Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dogji qëllimisht një sipërfaqe toke, arrestohet 59-vjeçari në Gjirokastër
13 Prill 2022, 09:53Nga DOSJA
GJROKASTËR- Një 59-vjeçarë është arrestuar në Gjirokastër. 59-vjeçari i identifikuar me inicialet I.M., është kapur në flagrancë nga policia e Gjirokastrës pasi ka ndezur zjarr në një pronë shtetërore.
Kjo pronë ishte në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.
59-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Njoftimi i plotë i Policisë: Ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(j.c)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ditën e sotme në fshatin Vidhisht të Roskovesit po zhvillohen dy ceremoni mortore. Xhevahir Hoxha dhe Merushe Hazizin po prehen sot në banesë...
POGRADEC- Qytetari M.T., 49 vjeç, banues në Stamboll, Turqi është arrestuar në kufirin e Qafë Thanës, Pogradec pasi kishte sjell 4 emigrantë të paligjsh...
TIRANË– Elton Hajnaj, autori i dyshuar i vrasjes së Taulant Beqiraj është dënuar me 21 vite burg. Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë ...
TIRANË– Report Tv ka siguruar foton e mjetit që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e Nazim Bandulës. Pamjet janë kapur nga një kamera sigurie...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e djeshme në Tiranë. Një grua e moshuar është sulmuar nga dy qenë të racës “Pit Bull” e për pasojë është...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas raportit të DASH, ku thuhet se Shqipëria vuan problemet me korrupsionin dhe p...