LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do puthte dorën e nënës, do përkëdhelte kokën e fëmijëve”, Rama preket për Klodian Tanushi: Flamuri kombëtar sot

16 Maj 2019, 10:57 Nga DOSJA
“Do puthte dorën e nënës, do përkëdhelte

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është prekur sot sërish në ceremoninë për nderimin e major Klodian Tanushit.  Rama tha se ai kishte një mision fisnik, por nuk u kthye siç familja do të donte, por si një hero i mbështjellë nga flamuri kombëtar.

Kryeministri foli për rëndësinë që ka puna e një ushtaraku për kombin, familjen dhe shoqërinë.  Ai e adresoi një mesazh edhe tek fëmijët e majorit Klodian Tanushi, për të cilët tha se kur të bëhen prindër do e kuptojnë atë që ka bërë babai i tyre sot.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe një fjalë për tre fëmijët: një ditë kur ju të bëheni prindër, do të keni kuptuar përfundimisht atë që babai juaj ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk ven sa emri dhe kujtimi i mirë!”-tha Rama.

Fjala e kryeministrit Edi Rama:

Flamuri jonë kombëtarë mbështjellë trupin e një tjetër dëshmori të atdheut, majorin Klodian Tanushin, kolegun dhe pasrënësin në përulje kombëtare, të nëntetares Zarife Hasanaj.

Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku, prind i tre fëmijëve, djalë i dy prindërve dhe i një babai që trashëgoi misionin e FA, dhe bashkëshort që ndahet krejt para kohe nga gruaja dhe familja e tij.

Përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalët që të mbushin zbrazëtinë e këtij momenti që do të mbetet aty në zemrën e fëmijëve, gruas, prindërve dhe të të gjithë shokëve të tij të armëve.

Sidoqoftë, shpresoj që prania jonë këtu, t’ju japë sado pak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme.

Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij për të mos lejuar që jetë të tjera të kumbisnin.

Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë për të shpëtuar jetët që do të vijnë, quhet vetëflijim për miqtë e panjohur… ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe jetëshpëtuese të FA si pjesë e aleancës së madhe të NATO.

Është më e lehtë të japësh jetën për njërit e dashur në çaste ekstreme, të merresh nga vdekja kur mësyn armiku sy më sy, por është tejet e vështirë dhe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në çdo çast për të shpëtuar jetë të panjohurish.

Të pranosh të korrësh nga vdekja në një vend që nuk është atdheu yt… ke dashur të mbjellësh farën e mirë që ushqen jetën, ky është rasti dhe momenti për tu përpjekur ta themi, atë që mund të duken si e pakuptueshme, pse një djalë, prind, burrë shqiptar duhet të kthehet pa jetë nga një tokë e panjohur, pikërisht për këtë… sepse sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe FA përmes tyre janë pjesë e këtij misioni, si një vlerë të patjetërsueshme.

Klodiani i ngjiti shkallët e karrierës një nga një, njeri i përkushtuar, fisnik, dhe tejet i respektuar, gjë që shpjegon përtej humbjes njerëzore edhe lotët e panatyrshme në fytyrën e shefit të shtabit teksa foli për të…

Sot mund t’i puthte duart e nënës, të përkëdhelte fëmijët, por është kthyer i mbështjellë me flamurin kuqezi, jo për të shkuar në shtëpi por për tu bashkuar në banesën e kombit, aty ku kombi ka mbledhur të gjithë ata që dhanë jetën për të!

Duke njohur familjet e dy dëshmorëve nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për ti shërbyer atdheut, në këtë vijë shumë të hollë mes jetës dhe vdekjes, është edhe trashëgim brezash, kultivim vlerash familjare dhe provë e asaj që themi ne: gjaku nuk bëhet ujë!

Unë dua të shpreh mirënjohjen e thellë sepse është falë dëshmorëve, atyre të djeshmes dhe këtyre të sotmes që ne e kemi të pamundur mjegullimin e të ardhmes pasi sakrifica e tyre na ndihmon edhe në momentet më të vështira ta dimë ku ndodhet dhe sa vlen ana e duhur e historisë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe një fjalë për tre fëmijët: një ditë kur ju të bëheni prindër, do të keni kuptuar përfundimisht atë që babai juaj ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk ven sa emri dhe kujtimi i mirë!

Sot janë zhvilluar homazhet tek Muzeu Kombëtar në nder të ushtarakut Klodian Tanushi. Në ceremoni morën pjesë familjarë, miq dhe të afërm.Ka spikatur prania e rreshterit që shpëtoi në këtë shpërthim, Julian Kapaj. Emocionet ishin të mëdha, dhe për politikën, nga ku nuk munguan lotët e ministres Olta Xhaçka, Gjeneral Bardhyl Kollçakut, dhe ministrit Sander Lleshaj.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camp Adazi në Letoni dhe ndërroi jetë më 10 maj. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama homazhet per klodian tanushin vdekja e majorit klodian tanushi edi rama homazhet per klodian tanushin vdekja e majorit klodian tanushi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet