All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Djali i kërkoi picë, burri del me vrap dha ia dërgon në shtëpi, ish-gruaja e pret keq: S’dua ta marr! Kartoni ka koronavi

14 Prill 2020, 14:41 Nga DOSJA
Djali i kërkoi picë, burri del me vrap dha ia dërgon në
All - Paragraf - 1

Covid-19 vazhdon të shtojë tensionet jo vetëm mes anëtarëve që jetojnë nën të njëjtën çati, por edhe mes atyre që dikur ishin një familje dhe që për shkaqe të ndryshme i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit. Gazeta “Si” disponon vendimin e një urdhëri mbrojtjeje të shpallur nga Gjykata pikërisht gjatë karantinimit të shoqërisë. Burri, i cili siç rezulton në vendimin e zbardhur, ishte divorcuar prej mëse pesë vitesh. Por ndërsa secili nga partnerët ka vazhduar jetën, shtetasi O.B., i merakosur për fëmijët e mitur që ishin të karantinuar me të ëmën, i ka furnizuar shpesh me ushqime. Njëri nga fëmijët e ka porositur të atin edhe për një picë. Ai ka rendur ta çojë tek banesa ku jetonin fëmijët dhe ish-bashkëshortja, por diçka e tillë ka acaruar ish-gruan që, nën dyshimet se virusi Covid-19 gjendej në kartonin e picës, ka nisur të akuzojë 40-vjeçarin O.B. Kaq ka mjaftuar që të rinisë sherri. Në përfundim, Gjykata i tërhoqi vëmendjen gruas duke i dhënë të drejtë asaj vetëm në një pikë, që ish-partneri mos t’i afrohej asaj. Por babai i dy fëmijëve mund të vazhdojë t’i takojë e të kujdeset për djalin 12 vjeç dhe për vajzën 7 vjeçe.

Çështja u hap në Gjykatë me kërkesë të V.T., 38 vjeçe nga Përmeti. Siç rezulton në vendimin që Gazeta “Si” e disponon ekskluzivisht, gruaja e nxehur pasi dyshonte se me merakun e kujdesin e tepruar ish-bashkëshorti po i rrezikonte nga Covid-19, ka pretenduar se ndihej e dhunuar. Dhe një pretendim i tillë është pranuar pjesërisht nga Gjykata që lëshoi urdhërin sipas rregjistrit themeltar 8379, që e detyron O.B. të mos i afrohet familjes së karantinuar, por diçka e tillë nuk i heq atij të drejtën për të takuar fëmijët. Pikët maksimale 40-vjeçari i ka marrë në sytë e Gjykatës kur ka treguar se meraku i tij ishin vetëm fëmijët dhe se ai jetonte vetëm për kërkesat e tyre. Më herët në vendimin e divorcit Gjykata kishte urdhëruar detyrimin e babait për të kontribuuar për rritje dhe edukim me shumat përkatëse, por njëkohësisht i kishte dhënë të drejtën për t’i marrë fëmijët e vegjël çdo fundjavë të çdo muaji dhe për t’i marrë me pushime nga data 1 deri në 5 prill dhe dy sezone të tjera.

Gjykata vlerëson duke iu referuar dëshmisë së të dyve: “Babai i ka takuar fëmijët çdo javë nga e premtja në të shtunë. Pas shpalljes së pandemisë, të dy ranë dakord që fëmijët të qëndronin me mamanë dhe babai të mos i takonte në kushtet kur ai punonte shofer dhe mund t’i ekspozonte ata ndaj infektimit. Rezulton se më herët ai ka pasur komunikim të rregullt dhe të shpeshtë me fëmijët dhe siç thotë i padituri, ai nuk rri dot pa komunikuar me fëmijët e tij”.

Por gruaja, sipas dosjes që Gazeta “Si” disponon, i ka vënë shkelmin këtij “pakti” pikërisht ditët e karantinimit në shtëpi, kur ish-partneri interesohej se tepërmi për ushqime dhe për kërkesat e fëmijëve. Shtetasja V.T. është ndjerë në ankth nga prania e ish-partnerit që herë sillte një qese me ushqime dhe së fundmi kishte nisur edhe pizza. “Të shtunën kërkoi të sillte disa ushqime. I solli dhe ia pranova. Pastaj në orën tetë të darkës më thotë “dua të sjell edhe një picë”. Unë nuk pranova duke pasur parasysh situatën e Covid-19. “Nuk ua jap dot fëmijëve një pizë”, i thashë pasi po i ruaj. I thashë të mos e sillte se nuk e pranoja, ndërsa ai më tha “merre se e kam sjellë tani, hape derën ndryshe do ta shkelmoj”. Nuk e hapa derën pasi ai është njeri i dhunshëm. Ai erdhi në shtëpi dhe po i binte derës. Unë nuk ia hapa dhe njoftova policinë”, tregon 38-vjeçarja V.T.

Por burri që më pas u urdhërua t’i qëndrojë larg shtëpisë së bashkëshortes por jo fëmijëve, e quajti gjithçka kujdes prindëror dhe mall për fëmijët.

O.B. shprehet në vendimin ku Gjykata ka regjistruar me audio edhe dëshminë e tij: “Mua më intereson kujdesi ndaj fëmijëve. Zonja e di mirë që unë bëj 4 kilometra që t’u çoj fëmijëve dhe familjarëve të tjerë qumësht që ajo mos të dalë e mos të ketë kontakt jashtë. U kam çuar ushqime çdo mëngjes, këtë e kam bërë çdo ditë të karantinimit. Atë ditë mora djalin në telefon dhe tek po flisja i thashë “a të të sjellë babi edhe një picë?”. E kërkoi dhe i thashë picerisë t’ia niste me motorist. E orientova për adresën dhe kur shkoi atje më tha nuk e hap askush derën. I thashë ish-gruas në telefon ta merrte picën dhe, nëse nuk e donin, të mos e hanin. Mbase e kam tepruar se e mallkova me gjithë shpirt. Gjatë këtyre ditëve të Covid-19 ne ramë dakord që mos t’i takoja fare fëmijët nga situata, por edhe sepse ish-gruaja jeton me prindërit dhe nuk dua të rrezikoj askënd. Unë punoj shofer dhe udhëtoj jashtë Shqipërisë, por çdo ditë flas më fëmijët në telefon se jam shumë i lidhur. Edhe picën ua dërgova nga dashuria”.

Por siç përmend Gjykata edhe pse është shumë e vështirë për të provuar pretendimet, debati që lindi për shkaqe banale mund të ishte shmangur nëse çifti do të kishte shfaqur tolerancë e mirëkuptim. “Ata kanë vepruar në mënyrë që secili prej tyre ka ndikuar drejtpërdrejtë në lindjen e konfliktit që mund të ketë degraduar në dhunë psikologjike, duke e bërë paditësen të ndjehet e frikësuar për jetën dhe shëndetin”, përshkruhet më tej.

Por gjykata vlerëson se gruaja duhet të kishte mbajtur sjellje më tolerante ndaj veprimit të ish-burrit, i cili po përpiqej të kujdesej për fëmijët, aq më tepër kur vetë palët pranojnë heqjen dorë nga ana e të atit për t’i takuar në fundjavë për t’i ruajtur nga infeksioni. Megjithatë, në përfundim, Gjykata urdhëron ish-partnerin mos t’i afrohet 38-vjeçares. Por ky urdhër nuk cenon të drejtat e babait për të kontakuar dhe takuar me fëmijët.

“Rekomandojmë që të mbyllet procesi dhe që palët të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të aktivizohen të dy në jetën e fëmijëve për të krijuar një atmosferë të shëndetshme”, thuhet më tej në vendimin e Gjykatës.

Marrë nga GazetaSi

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet