LIVE UPDATES
Bota

Doktor Rifat Latifi, rikthimi nga SHBA në Kosovë si ministër i Shëndetësisë

21 Dhjetor 2021, 20:06 Nga DOSJA
Doktor Rifat Latifi, rikthimi nga SHBA në Kosovë si ministër i

KOSOVË – Doktor Rifat Latifi, kirurgu shqiptaro amerikan, me prejardhje nga Kosova u rikthye në vendlindje pas më shumë se 36 vjetësh qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Dr. Latifi i njohur me arritjet e tij në fushën e mjekësisë dhe tele-mjekësisë u emërua një muaj më parë ministër i Shëndetësisë në Kosovë.

Latifi, i cili ka studiuar në Universitetin të Prishtinës për të vazhduar specializimet për kirurgji të përgjithshme, traumatologji dhe reanimacion në Shtetet e Bashkuara, është profesor dhe drejtues i departamentit të Kirurgjisë në Kolegjin e Mjekësisë së Nju Jorkut. Në intervistën e parë si ministër dhënë Zërit të Amerikës, ministri Latifi thotë se që nga shkuarja në Amerikë, ëndërr e kishte rikthimin në Kosovë.

“Unë e lexova një ditë një intervistë që i kam dhënë një mikut tim Milazim Krasniqit që është botuar në “Fjala” në vitin 1991 edhe mes tjerave unë atëherë kam qenë në Hjuston të Teksasit dhe merresha me hulumtime shkencore, e pyetja e fundit e Milazim Krasniqit thotë a do të kthehesh në Kosovë? E përgjigja ime atëherë ka qenë, po, dhe nëse mbetëm atje ku jam mos më numëroni ndër të gjallët”, tha ai.

Ministri Latifi thotë se secili shqiptar duhet të kthehet në vendlindje për të dhënë kontributin për vendin.

“Secili duhet të kthehet në vendin tonë sepse ne i kemi borxh shumë kësaj toke, i kemi borxh shumë këtyre njerëzve, i kemi shumë borxh popullit tonë që na ka shkollu, na ka eduku pa asnjë cent. Nëse edukohemi këtu dhe shkojmë jashtë vendit menjëherë apo kurdo që shkojmë dhe nuk i kthejmë borxhin Kosovës atëherë kemi problem të madh me vetveten”, tha ai.

Ministri Latifi mori detyrën e ministrit të Shëndetësisë në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit, një virus ky që ka shkaktuar vdekjen e afro tre mijë qytetarëve të Kosovës. Ai thotë se aktualisht gjendja me COVID-19 është e qëndrueshme por nuk mund të ketë lehëtsim masash kufizuese.

“Vendet në Evropë kanë një numër shumë të rritur me COVID-19 kanë probleme të jashtëzakonshme nëpër spitale, ndonëse e kanë sistemin shëndetësor shumë më të zhvilluar se ne. Ne për fat e kemi një gjendje shumë stabile epidemiologjike por ne duhet të jemi të kujdesshëm që kjo të mos na keqësohet ngase mund të keqësohet brenda ditës prandaj ne jemi gati për çdo ditë duke analizuar gjendjen epidemiologjike edhe me marr masa tjera nëse ka nevojë, tash për tash jemi mirë”, tha ai.

Ministri Latifi thotë se deri më sot nuk është regjistruar asnjë rast me variantin e ri Omicron të koronavirusit.

“Ne i marrim mostrat epidemiologjike që i dërgojmë jashtë vendit edhe ndoshta mund të kemi tani por deri më tash nuk kemi asnjë, shancat janë shumë të mëdha që edhe ne të kemi sikurse vendet e botës”, tha ai.

Kosova deri më tash ka vaksinuar më shumë se 60 për qind e popullsisë mbi 18 vjeçe kundër COVID-19. Por majt e fundit është shënuar rënie e interesimit për t’u vaksinuar. Aktualisht në Kosovë ka filluar vaksinimi edhe me dozë përforcuese apo dozën e tretë për të mbrojtur qytetarët nga variantet e reja të COVID-19. Ministri Latifi thotë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të parandaluar vdekjet dhe shtrirjet në spital. Doktor Latifi thotë se ka ardhur në Kosovë që të çojë përpara proceset për të përmirësuar sistemin shëndetësor që sipas tij ka nevojë për rikonstruktim të përgjithshëm.

Me rëndësi ka me qenë që ne ta kthejmë autoritetin e mjekëve, ta kthejmë autoritetin dhe përgjegjësinë e specializantëve, ta ristrukturojmë në mënyrë komplete edukimin e kuadrove në mënyrë që nesër të merren me shëndetin e Kosovës”, tha ai.

Zoti Latifi e ka renditur ndër përparsitë e punës së tij zvogëlimin e numrit të mjekëve që largohen nga vendi.

“Edukimi i kirurgëve dhe gjithë mjekëve duhet me të vërtetë të rikonstrukturohet shumë mirë dhe duhet të kemi shembuj nga e gjithë bota por unë anoj më shumë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në realitet anoj tërësisht sa i përket edukimit post-diplomatik dhe që ne duhet ta krijojmë një agjenci që merret ekskluzivisht me përgatitjen e kuadrove të ardhshme. Nëse nuk e bëjmë këtë, ne kemi me humb edhe më shumë specialista e specializantë edhe kuadro tjera infermierët sepse nuk janë vetëm mjekët që po ikin”, tha ai.

Ministri Latifi gjatë vitit 1987 deri në fillim të viteve të 90-ta ka bashkëpunuar me Zërin e Amerikës duke u përgjigjur pyetjeve të shqiptarëve nëpër botë për më të rejat shëndetësore. Zoti Latifi i kujton ato ditë si periudhën jashtëzakonisht të mira për të.

“Unë shumicën e kohës kur jam përgjigjur letrave të dëgjuesve të Zërit të Amerikës kam qenë në Hjuston të Teksasit, më dukej shumë shumë larg prej tokave tona shqiptare por të ju them të drejtën sa herë që e kam marr një letër prej gjitha tokave shqiptare, prej Çamërisë, prej Evropës, vendeve tjera, prej Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zit, prej Greqisë edhe më ulët se Çamëria, mua më dukej se një cop toke e Kosovës ka ardh në Hjuston. Kjo ka qenë për mua një detyrim i madh që t’i njoftojmë pacientët me lëvizjet e fundit shkencore në ecuritë e tyre, kështu që unë i kujtoj ato me një kënaqësi të jashtëzakaonshme edhe me një mallëngjim të them të drejtën të madh për këtë, unë falenderoj Zërin e Amerikës sepse që nga atëherë ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme, të vazhdueshme dhe mbulesat e juaja edhe për programin telemjekësisë në Kosovës e sidomos programit të telemjekësisë në Shqipëri kanë qenë madhështor”, tha ai.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kosove ministri i shëndetësisë në kosovë rifat latifi kosove ministri i shëndetësisë në kosovë rifat latifi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën