LIVE UPDATES
Politike

“Të fala mamit se është me PD-në”/Rama batuta me të rinjtë në Kongres: Prioriteti i ekranit, kronika e zezë ose lajm

1 Mars 2020, 10:41 Nga DOSJA
“Të fala mamit se është me PD-në”/Rama batuta me

TIRANË– Në ditën e tretë të Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama e nisi me një batutë, referuar një parafolëseje, ku i tha të fala mamit, pasi është me PD-në, ku nuk munguan edhe duartrokitjet e të pranishmëve. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve.

Me thënë të drejtën nuk isha përgatitur për të folur, se duhet të fliste mamica. Vajza që foli me emocion dhe që e ka mamin me PD, të fala mamit. Mami sheh larg, por mami ka ngelur tek PD-ja,vajza duhet të vijë tek PS-ja. Ne e bëmë këtë kongres dhe patëm idenë që të ndahej në 3 pjesë. E para i kushtohej grave, e dyta i kushtohej të gjithëve dhe e treta të rinjve. Dhe pse flasim çdo ditë, në ekran nuk gjen vend, pasi prioritet kanë lajmet e rreme dhe kronika e zezë. Mediet në SHBA duhet të kishin në kryefaqe kronikën e zezë. Nëse në Itali lajmet do të fillonin me kronikën e zezë njerëzve do t’u krijohej ideja që të mos dilnin më nga shtëpia se mund të vriteshin apo grabiteshin. Publiku kërkon të marrë ndjesi reale të vendit ku jeton. Përmes portaleve po preket shumë rëndë modeli i protagonistit, kjo ndodh edhe në botë, por tek ne është më e fokusuar. Këtu i shtohet protagonisti që vjen nga bota e krimit. Sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve”, tha kryeministri Rama.

Rama tha se FRESH-i duhet të hapet për t’i dhënë mundësi vajzave të marrin poste drejtuese, pasi sipas tij ato janëmë të mira se djemtë në këtë aspekt.

“FRESH-i nuk ka pse të të drejtohet nga një djalë, por duhet të drejtohet nga një djalë dhe një vajzë. Të gjithë djemtë me mend janë shumë pak pa vajzat. Duhet t’i japim mundësinë vajzave që kanë shumë më pak kohë për të humbur për të treguar se kush jam unë e kush je ti dhe kanë shumë më pak kohë për të krijuat klane dhe përçarje, të cilat djemtë i kanë prirje. Vajzat janë më të mira se djemtë edhe në shkollë”, u shpreh Rama.

Sot Partia Socialiste zhvilloi ditën e tretë të Kongresit, ku në fokus ishin programet për të rinjtë. I pari që e mori fjalën ishte kreu i FRESH, Eljo Hysko. Ai tha se sfida e PS është ajo e Shqipërisë europiane, e cila mund të realizohet nga socialistët e rinj. Kryeministri Edi Rama tha se në ekran çdo ditë zënë vend lajmet e rreme ose kronika e zezë. Sipas Ramës sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve. Nga ana tjetër kreu i qeverisë i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta, ku tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes dhe se vendi duhet të ecë përpara.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kongresi i ps 2020 te rinjte ne kongres edi rama kongresi i ps 2020 te rinjte ne kongres

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet