LIVE UPDATES
Bota

‘Do t’ju bëjmë të paguani’, presidenti Biden zotohet se SHBA-ja do t’i gjejë autorët e sulmeve në

27 Gusht 2021, 07:28 Nga DOSJA
‘Do t’ju bëjmë të paguani’, presidenti Biden

SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden premtoi të enjten se Shtetet e Bashkuara do t’i gjenin autorët e sulmeve vetëvrasëse dhe personat e tjerë përgjegjës për ato sulme vdekjeprurëse, anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, jashtë aeroportit të Kabulit, ku mijëra njerëz ishin mbledhur me shpresën për të ikur nga vendi i kontrolluar nga talebanët.

Autorët e sulmeve kishin goditur orë më parë në dy vende përreth perimetrit të Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, pranë Portës Abbey dhe para një hoteli aty pranë.

Të paktën 60 afganë dhe 12 trupa amerikanë u vranë, sipas zyrtarëve amerikanë dhe afganë. Më pas Pentagoni konfirmoi se një ushtar i 13-të kishte vdekur. Të paktën 143 afganë të tjerë u plagosën, njoftoi agjencia së lajmeve Associated Press.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se forcat amerikane në Kabul po përgatiteshin për sulme të tjera nga Shteti Islamik.

Viktimat e sulmit ishin të parat mes ushtarëve amerikanë aqë nga shkurti 2020. Ishte incidenti më vdekjeprurës për trupat amerikane në Afganistan prej një dekade.

Gjenerali amerikan Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së tha gjatë një konferencë për shtyp në Pentagon se 11 marinsa dhe një mjek i Marinës u vranë dhe 15 trupa të tjera u plagosën. Ai tha se një përplasje me armë pasoi sulmet me bomba.

Më vonë të enjten, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, njoftoi agjencia e lajmeve e grupit në kanalin e tij Telegram.

Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja dënuan sulmet, ashtu si edhe zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid.

Në fjalimin e tij, zoti Biden u zotua se evakuimet do të përfundojnë dhe Shtetet e Bashkuara do t’i kapin ata që qëndrojnë pas sulmit.

“Ata që kryen këtë sulm, si dhe cilido që do t’i bëjë keq Amerikës duhet ta dinë: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju kapim dhe do t’ju bëjmë të paguani,” tha ai nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti tha se evakuimet do të vazhdonin.

“Ne do t’i nxjerrim (nga Afganistani) amerikanët që duan të largohen,” tha ai.

Gjenerali McKenzie i bëri jehonë presidentit.

“Ne vazhdojmë të ekzekutojmë misionin tonë Nr. 1, që është të nxjerrim sa më shumë të evakuuar dhe qytetarë nga Afganistani,” tha ai gjatë konferencës për shtyp.

“ISIS nuk do të na zmbrapsë nga përmbushja e misionit,” tha gjenerali McKenzie. Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i përmbahen afatit të 31 gushtit për të tërhequr të gjithë trupat.

Gjenerali McKenzie tha se ushtria beson se sulmet janë kryer nga luftëtarë të lidhur me grupin e Shtetit Islamik në Afganistan, të njohur si ISIS-K. Ai tha gjithashtu se parashikoheshin edhe tentativa të tjera për sulme.

“Unë gjithashtu kam urdhëruar komandantët e mi të hartojnë plane operacionale për të goditur pronat, udhëheqjen dhe objektet e ISIS-K. Ne do të përgjigjemi me forcë dhe preçizion në kohën, vendin dhe momentin që zgjedhim”, tha zoti Biden gjatë fjalimit.

Ai tha se nuk kishte asnjë provë, deri tani, se ka pasur bashkëpunim mes talebanëve dhe ISIS-in në kryerjen e sulmeve.

Sulmi jashtë aeroportit goditi në një zonë ku janë mbledhur mijëra njerëz që kur talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht. Më shumë se 100,000 janë larguar nga vendi me fluturime evakuimi, tha zoti Biden.

Të enjten më herët, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se shpërthimi në Portën e Abbey ishte pjesë e “një sulmi kompleks që rezultoi në një numër plagosjesh mes amerikanëve dhe civilëve”.

Ai tha se një shpërthim i dytë ndodhi në ose afër Hotel Baron, një distancë të shkurtër nga Abbey Gate.

Duke folur për shpërthimin e parë, një burim i lartë taleban konfirmoi për Zërin e Amerikës se një person hodhi veten në erë në një zonë ku ishin të pranishëm një numër i madh njerëzish.

Shpërthimet erdhën disa orë pasi qeveritë perëndimore kishin paralajmëruar për kërcënimin e një sulmi terrorist në aeroport dhe thanë se ata që ishin mbledhur në zonë duhet të zhvendoseshin në një vend të sigurt.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i cili foli për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti tha se Shtetet e Bashkuara “po përpiqen të çojnë përpara misionin e tyre, ndërsa e dinë se siguria jonë është e komprometuar rëndë,” tha zyrtari.

“Sulmet ndodhën pikërisht në momentin e ndërrimit të turneve përndryshe edhe oficerët konsullorë mund të kishin qenë viktima”, tha ai.

Pas shpërthimit, Ambasada Amerikane në Kabul tha se qytetarët amerikanë duhet të shmangin udhëtimet në aeroport dhe të shmangin hyrjet e aeroportit, për shkak të frikës për sulme të mëtejshme.

Disa nga të plagosurit arritën të enjten në Spitalin e Urgjencës të Kabulit, të drejtuar nga një organizatë joqeveritare ndërkombëtare që trajton viktimat e luftës dhe minave tokësore. Kanalet afgane të lajmeve postuan në Twitter fotografi të civilëve që transportonin të plagosurit e tyre në karroca.

Zyrtarët pakistanezë kanë kërkuar, duke filluar nga e premtja, që hotelet anembanë kryeqytetit Islamabad, të anulojnë rezervimet dhe të mbajnë të gjitha dhomat në dispozicion të qeverisë për të paktën tre javë për të akomoduar mijëra të huaj që evakuohen urgjentisht nga Afganistani./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden kercenon isi-k shperthim ne kabul sulm kamikaz ne kabul joe biden kercenon isi-k shperthim ne kabul sulm kamikaz ne kabul

Sondazh

Poll
Bota 26 Gusht 2021, 19:43

Sulmet në Kabul, ISIS merr përgjegjësitë 

KABUL- Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësitë për sulmet e sotme në aeroportin e Kabulit. The Guardian shkruan se ISIS me atë një llogarisë së Telegramit ka...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet