LIVE UPDATES
Aktualitet

Dizdari në intubim, miqtë kritika Ramës e politikanëve: Ndihmojeni, i morët DEA-n nga duart

10 Maj 2022, 07:21 Nga DOSJA
Dizdari në intubim, miqtë kritika Ramës e politikanëve:

TIRANË– Miqtë e Limos Dizdarit po kujtojnë poetin që aktualisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe është intubuar. Në një postim në Facebook, kritiku i artit Josif Papagjoni shkruan për takimet e fundit me Dizdarin dhe pengjet e tij. Papagjoni tregon për një periudhë të vështirë në Sarandë për kompozitorin, kohë kur ai i kishte kërkuar që të shkruante e kompozonte, pasi duhet të kishte art në treg për të mbytur ‘tallavanë’.

Ai kujton edhe mbylljen e qendrës kulturore DEA në Ksamil që e detyroi Dizdarin të jetonte në Durrës. Ky do të jetë sipas Papagjonit edhe një nga pengjet e kompozitorit.

“Shtet shqiptar dhe politikane qe keni kyçet e gjithçkaje ne kete vend! I frytshem valle eshte veprimi juaj qe ate godine te bukur me mjedise te qendisura rreth e rrotull nga dora e Limoz Dizdarit, e quajtur ndryshe QENDRA KULTURORE DEA ne Ksamil t’ia hiqni nje artisti te madh si ai dhe te bjere ne duart e nje organizate a ca njerezve pa emer, qe nuk e dime çdo bejne neser me te, siç u be me dhjetera e qindra ngrehina kulturore, salla kulture, teatri, kenemaje, muze, kinostudio etj, qe u zhvaten, u molen per te fryre barqet e lloj-lloj militanteve e jesmeneve tuaj majtas e djathtas, qe nderruan destinacion, qe u prishen dhe u bene shumekateshe etj?! A do jete me e tilla ajo, QENDER DEA neser apo do kthehet ne nje mejhane salçicesh e tymi me shume per te majmur ca zhvates te “institucionalizuar” sot, por qe neser nje zot e di se si mund te nderrojne lekuret,”- shkruan ndër të tjera kritiku.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho kërkon gjithashtu llogari nga politikanët për mungesën e ndihmës mjekësore ndaj Dizdarit. Konkretisht ai përmend kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta, si dy miq e bashkëpunëtorë të vjetër të tij.

Reagimi i plotë i Josif Papagjonit:

LIMOZ DIZDARI – NJE MIT DHE NJE PENG PER MUA

Limozi sot eshte ne intubim… I shtruar ne nje spital ne Durres. Ndoshta ne paradhomen e… Mos qofte! E kush nuk e njeh Limozin!

Qysh gjimnazist ne “Hasan Tahsini” Sarande, une e kam ne sy fytyren e tij, dinamizmin e tij duke hyre e dale sa ne nje salle ne tjetren, ne godinen e hershme te Shtepise se Kultures, ku ai po pergatiste nje ansambel te madh diku te 150 vete, me tri zera, kor e komplekse, qe e dhame edhe ne shkallet e teatrit antik te Butrintit ku festohej çdo 1 Maj. Behet fjale per vitin 1965-1967, kyr Limozi punonte ne Sarande. Une e doja shume muziken dhe si i ri gjimnazist qe isha, i ngjitesha Limozit aty ne dhomen e pare, poshte, ku kishte edhe pianon. Pianoja e tij me dukej nje magji. Apo gishtat e Limozit qene te tillet per mua. Por kur ai punonte me korin, me shume i binte fisarmonikes dhe me tingujt e saj edhe dirigjonte. Gufonte i teri… Ky imazh u ngul thelle ne trurin tim dhe ashtu mbeti. Edhe shume e shume tinguj, zera, kengetime se toku, natyrisht. Nga me te bukurit tinguj te Limozit asaj kohe ishin ata te kenga “Shirat e vjeshtes”, me nje poezi te kredhur mes nje tisi melankolie te thelle dhe shume te embel: “Ç’me vijne ashtu ne heshtje/ tinguj plot emocion/ T’i derdh si shira vjeshte,/ ne nje kenge mendoj…”

Oh, sa shume e kam kenduar kete kenge magjike te Limozit me kitare, here vetem e here me tim vella, Mitron! Sa shume hapesire qe ka! Çfare frushullime shirash e gjethesh, çfare vrapi poetik. Pikerisht kete motiv ai e beri me pas temen muzikore te filmit “Mesonjtorja” me zerin e te mrekullueshmit Gaqo Çako dhe vargjet naimiane te Qiriut. Dhe pastaj ato kenge kantata te rralla, te paperseritshme qe ai kompozoi ne filmat “Malet me blerim mbuluar”, “Rruge te bardha”,”Beni ecen vete”, “Koncert ne vitin ’36”, “Qortimet e vjeshtes”, “Perralle nga e kaluara”. Kujtoni per pak se çfare madheshtie ka kenga “Keputa nje gjethe dafine”. Mua me ka rrembyer muzika e Limozit. Perhere. Eshte si nje shkulme e shpirtit kombetar, nje cope dhe’ qe lengon, qe frymon, qe mugullon. Cikli “Kenget e tokes” eshte nje Shqiperi brenda meje, brenda teje, brenda te gjitheve ne. Simfonia e tij me variacionet harmonike te kenges “Do marre çiftene, do dale per gjah” ka brenda epiken dhe liriken, triumfin dhe ringjalljen, te buten dhe te shtruaren, pastoralen dhe folkloriken. Koncertet instrumentale, kantatat, kenget, muzika simfonike, muzika e dhomes, muzika skenike dhe ajo filmike, te gjitha si nje oktave e madhe, si nje areal tingujsh, jane vertet nje dimension muzikor i lakmuar prej nga kullon fryma dhe shpirti yne kombetar, permasa e relievit, monopati, pylli, klorofila, nje “kulloshter” e tingullit epik te malit dhe te fushes, vendosmerise dhe meditimit, çastit poetik dhe trishtimit te embel, tretur ne fryme e ne mish. Muzika e Limozit nuk klith, por dritheron, hyn drejt e ne lekure, behet ndjeshmeri, ti je qejf ta kendosh, ta fishkellesh, sepse ajo eshte e nje paradigme sa kombetare, aq universale; sa e madherishme e sublime, aq dhe lirike, e embel, lehtesisht e kendueshme, me nje vijezim melodik te qarte, pa destrukturime te qellimta dhe thyerje flagrante te melosit popullor prej nga frymezohet shpesh, sikunder dhe nga temat e tij burimore vetanake…

Limozi rierdhi ne Sarande me nje mision kulturor diku nga fillim vitet 2000. Ai u be “perdorues” i godines se Kinoteatrit te qytetit te Ksamilit. Kur punoja ne Sarande si regjisor, kaq here beja prova me grupe teatrore te rrethit per festivalet teatrore qe organizonim aty. Njihja çdo skute te asaj godine. Si çdo godine kulturore, edhe ajo nisi te degradonte pak nga pak, sido qe ishte nje ndertim i ri. Por ja, e mori Limozi ne kujdestari dhe ajo sikur mori fryme. Une kam shkuar disa here aty. Por s’e heq nga mendja kur shkova ne nje nga bujtjet e mia dhe te dy me Limozin ia nisem ca kengeve te tij, ai ne piano e duke kenduar, une i thekur e pas kenges se tij. Nje mrekulli… Por nuk ishte kjo mrekullia e vertete. Mrekullia qe Limozi kishte bere me ate ngrehine te “plakur” para kohe ishte se tashme a kishte zbukuruar me mjedise, lule, peme, gjelberim, arredim te dhomave dhe studiove, krijimin e nje biblioteke me libra te dhuruar, pianot per mesimin e femijeve, valltaret e vogla dhe sidomos me rikonstruksionin e salles se madhe te shfaqjeve, me ndenjeset dhe aksesoret e skenes, te gjitha te mirembajtura. Te vinte t’i thoshe: “Bravo Limoz Dizdari per kete kujdes dhe pune te lavderueshme qe ke bere!” Kisha pare disa koncerte instrumentale, qe ne ate mjedis ende fshatarak te Ksamilit, ishin ku e ku me lart nga çfare mendja jote mund te parashihte.Gjithe kohes ai kishte ne koke projekte, enderronte te ringjallte ansambin e madh te kenges me orkester, kor e komplekse; donte te bente takime zonale te teatrit, estradave, ansambleve, gjer dhe foltore me natyre akademike ne rrahje temash te shumefarta, kryesisht me brendi dijeformuese. Beme dhe nja dy projekte se bashku. Por bah! Nuk gjente mbeshtetje as nga Ministria e Kultures, as nga Bashkia Sarande. Dhe kjo e deshperonte pa mase…

Deshperimi iu rrit vit pas viti. Nje here i thash: “Pse nuk shkruan Limoz, muzika tende duhet te jete sot prijese, kunder kesaj tallavaje dhe vulgarizimi ëe po na mbyt”. Ai me pa ne sy dhe siç e kish zakon, ma keputi: “Perse te shkruaj, kenge per shalet, per injorantet, per llumin, rakine, rumba-dumblla, per çfare? Jo! Muziken sot e kane bere llum… llum…” Eh, muzika e Limozit, çfare kthjelltesie qe ka! Ai nuk mund te bente muzike per tollovite e seksualitetit banal si tema baze, as per hajgaret dhe dum-dumet. Shpirti i tij eshte poetik, ndjeshmerite e tij muzikore jane sublime. I dhashe te drejte. E qepa.

Dhe tani kam nje peng timin…

Para thuajse nje viti, aty ne Sarande, tek rrija me nje mikun tim artist e po pinim nje kafe, erdhi dhe Limozi. Kishte kohe qe ishte i shqetesuar per fatin e Qendres se tij kulturore DEA – ish kinoteatri i Ksamilit. Donin t’ia merrnin, ta debonin prej andej, se kontrata e lidhur per perdorimin e mjediseve te saj kishte mbaruar. Duke biseduar, edhe duke i qare hallin sigurisht, une i thashe: Limoz, perveçse je nje artist i shquar, ti ke qene dhe nje personalitet politik i te majtes, deputet, kryetar e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, anetar i kryesise se LSI. Ti te duan, te respektojne. Besoj se ke miq plot, te cilet kane influence te PS dhe kryeministri, ua degjon fjalen. “Te kush, te kush?” – me nderpreu ai. – Vertet ti beson se une do t’i lutem atij, te gjatit, se do t’i perulem? Sa gabim po ben, Josif! Nuk e dua kete keshille nga ty”. Une u ndjeva si i zene ne çark. I thashe, ne thelb, ne ate muhabet e qarje halli, pak a shume, se jeta keshtu rrotullohej, se ata qe e kishin ne dore ate pune ja qe e dashkan ndonje “perkedhelje” ne seder, ndonje mesazh dykuptimesh se nuk i lufton e kundershton, se paku donin pasivitetin e tij, heshtjen, per te shmangur çdo meri dhe kapriçio, qe prishte pune… Ne asnje menyre, ma preu.

Pastaj mora vesh se Limozit po ia merrnin ate qender kulturore, qe ai e kishte ngritur me thonje dhe e kishte bere model hijeshie. E pashe ne ekrane dhe lexova per të ne shtyp se po bente protesta individuale gjer prane dyerve te Kryeministrise per ta kundershtuar vendimin e marrjes se Qendres. Dhe ne nje nga keto dite, jo me larg se nje muaj, te kafe LIBRI, teksa pija kafen e mengjesit me dy miqte e mia, ia behu papritur Limozi. E ftova per nje kafe, por ai me tha se po e priste nje mik gazetar brenda, per t’i paraqitur problemin e tij. Ishte Skender Minxhozi. E pyeta se si po shkonte puna, me tha ca fjale, pastaj siç e kishte zakon, sahanet pa kapak, shtoi: Nuk ke shkruar asgje per mua dhe per shkaterrimin e Qendres Kulturore DEA. Eh, o Limoz, e kush ma var mua, ia ktheva, fol kot, gure ne hava… Jo, kembenguli ai, fjala jote peshon! Ok, vijova une, meqe e ke merak, do shkruaj diçka te forte…

Por nuk e shkrova dot. Gjithfare angarish dalin e futen neper kembe. Por çfare do kisha shkruar valle? Po ja…

Shtet shqiptar dhe politikane qe keni kyçet e gjithçkaje ne kete vend! I frytshem valle eshte veprimi juaj qe ate godine te bukur me mjedise te qendisura rreth e rrotull nga dora e Limoz Dizdarit, e quajtur ndryshe QENDRA KULTURORE DEA ne Ksamil t’ia hiqni nje artisti te madh si ai dhe te bjere ne duart e nje organizate a ca njerezve pa emer, qe nuk e dime çdo bejne neser me te, siç u be me dhjetera e qindra ngrehina kulturore, salla kulture, teatri, kenemaje, muze, kinostudio etj, qe u zhvaten, u molen per te fryre barqet e lloj-lloj militanteve e jesmeneve tuaj majtas e djathtas, qe nderruan destinacion, qe u prishen dhe u bene shumekateshe etj?! A do jete me e tilla ajo, QENDER DEA neser apo do kthehet ne nje mejhane salçicesh e tymi me shume per te majmur ca zhvates te “institucionalizuar” sot, por qe neser nje zot e di se si mund te nderrojne lekuret. Edhe gjarpri, thone, nderron shtate lekure… A nuk ishte e dinjitetshme qe ate institucion ta mbante ne perdorim ky artist i madh, ky etalon i muzikes shqiptare, i lindur per art dhe qe e do artin, qe e ka shtepine e vet, jo nje bodrum?!!!… Dhe… dhe… me vjen keq t’ua them, por ia plaset shpirtin artistit tone, Limozit tone. E çfare ju kishte bere ai?! Veçse i dha ketij populli ndoca perla te rralla, kenge himne kombetare, nje muzike qe tingellon yjeve dhe dritheron shpirtit tone. Ia vrate shpirtin, o qeveritare, ia ndotet muziken, ia shqyet endrren e bukur qe kishte, ia bete pis ate strehez ku ai me siguri do te vijonte qe te buisnin zera dhe tinguj arti… Ja Limoz, ky ishte pengu im ndaj teje!

Reagimi i plotë i Spartak Brahos:

Limoz Dizdari po dergjet në spital dhe po lufton me vdekjen, ndërsa Edi Rama dhe ministrat e tij për turp të tyre as që po lëvizin gishtin që socialistit të vjetër, ish-deputetit të PS, t’i ofrojnë mjekim më të specializuar se ai qe po i japin brenda mundësive mjekët në spitalin e Durrësit. Turp për Ramën, turp edhe për Ilir Metën që dekoroi dhe dha tituj gjithfarë halabaku dhe “harroi” atë që iu gjend në krahë në kohë të vështira.

Artisti i Merituar Limos Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinë është shtruar në spital. Gjendja e tij paraqitet e rëndë. Dizdari ka lindur në 7 shkurt të vitit 1942 në fshatin Rusan të Delvinës. Kompozitori i mirënjohur njihet për vepra simfonike, përpunimin dhe kompozimin e këngëve të muzikës së lehtë mbështetur në traditën popullore shqiptare. Ai është edhe kompozitor i muzikës së shumë filmave. Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për dy mandate gjithashtu ka qenë edhe Deputet në Kuvendin Shqiptar (2001-2005). Për meritat e tij artistike Limoz Dizdari është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”. Dizdari dhe vajza e tij denoncuan publikisht mbylljen e qendrës kulturore ‘Dea’ në Ksamil, për të cilën shpreheshin se objektin e tyre organe të caktuara duan ta kthejnë në një restorant të rëndomtë. Ata shtuan se është cilësi e shtetit që të respektojë artin dhe kulturën dhe nuk mundet që një investim prej 23 vitesh i bërë me aq pasion të zaptohet në këtë mënyrë. Më pas ata u zhvendosën në Durrës pasi u kërcënuan dy herë përmes letrave. Shënimet janë depozituar në SPAK nga vetë Dizdari, çështje që artisti po e ndjek prej një viti. 

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet kryesore limos dizdari limos dizdari

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë