LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Do t’i pres duar dhe këmbë, më ke futur në burg’/ Burri del nga qelia, sapo shkel në shtëpi dhunon bashkës

3 Dhjetor 2020, 13:03 Nga DOSJA
‘Do t’i pres duar dhe këmbë, më ke futur në

TIRANË– Një grua në Tiranë ka parë vdekjen me sy dhe ka shpëtuar falë përpjekjeve të saj pasi është përleshur me njërin nga anëtarët e familjes që prej ditësh e ruante derisa u gjendën vetëm për vetëm. Ajo u dhunua barbarisht nga i shoqi, i cili sapo la ambientet e qelisë ku qëndroi për nëntë muaj pasi ishte shpallur fajtor për dhunë në familje. Burime të gazetës Si rrëfejnë se si shtetasi L. D sapo ka shkelur në prag të shtëpisë nuk i është dashur shumë kohë që të nisë sërish dhunën ndaj bashkëshortes së tij D. D. Ai u mbajt në qeli që nga muaji janar, pas akuzave të gruas, nënë e dy fëmijëve se ai ishte i dhunshëm dhe abuzues me të. Por burri që më pas u vendos nën hetim nga posta e Farkës, një polici lokale në qarkun e kryeqytetit, për gjashtë ditë me radhë pasi la ambientet e burgut u mbajt nën vëzhgimin e vajzave të tij, të cilat nuk ia kishin besën dhe druheshin se ai do vepronte njësoj me të ëmën. Dhe sipas burimeve policore të gazetës Si, të dyja të miturat e kishin parashikuar të atin siç duhet. Ai jo vetëm e rrahu të shoqen, por ju turr asaj me thikë dhe pastaj tentoi të zbriste një kat poshtë vilës ku mbante sende të forta pasi sipas tij do ia thyente këmbë e duar partneres që kishte guxuar ta denonconte dhe ta dërgonte në burg.

Burime të gazetës Si treguan se si rreth orës 23.30 L. D debatoi fillimisht me bashkëshorten duke e fyer atë. Gruaja i thotë policisë se pas këtij momenti, i shoqi kishte dalë nga kontrolli dhe se ajo e dinte që pasi të dilte nga burgu ai do vepronte njësoj. “Më kapi nga flokët, më tërhoqi zvarrë edhe pse aty pranë nesh qëndronin dy vajzat e mitura që nuk më lanë asnjëherë vetëm pasi i ati doli nga qelia. Filloi të më godasë me grushte sikur të isha thes në pjesën e shpatullës, vetëm më godiste. Mu hodh sipër dhe më kapi për fyti tentoi të më mbyste”.

Sipas policisë gruaja është përleshur me bashkëshortin dhe ka shpëtuar nga kthetrat e tij.

“E shtyva me këmbë e qëllova, ai shtrëngonte duart në fytin tim. Kur i shpëtova, ai shkoi në kuzhinë dhe mori thikën”, deklaron më tej e reja, e cila është ndjekur hap pas hapi prej të dyshuarit që sipas dëshmive të dy fëmijëve i ati vërtiste; do t’i pres duar dhe këmbë, do bëj që të dalë shpirti ngadalë , pasi më ke futur në burg”.

Policia referon për gazetën Si edhe dëshminë e nënës së dhunuesit që ka ndërhyrë mes të dyve dhe i ka rrëmbyer thikën, duke rrezikuar jetën e saj. Policia deklaron se pas këtij momenti i dyshuari ka zbritur në bodrumin e vilës për të marrë një shkop dhe për ta goditur gruan e tij. “Po shkoj të marr shkopin, vetëm shkopi të rregullon ty”, ka deklaruar i sapoliruari nga burgu. Sipas policisë gruaja është mbyllur në një dhomë dhe ka telefonuar të afërmit që ndërkohë kanë sinjalizuar menjëherë policinë. Ndërkohë familjarët dëgjonin të bërtiturat e të akuzuarit që godiste derën dhe thërriste “këtu do jemi, do të rregulloj unë ty”.

Policia rrëfen për gazetën Si se gruaja kishte fraktura të nxirash në fyt, të mbetura nga tentativa e të dyshuarit për ta mbytur, si dhe shenja në kurriz dhe në trup. Në referimet e policisë burri i dhunshëm ka përfunduar sërish në qeli, ndërkohë që dosjes kësaj radhe i janë shtuar kundër tij edhe dëshmia e të ëmës që tregon se si i lutej dhe qau para të birit që ta largonte thikën nga dora.

Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri dhunon gruan dhune ne tirane burri dhunon gruan dhune ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet