LIVE UPDATES
Bota

DOKUMENTET/ Burri i Vjosa Osmanit ishte i përfshirë në përleshje fizike me kolegët e punës

26 Janar 2021, 15:13 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ Burri i Vjosa Osmanit ishte i përfshirë në

KOSOVË- Burri i Vjosa Osmanit ishte i përfshirë në përleshje fizike me kolegët e punës, nuk i lejohej avancimi

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ishte përfshirë në një përleshje fizike me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilin veprim edhe ishte denoncuar nga Drejtori i Përgjithshëm në MPJ, Albert Prenkaj. Ai përmes një letre dërguar ministrit kishte përmendur këtë dhe arsye të tjera pse Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër. Pavarësisht kësaj, ai ishte graduar në gradën ministër nga ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Para dy vjetësh, Ministria e Punëve të Jashtme që atë kohë udhëhiqej nga Behgjet Pacolli, e kishte graduar kundërligjshëm bashkëshortin e Vjosa Osmanit, Prindon Sadriun.

Atij i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandati 4-vjeçar në Shkup. Pavarësisht që drejtori i përgjithshëm nuk kishte rekomanduar asnjëherë gradimin e tij. Madje drejtori Albert Prenaj, kishte reaguar duke kërkuar që rasti i Sadriut të rishqyrtohet, pasi e konsideronte të kundërligjshëm.

Paraprakisht, Prenaj, kishte njoftuar ministrinë se Sadriu ishte përfshirë në një përleshje fizike.

Gazeta Insajderi, ka siguruar letrën që Prenkaj i kishte dërguar ministit, me datë 18 korrik 2019, dy ditë pas gradimit të Sadriut. Në këtë letër Prenkaj tregon se si Sadriu, kishte fyer dhe pastaj ishte përfshirë në përleshje fizik me Lulzim Mjekun, drejtor për Çështje Politike në MPJ, në atë kohë.

“Gjatë organizimit të një takimi jo formal me dy studentët që morrën pjesë në Universitetin verorë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjegjësisht nga këshilltari Besnik Hoti, asistuar nga Drejtori për Çështje Politike, z.Lulzim Mjeku në ambientet e MPJ-së, Prindon Sadriu ka ngacmuar dhe fyer z.Mjeku, gjë që ka shkaktuar eskalimin e situatës deri në përleshje fizike”, thuhet në letrën e siguruar nga Insajderi.

Prenkaj, kishte deklaruar se Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër.

“Duke marrë parasyshë se z.Sadriu për pak muaj ka qenë nxitës i konflikteve verbal dhe fizike, çfarëdo vlerësimi dhe reference për ngritje në gradë, invalidohet. Për më tepër, z.Sadriu nuk posedon as nivel të kompetencës dhe as vlerësim se është në gjendje të ushtroj detyrën me gradë të Ministrit”, thuhej në letrën e Prenkaj që ka siguruar Gazeta Insajderi.
Por pavarësisht kësaj, Sadriut i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandat 4-vjeçar në Shkup.

Prenkaj kishte reaguar menjëherë duke i shkruar Behgjet Pacollit duke i kujtuar se ai nuk kishte dhënë asnjë rekomandim për Sadriun.

Insajderi para dy vitesh ka publikuar letrën e drejtorit të përgjithshëm i cili kërkonte që Pacolli ta rishqyrtoj edhe njëherë vendimin e tij për gradimin e Prindon Sadriut.

“Drejtori i përgjithshëm, në asnjë formë nuk ka ofruar ndonjë propozim për subjektin e vendimit datë. 15.07.2019”, thuhet në vërejtjen që drejtori i përgjithshëm i ka dërguar ministrit Pacolli.

Aty ka përmendur ligjet në fuqi për të cilat ai ka gjetur shkelje në vendimin për gradimin e bashkëshortit të Vjosa Osmanit.

Prenkaj në letrën e tij ka përmendur, transferimin, lëvizjen dhe ngritjen në detyrë të nëpunësit të shërbimit të jashtëm. Aty ia ka sqaruar se vendimi i takon Ministrit të Jashtëm, por mbështetur vetëm në vlerësimin drejtorit të përgjithshëm.

Sot gjatë ditës Front Online ka raportuar se si Prindon Sadriu ka pasur një “betejë virtuale” me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajn.

Dedaj sipas komunikimeve elektronike të datës 25 janar 2021, të cilat janë publikuar, i kërkoi Sadriut që stafi diplomatik duhet të respektojë urdhëresën e MPJD-së për paanësi në procesin elektoral për Zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të datës 14 shkurt 2021.

Kurse Sadriu, sipas këtyre komunikimeve me email i kujton shefit të tij, Gjergj Dedajt, se mbanë disa pozicione zyrtare, mes tyre: Diplomat karriere i gjeneratës së parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënkolonel në Ministri të Mbrojtjes dhe Zotëria i Parë në Detyrë i Republikës së Kosovës.

Marre nga: Insajderi

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni prindon sadriu vjosa osmani prindon sadriu vjosa osmani


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet