LIVE UPDATES
Politike

53 shërbimet e ISSH online në e-Albania, drejtoresha e AKSHI-t zbardh shifrat e aplikimeve: Shmangëm varavingot nëpër

22 Shtator 2020, 10:24 Nga DOSJA
53 shërbimet e ISSH online në e-Albania, drejtoresha e AKSHI-t zbardh

DURRËS-Në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Durrës, këtë të martë, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Financave Anila Denaj, drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Linda Karçanaj dhe kreun e ISSH Astrit Hado, panë nga afër funksionimin e shërbimeve online.

Janë 53 shërbime online të ISSH në e-Albania të cilat kanë krijuar një tjetër qasje të ofrimit të shërbimeve publike për moshat e treta duke shmangur ecejaket nëpër sportele e pritjet e gjata, sidomos në kushte pandemie.

Zgjidhja me 53 shërbimet e ISSH ka krijuar një realitet të ri me ofrimin e shërbimit, na e faktojnë këtë shifrat e deritanishme. Nga janari deri në shtator janë 194 aplikime të bëra të ISSH, 92 mijë nga këto me vulë elektronike të menjëhershme. Pra nuk ka pasur asnjë nevojë të vihej në sportel, ndërkohë që 46% janë përdorur nga grupmosha mbi 60 vjeç që do të thotë se edhe mosha e tretë arrin ta përdorë portalin. E merrni me mend sesa lodhje, sesa strapacim i kemi kursyer moshës së tretë në këtë periudhë pandemie”, u shpreh drejtoresha e AKSHI-t teksa u ndal te një prej shërbimeve më të përdorura, “Aplikim për pension pleqërie” ku janë eliminuar 14 dokumente shoqëruese të cilat më herët i kërkoheshin aplikuesit.

“Kemi shmangur jo vetëm varavingot nëpër zyra por edhe 14 dokumetet shoqëruese. Janë hequr 14 dokumente shoqëruese të cilat nuk gjenerohen më nga aplikuesi por nga punonjësit e ISSH nëpërmjet sistemit të dedikuar dhe portalit e Albania. Pra nuk ka më asnjë arsye të mbahet radhë, të rrezikohet jeta e të moshuarit, ai thjesht aplikon, ISSH i gjeneron dokumentet, i plotëson dosjen vetë dhe ai pret vetëm pensionin e parë. Kush aludon se e-Albania nuk është për moshën e tretë, faktet na tregojnë të kundërtën. Janë 24 500 aplikime për pension pleqërie nga 1 janari”, tha Karçanaj teksa kryeministri Rama u ndal më tej edhe te ‘tranzicioni’ përmes të cilit kanë kaluar vendet të cilat kanë kaluar online ofrimin e shërbimeve publike.

“Kjo është për ata që thonë s’ka ndryshuar asgjë, administrata është po ajo… Faktikisht ka ndodhur një ndryshim historik.Tani duhet që vetë qytetarët të shmangin kontaktet fizike me administratën sepse te kontaktet fizike duhet ta pranojmë që ka akoma probleme, zvarritje, ka akoma shqetësime pasi rritja e nivelit të vetëdijes dhe edukatës së administratës është diçka që do kohën e vet, nuk mund të bëhet thjesht duke shkuar në Gjermani e Francë e duke parë pasi aty bëhet fjalë për qindra vjet traditë as për një e dy dekada. Në këtë mënyrë shteti vjen në xhep, jo dora në xhep e një nëpunësi por shtetin e ke në iphone, në shtëpi, në kompjuter…

Dhe ata që thonë që e-Albania është për të rinjtë gabojnë sepse faktikisht ne e kemi parë edhe te platforma e bashkëqeverisjes, edhe te e-Albania që të moshuarit janë përdorues më të rregullt të kësaj forme, marrin shërbimin, kursejnë ecejaket nëpër diell e nëpër shi, tek kompjuteri i shtëpisë, me nipin me mbesën, te fqinji, e zgjidhin këtë gjë. Dhe ajo përpjekja për ta zgjidhur këtë gjë aty është shumë më e ëmbël sesa përpjekja për të ardhur e për të mbajtur radhë këtu”, u shpreh kryeministri Rama.

Sipas drejtoreshës së AKSHI deri në fund të vitit do të kalojnë online edhe 392 shërbime për të përmbushur kështu finalizimin e digjitalizimit të shërbimeve publike. Sipas Karçanajt, 92% e shërbimeve publike, do ofrohen me një klik në platformën e-Albania.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama durrës shërbimet në institucione edi rama durrës shërbimet në institucione

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet