Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Dje nuk humbën vetëm Saliu dhe Luli”, Xhafaj: Fund i tmerrshëm i degradimimit të PD
9 Janar 2022, 17:46Nga DOSJA
TIRANË – Deputeti socialist dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj komentoi përplasjen e djeshme në godinën e Partisë Demokratike dhe konfliktin e brendshëm të saj. Në Facebook, shkruan se ngjarja e djeshme meriton pak të quhet turp, ndërsa shton se situata e krijuar në partinë më të madhe opozitare përfaqëson fund të tmerrshëm të degradimit të saj.
Ai i konsideron ish-kryeministrin Sali Berisha dhe liderin aktual të PD Lulzim Basha si dy anë të të njëjtës medalje që përfaqësojnë berishizmin, autokracinë dhe arrogancën politike.
Xhafaj dha mesazhin se opozita shqiptare duhet të ringrihet dhe të ketë lidership të ri të painfektuar nga fryma e Sali Berishës. Një opozitë e fortë dhe e pavarur e shpëton vendin nga kleptokracia dhe autokracia.
POSTIMI I FATMIR XHAFëS:
Koha të ringrihet opozita, por me lidership krejt të ri dhe të pa infektuar nga berishizmi dhe nënproduktet e tij të ngjashme. Opozita na duhet realisht të gjithëve të jetë e fortë, e pavarur dhe e ndershme për të shmangur dëmin e madh dhe me kosto të lartë ringjalljeje për demokracinë dhe institucionet demokratike. Kush mendon ndryshe apo akoma më keq, punon për këtë gjë në prapaskenë, dëshiron autokracinë dhe kleptokracinë, vdekjen e demokracisë!
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i konsideroi trillime bajate për beteja imagjinare deklaratat e kryetarit të Partisë Demokra...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi sot në komunikim me qytetarët se ësh...
TIRANË – Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat nga ish-kryeministri Sali Berisha se në protestën e djeshme janë futur armë dh...
TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e konsideroi protestën e djeshme të dhunshme në godinën e Partisë Demokratie si dita më e tri...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pasardhësin e tij Rama si dy politikanë që kanë shkatë...
MAQEDONI E VERIUT – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të nisë nesër vizitën 3 ditore në Maqedoninë e Veriut. Kreu i shtetit pritet të takohet me udhëhe...