Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dita e Verës në ‘shtëpinë’ e saj në Elbasan, kryetari i bashkisë: Të ruajmë shëndetin dhe traditën
14 Mars 2021, 09:35Nga DOSJA
ELBASAN– Për shkak të kufizimeve anti-COVID, atmosfera festive këtë vit në Elbasan nuk është si çdo vit tjetër, megjithatë ‘kryeqyteti’ i kësaj feste ka bërë përpjekjet që të festojë në kushte pandeme.
Për festën e Ditës së Verës ka folur edhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili deklaroi se është munduar që të ruhet tradita, por duke pasur si qëllim kryesor ruajtjen e shëndetit.
“Në radhë të parë më lejoni t’i uroj të gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe qytetarëve shqiptare gëzuar Ditën e Verës. Ardhtë e begatë dhe me shëndet në familjet tona. Festimet e Ditës së Verës kanë pasur pikërisht këtë qëllim të ruajmë shëndetin dhe traditën e Ditës së Verës. Vjet në fakt ishte viti i parë që pas shumë kohësh që nuk festohejDita e Verës. Këtë vit po fillojmë dalëngadalë, ashtu sic po fillojmë të marrim veten nga pandemia, ashtu po fillojmë dhe me ditën e Verës me aktivitete shumë të vogëla. Mbrapa kemi një ekspozitë kulture. Janë të gjitha aktivite që nuk grumbullojnë njerëz, aktivitete që bëhen në ajër të pastër,” tha Llatja për Faxnews.
Pandemia ka kushtëzuar festimet në këtë ditë të rëndësishme për qytetarët e Elbasanit, gjë e cila ka prekur edhe shitësit, aktiviteti i të cilëve varet nga kjo festë.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier.Sipas të dhënave zyrtare, në fshatin Suk, Fier, shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat duke dre...
DURRËS– Një 50-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi u kap duke transportuar katër shqiptarë nga kosova drejt Italisë.Policia bën me...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një video emocionuese të një nëne të re e cila ka sjellë në jetë vajzën e saj teksa isht...
ELBASAN-Mjeku veteriner, personaliteti i njohur, intelektuali dhe aktivisti, Sulejman Peza ka ndërruar jetë nga Covid. Ai ndërroi jetë në moshën 75-vjeça...
TIRANË– Sot festohet ‘Dita e Verës’, për herë të dytë në kushtet e pandemisë. Kur përmendin ‘Dita e verës’ mendja direkt na shkon në Elbasan. Sigurisht që ...
Vdekshmëria e lartë që ka krijuar pandemia në Shqipëri, ka prekur edhe trupën mjekësore të vendit. Sipas të dhënave nga Komiteti i Ekspertëve, deri më tani kanë...