“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
“Do të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre”, Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Preshevë dha rezultat
22 Qershor 2020, 11:08Nga DOSJA
KOSOVË– Ditën e sotme, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë e ka dhënë rezultatin e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi deklaroi se ata do të kenë më shumë deputetë që do të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve në shtetin serb.
“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë.”- ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë se partitë politike shqiptare në Serbi, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti. Nga ana tjetër përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë deklaruar se synojnë të fitojnë 3 ulëse në Parlamentin e Serbisë.
Një ditë më parë Serbia pati shumë zhvillime, pasi është vendi i parë që zhvilloi zgjedhjetgjatë kohës së pandemisë. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe mbaroi në orën 20:00, e ndërsa pas numërimit të votave Partia Përparimtare Serbe e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç triumfoi sërish në zgjedhje, duke marrë kështu mandatin e tretë deri më sot në Qeverinë serbe.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mixinit në Kinën jugperëndimore, ku të paktën 8 fëmijë kanë mbetur të vdekur.Nga mediat e huaja mësohet se 7 fëmijë...
SERBI– Idro Seferi, gazetari shqiptar në Serbi, pas zgjedhjeve të së dielës në Serbi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ftuar shqiptarët ta hapin...
TURQI– Në orët e fundit në Turqi është përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ku për pasojë kanë vdekur 5 persona.Zona më e prekur ka qenë e Burs...
SHBA– Vdekja nën arrest e afrikano-amerikanit George Floyd dhe ngjarjet që pasuan në Shtetet e Bashkuara kundër dhunës së policisë dhe racizmit sistematik kanë ...
MAQEDONIA E VERIUT– Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi, ku me rritjen e rasteve të reja Qeveria vendase rivendosi ...
NEW YORK– Mes vendit të parë më të goditur në botë nga pandemia e Covid-19, Nju Yorku ditën e sotme hyn në fazën e dytë të rihapjes, pasi regjistroi shifrat më...
BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, ku deri më tani ky shtet ka regjistruar mbi 1 milionë persona të infektuar dhe mbi 50 mi...