
“Mua më sjell mami dhe më merr vëllai. Jam në klasën e tretë”.
“Jemi të gjithë të vaksinuar, si gjyshërit edhe prindërit edhe mësuesit”.
“Prindërit më porositën që të jem i vëmendshëm dhe të dëgjoj mësuesen”.
“Po ku del koha më 25 minuta mësim, sa të bëj apelin zysha sa nis shpjegimi, mbaron ora”.
“Ne nisim në orën 11 dhe e mbarojmë në 13:30”.
Prej ditësh qarkullon nëpër rrjetet sociale një peticion i prindërve drejtuar Ministrisë së Arsimit, për rishikimin e urdhrit dhe rikthimin në normalitet ashtu si shumë sektorë të jetës, që do të thotë mësim pa turne dhe orë të plota 45 minutëshe.
Nxënës dhe prindër: “Unë kam dy fëmijë, njëri paradite dhe tjetri turni I tretë. Jemi të dy në punë. Sot e bëmë si e bëmë. Sigurisht e kam nënshtruar peticionin. Duhet bërë edhe rotacion se ata që e kanë emrin me A janë të parët gjithmonë”.
“Mami dhe babi e kanë shumë problem menaxhimin e turneve tona”.
ELBASAN – Sipas përfaqësuesve të Lëvizjes Rinore Egjiptiane mazhoranca regjistron fëmijët në shkollat më të mira dhe larg shkollave të ashtuquajtura me sh...
FIER- Një person është arrestuar ditën e sotme në Fier pasi ka dhunuar për motive të dobëta një kushuri të tij. Në pranga është vendosur 34-vjeçari me in...
TIRANË– Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë 26 shoferë që kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor gjatë fundjavës, ndërkohë që nuk janë kursyer...
TIRANË – Policia rrugore ka kontrolluar me anë të droneve dhe radarëve akset Fier-Vlorë, Lezhë-Shkodër dhe Elbasan-Rrogozhinë, ku si pasojë e shpejtë...
TIRANË-Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zbuluar axhendën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.Soreca zbulon se kryekomisionerja do...
TIRANË – Rreth 18.640 nxënës në të gjithë qarkun e Shkodrës, janë ulur këtë të hënë në bankat e shkollave. Të gjitha institucionet arsimore të arsimi...
TIRANË– Rikthehen vatrat e zjarrit në disa qytete të vendit. Ditën e sotme është aktivizuar zjarri në fshatin Shtodhër të Kavajës. Mendohet se zjarri...