LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do t’i vrasim fare, do t’i zhdukim si pallat”, e frikshme në Sarandë, biznesmeni dhunon qytetarin në mes të rrugës

8 Prill 2020, 20:25 Nga DOSJA
“Do t’i vrasim fare, do t’i zhdukim si pallat”, e

SARANDË– Kohë më parë emisioni “Stop” ka transmetuar rastin e një konflikti në Sarandë për një ndërtim. Leja e ndërtimit, e shkruar nga Bashkia e Sarandës për një subjekt privat, rezulton më e madhe se objekti ekzistues. Gjithashtu mos respektimi i distancës nga objekti në objekt, ka krijuar konfliktin. Një pallat 6-katësh, që rrezikon të shembet, i bllokon dritaret dhe ballkonet në pjesën ku ndërton Nexhip Sulejmani. Po ky konflikt duket se nuk është ndalur.

Erion Prifti, palë në këtë histori, tregon për emisionin “Stop” se ditën e djeshme është dhunuar nga tre persona dhe është kërcënuar me jetë nga djali i Nexhip Sulejmanit, dhëndri dhe nipi i tij. Erioni ka përfunduar në spital dhe thotë se dhunuesit e tij as janë arrestuar dhe as ndaluar nga policia e Sarandës.

I dhunuari Erion Prifti: Quhem Erion Prifti! Jam banor i rrethit të Sarandës. Kam marrë një apartament në lagjen Kanali i Cukës. Aktualisht apartamenti ndodhet mbi Hotel Nertilin, pranë BukenVilës. Unë me zotërinë në fjalë kam një procedurë gjyqësore. Kisha bërë një kërkesë para nja 3 muajsh, për t’i ndërprerë punimet edhe për shqyrtuar, sesi ka dalë, sesi është leja e atij zotërisë…? Zotëria në fjalë më ka ardhur tek ballkoni dhe më ka prish të gjithë fasadën e shtëpisë time.

Gazetari: Pra ky është konflikti, ju jeni në një proces gjyqësor me zotin Nexhip Sulejmani?

I dhunuari Erion Prifti: Unë jam në një proces gjyqësor me zotin Nexhip Sulejmani edhe për arsyen, se kemi këtë koronavirusin dhe nuk pata mundësi, që të vazhdoja ta hidhja në gjyq në themel edhe e lashë situatën, që të mbarojë një çikë kjo situata e vështirë që ndodhemi tani në këto momente… Nejse! Pas këtij konfliktit, që pata me bisedime me Nexhip Sulejmanin, zbres poshtë nga ora 12:20-12:25, iki të marr nja dy gjëra në supermarket, për fat të mirë dhe supermarketin e kam në derë të shtëpisë, ndërkohë që pa vajtur atje, ndodhi ajo, që ndodhi…

Gazetari: Kush është ai personi që ju ka ndalur në fillim?

I dhunuari Erion Prifti: Djali i zotit Nexhip Sulejmanit, dhëndri i Nexhip Sulejmanit dhe nipi i Nexhip Sulejmanit. Personi, që më mban nga krahu, më thotë dua të bëj një bisedë, të sqarojmë një gjë.

Gazetari: Kush ishte ky personi që të ndaloi në fillim?

I dhunuari Erion Prifti: Nuk e njoh me emër, është nipi i Nexhip Sulejmanit, personi i dytë, që vjen direkt dhe bën goditjen, është djali i Nexhip Sulejmanit, personi i tretë, që afrohet dhe më gjuan është Nertili, dhëndri i Nexhip Sulejmanit.

Gazetari: Ju keni denoncuar, ju ka ardhur policia? Doktori çfarë ka thënë?

I dhunuari Erion Prifti: Doktori erdhi, mbajti një proces-verbal, erdhi dhe OPGJ, mbajti dhe ai një proces-verbal. Mbas një momenti kishin shkuar tek dyqani ku mora videot edhe i kishte treguar videot zotëria, shikoni çfarë i keni bërë djalit. Dhe i kishin thënë që ne do t’i vrasim fare, do t’i zhdukim si pallat.

Gazetari: Personat që ty të kanë dhunuar nuk janë arrestuar?

I dhunuari Erion Prifti: Po!

Emisioni “Stop” ka mundur të sigurojë edhe videon, që tregon aktin e dhunimit të Erionit nga personat e identifikuar prej tij.

Aty shfaqen tre persona. Në fillim duket një person, i cili kërkon të takojë Erion Priftin. Takimi në pamje të parë duket normal, por më pas dallohet që në këtë bisedë diçka nuk shkon.

Në cepin e murit nga krahu i majtë dallohet një person që vjen dhe grushton Erion Priftin në kraharor. Nga ana tjetër e trotuarit vjen personi i tretë i cili tërheq Erion Priftin drejt rrugës. Në video duket qartë dhuna barbare e tyre në ngjarjen që ka ndodhur dje, 4 Prill 2020.

Ngjarja ndodh në harkun kohor të një minute. Është një qytetar i cili ndërhyn dhe disa persona që dalin nga ana tjetër e trotuarit që  ndalojnë dhunën.

Marrë nga Tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne sarande erion prifti nexhip sulejmani dhune ne sarande erion prifti nexhip sulejmani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet