LIVE UPDATES
Politike

Djegia e mandateve, Grida Duma: Rrezikojmë të dalim jashtë sistemit për ta rindërtuar atë

4 Maj 2019, 16:44 Nga DOSJA
Djegia e mandateve, Grida Duma: Rrezikojmë të dalim jashtë

E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ ish-deputetja e PD, Grida Duma komentoi strategjinë e opozitës lidhur me situatën politike në vend, për të cilën tha se nuk është një situatë e zakontë, por një situatë krize. Duma tha se opozita po rrezikon shumë, po rrezikon të dalë jashtë sistemit, me qëllim për të ndërtuar sistemin.

“ Padyshim nuk mund të shpikim rrotën në këto kushte. Unë mendoj që dukeqenëse opozita i dogji mandatet, sa i përket ekstremitetit të aksionit të vet e ka kryer, që në momentin që ka djegur mandatet, ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme duke marrë përsipër të krijojë një situatë të jashtëzakonshme, sa i përket llojit të aksionit politik. Djegia e mandateve surprizoi dhe shokoi situatën politike. Nuk ka shumë risi në javët që do të vijojnë, sepse nuk ka edhe shumë mundësi për risi përvec se paraqitjes së një platforme dhe vijimit me protesta. Për një arsye të thjeshtë, sepse për sa kohë bëhet fjalë për 30 qershorin zgjedhje vendore, të cilat nuk do të kryhen dhe nuk mund të kryhen pa opozitën dhe pa rregullat e lojës që po kërkon gjysma e popullsisë normalisht nuk mund të diskutojmë për axhenda të tjera. Në këto kushte, protesta, revolta popullore janë ajo që do të ndjekë në javët që vijojnë” u shpreh Duma.

Në vijim ish-deputetja demokrate, komentoi edhe mungesën e saj në aktivitetin ku kryedemokrati Basha shpalosi platformën e qeverisë tranzitore për zgjedhje të lira, mungesë për të cilën tha se përkoi me ditën e protestës së bllokimit të rrugëve nëpër qarqe ndaj edhe nuk pati shumë deputetë të pranishëm, për shkak të detyrave organizative. Duke u ndalur në platformën në fjalë, Duma tha se të gjitha pikat e platformës janë të realizueshme, nëse do të ketë vullnet.

“Duhet theksuar më shumë ndëshkueshmëria. Nuk mund të shkojmë në cilat do zgjedhje pa dhënë 3-4 shembuj ndëshkueshmërie. Për të dalë nga cepi ku Rama është vendosur, Rama thotë duhet të ndëshkojmë ata që do të tentojnë të cënojnë zgjedhjet. Patjetër, duhet të bësh pikërisht këtë. Pikërisht këtë po kërkojmë, por ja ta bësh këtë kur të vijnë zgjedhjet e vjedhura,ta bësh këtë sepse të janë vjedhur zgjedhjet.” -vijoi më tej Duma.

Ndërsa foli për zgjidhjet për të dalë nga kjo krizë politike, Duma tha se nuk ka zgjidhje nga kjo krizë pa dialog.

“ E kemi cuar debatin a thua se do zgjidhet situata mes dy skuadrave luftëtare me pushkë. Jemi në politikë, PD do të mbajë dhe ka mbajtur përgjegjësinë për ta zgjidhur situatën duke mos krijuar asnjë tension, përtej mjeteve demokratike. Ne jemi sot në një situatë ku jemi duke luftuar qoftë edhe me ambjentin ndërkombëtar për ta kuptuar se institucionet farsë nuk prodhojnë gjë tjetër përvec se kriza. Dhe ky është gjithë debati parimor që ne kemi” – theksoi Duma.

“Atëherë cfarë po bëjme ne? Po dalim jashtë sistemit për të ndërtuar sistemin. Ne nuk kemi për të qenë ndonjëherë absolutisht me përgjegjësinë mëkatare që do të shkaktojmë dëme për vendin. Padiskutim që opozita po rrezikon shumë, gjithçka po rrezikon është plotësisht e sakrifikuar. Përballet me qartësinë e situatës me ndërkombëtarët. Përballet me qytetarët që me të drejtë thonë ju bëtë inekstremis, dolët nga parlamenti nuk po na përfaqësoni më, na jepni zgjidhje, përballet me padurimin e njerëzve për largimin e një qeverie që i ka rrënuar dhe i ka larguar nga Shqipëria. Dhe kur i thua që nga shkurti deri tani, mirëkuptoni që ishim në një situatë ku mendohej se Rama nuk lëvizte kurrë. Kemi ardhur në një situatë që gjithçka po diskutohe është kush është lëvizja që do të bëhet për të shpëtuar Ramën. Se kaq po bën Rama, kush është lëvizja për të shpëtuar veten, sepse tashmë i shpëtuar nuk është më. Opozita është në mes të një zjarri ku të gjithë po presin nga ajo maksimizimin e këtij aksioni” -tha Duma, ndërsa shtoi se në sistem do të kthehen padiskutim përmes zgjedhjeve.

Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grida duma opozita rrezikon të dalë jashtë sistemit grida duma opozita rrezikon të dalë jashtë sistemit

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion