LIVE UPDATES
Politike

Djegia e mandateve/ Deutsche Welle: Perspektiva europiane në rrezik, dialogu shansi i vetëm

24 Shkurt 2019, 19:40 Nga DOSJA

Ambasadori i BE, Soreca theksoi ditët e fundit se “qeveria dhe opozita duhet të angazhohen në një dialog konstruktiv për të kaluar këtë situatë. Çështja është sesi Shqipëria mund të ecë përpara drejt BE”.  Deputeti gjerman, Florian Hahn, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU për Zgjerimin dhe Çështjet e BE-së në Bundestag, u bën thirrje “miqve në Shqipëri” që „të fillojnë menjëherë diskutimet, në mënyrë që aktiviteti parlamentar të rifillojë dhe situata të kthehet në normalitet. Perspektiva europiane është në rrezik”, vë alarmin deputeti gjerman në një deklaratë të publikuar nga Agjensia Telegrafike Shqiptare. Kryeministri Rama është në një linjë me faktorin ndërkombëtar kur është fjala për daljen nga kriza. “Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet është forcimi i demokracisë, por  jo ndryshimi i qeverisë, as ndërprerja e  një mandati legjitim qeverisës” theksoi ai të premten.(22.02)

Kriza politike e pazakontë – opozita injoron thirrjet e faktorit ndërkombëtar

Të pazakontë krizën politike të saposhfaqur e bën pespektiva e paralizës së jetës parlamentare dhe potenciali i protestave për të destabilizuar vendin. Me heqjen dorë zyrtarisht nga mandatet parlamentare, opozita e zhvendosi debatin dhe luftën politike nga parlamenti në rrugë. Thirrjet e aleatëve strategjikë të Shqipërisë, BE dhe SHBA, për të mos djegur mandatet e saj parlamentare mbetën pa u dëgjuar. Ambasadori i Delegacionit të BE, Luigi Soreca, e cilësoi të premten hapin e paprecedentë të opozitës “një vendim që e ka futur vendin në një fazë pasigurie të lartë politike dhe që minon vazhdimësinë e hyrjes së Shqipërisë në BE”.

Edhe  Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, i quajti “dorëheqjet e koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, dëmtim të përpjekjeve për reforma dhe të një institucioni të rëndësishëm të demokracisë”, Parlamentit. Gjermania, mbështetësja e fuqishme e Shqipërisë në reformat për progres në integrimin europian, është në të njëjtën linjë. Në deklaratën e deputetit gjerman, Florian Hahn, theksohet, se  ”deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bënë autogol qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme”.

Pse dalin në protestat e opozitës qytetarët?

Stanjacioni politik është në prag. Zhvillim i protestave edhe me incidente dhune nuk përjashtohet. Kryetari i PD, ish-deputeti Lulzim Basha, tha të premten,( 22.02) se “do të vazhdojë aksioni qytetar pas djegies së mandateve me protesta lokale dhe kombëtare si edhe me përgatitjen e PD për zgjedhje”. Monika Kryemadhi , kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) pjesë e opozitës së djathtë, tha pas protestës së opozitës para Parlamentit se nuk përjashtohen edhe “shpërthime tritoli”. Opozita kërkon rrezimin e qeverisë Rama pa mbyllur mandatin e saj të dytë, në 2021, pasi sipas saj ajo është „e korruptuar, e lidhur me krimin dhe e ardhur në pushtet me vota të vjedhura”.

Presioni qytetar ndaj qeverisë Rama 2, muajt e fundit është shprehur me protesta këmbëngulëse. Banorët e Astirit,  një zonë e Tiranës,  ku është projektuar të kalojë Unaza e Re, janë në protest prej disa muajsh, të drejtuar nga opozita pasi projekti prek banesat e tyre. Por opozita kërkoi rrëzimin e qeverisë, kur plasi një skandal korrupsioni: kur tenderin e ndërtimit të një segmenti të unazës së re e fitoi një kompani fantazëm, me dokumenta të falsifikuara, që mori 18 milionë euro nga fondet shtetërore dhe menaxheri i saj nuk gjendet nga organet e drejtësisë që po hetojnë skandalin. Opozita e quajti skandalin “vjedhje nga qeveria”. Në dhjetor pasuan protestat e studentëve që kërkuan tarifa më të ulta për shkollim dhe kushte më të mira jetese në konvikte. Ndërkohë largimi i njerëzve, sidomos i rinisë, nga Shqipëria për shkak të papunësisë, varfërisë, mungesës së perspektivës  është një shkak tjetër  i pakënaqëesisë nga qeveria Rama.

“I papunë” – shqetësimi kryesor i protestuesve

Edhe pse Shqipëria ia doli mbanë  të ketë në 2018, një  rritje ekonomike  më të madhe se një vit më parë, duket qartë se jo të  gjithë shqiptarët e shohin rritjen në jetën e tyre të përditshme.  Ylli Kapa, protestues nga Tirana, thotë për DW: “Protestoj kundër kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama se jam i papunë që prej 5 vitesh, jam mekanik, kam qënë i punësuar në ndërmarrje shtetërore.” Një tjetër protestues, nga Erseka merr pjesë  në protestën e opozitës në Tiranë për të njëjtën arsye. „Protestoj për të drejtën time që të punoj. Jam vetë i pestë në shtëpi, asnjë nuk punon, shkoj emigrant me punë sezonale në Greqi. Jetojmë duke shitur bimë medicinale që i mbledh gjithë familja në mal”.

Kryeministri Rama, pranoi pas përfundimit të protestës para Parlamentit që “nuk është i pagabueshëm”. Por protestat e opozitës i sheh të frymëzuara nga frika e saj për humbjen e zgjedhjeve lokale, në qershor të këtij viti, dhe fillimi i funksionimit të Strukturës së Posacme Anti Korrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të hetojnë korrupsionin e politikanëve të lartë, që sipas kryeministrit Rama do të ndajnë ”akuzat nga krimi”. Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve integrimi i shqiperise ne be luigi soreca djegia e mandateve integrimi i shqiperise ne be luigi soreca


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet