LIVE UPDATES
Insights

DOKUMENTET/Kardhiq-Delvinë ‘ngelet’ në letër, Rama njoftoi nisjen e punimeve për tunelin më 8 gusht, kompania G

10 Tetor 2020, 12:01 Nga DOSJA
DOKUMENTET/Kardhiq-Delvinë ‘ngelet’ në letër, Rama

TIRANE- Kjo është kronika e xhiruar dhe montuar nga Kryeministria për tunelin e Kardhiqit. https://ata.gov.al/2020/08/10/nis-puna-ne-tunelin-e-rruges-kardhiq-delvine-rama-veper-e-sterpremtuar-ne-dekada-tetorin-e-ardhshem-ne-hapim-tunelin/

Kryeministri dhe ministrja Balluku kanë shkuar në lotin 4 të rrugës që lidhet me lotin 7, që është tuneli i Kardhiqit dhe shpallin të filluara punimet për tunelin. Është data 10 gusht 2020, kur Kryeministri me gëzim thotë se vepra do të përfundojë për 1 vit, ndërsa ministrja tregon për premtimin që kompania ka bërë se do ta përfundojë tunelin në gjysmën e kohës së kërkuar, pra në 12 muaj nga 24 që është parashikuar.

“Këto janë fakte, jo opinione”, do thoshte Kryeministri dje, në mbledhjen e asamblesë, 2 muaj pasi shpalli fillimin e punimeve të tunelit nga kompania Gjoka.

Për tu marrë me faktet e vërteta shërben kjo letër zyrtare që Kompania Gjoka i ka çuar Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Mban datën 10 shtator 2020 dhe tregon që punimet, jo vetëm nuk kanë filluar në 10 gusht, por nuk mund të fillojnë as në 10 tetor, që është sot, 2 muaj pas kronikës së shpërndarë nga Kryeministria.

Në shkresën zyrtare, Kompania Gjoka shpreh gjithë habinë e saj për situatën që ka gjetur në terren. Tuneli nuk qenka aq i thjeshtë sa mendohej, fondet nuk qenkan të mjaftueshme, sepse terreni është më i vështirë dhe informacioni i ARRSH shumë i vakët.

Pra problemin sipas Kompanisë Gjoka e ka ARRSH, që me një fond limit 20 milionë euro, shpalli një tender (me çelësa në dorë) të ngjashëm me të gjithë tenderat e mëparshëm për ato që quhet veprat e mëdha në rrugë dhe që përfshijnë tunelet dhe urat.

Është tenderi që ARRSH ia dha një kompanie italiane dhe kompania Gjoka Kontruksion e apeloi në Komisionin e Prokurimeve Publike (KPP), pasi kishte cuar ofertën më të ulët, me 5 milionë euro më pak. Fondi limit ishte 20 milionë euro, oferta e kompanisë Gjoka ishte 15 milionë euro. ARRSH nuk ia dha sepse kishte një Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), që e ndalonte t’i jepte tenderin një kompanie që ka ende një kontratë ku nuk ka kryer 70 për qind të punimeve.

Bëhej fjalë për rrugën e Arbrit që po ndërtohet nga Kompania dhe në atë kohë nuk ishin kryer 70 për qind të punimeve. Gjoka nuk plotësonte as kushtin që të kishte kryer më parë një vepër të madhe si tuneli, sepse nuk e kishte përfunduar akoma tek rruga e Arbërit dhe nuk e ka përfunduar akoma sot në fakt.

Cështja u zgjidh duke shkarkuar drejtoreshën e ARRSH që zbatoi ligjin, duke anulluar VKM me efekt prapaveprues dhe duke ia dhënë Gjoka Konstruksion me 15 milionë euro të drejtën për të ndërtuar tunelin e Kardhiqit.

Sot kompania, jo vetëm që nuk i ka filluar punimet, por shkruan zyrtarisht që 15 milionë eurot nuk mjaftojnë, duhen rreth 2 milionë euro më shumë, sepse tuneli qenka në luginë dhe këtë nuk e dinte. Pastaj thotë që tuneli lidh lotin 4 me lotin 6, duke harruar që lotin 6 e ndërton pikërisht Gjoka Kontruksion. Si mund të mos e dinte terrenin, si mund të mos i njihte kushtet teknike, kur është duke ndërtuar pikërisht aty ku lidhet tuneli me pjesën tjetër të rrugës? A mjaftoi informacioni për kompaninë italiane që ofroi ndërtimin e tunelit me 20 milionë euro, sa fondi limit?

Shkresa zyrtare që Gjoka i drejton ARRSH, e përjashton mundësinë e tunelit në gjurmën e kërkuar nga ARRSH dhe e zhvendos atë në të majtë ose në të djathtë, duke ndjekur pjesën shkëmbore të malit, pra pjesën ku nuk ka shumë nevojë për punime mbrojtëse dhe ku carja e malit nuk bëhet me mjete modern, pro me mina. Kjo ul ndjeshëm koston në parim, por jo në realitetin që ofron Gjoka.

Ai e llogarit si rritje gjatësie të tunelit dhe si rrjedhim rritje të kostos. Në 2 variantet që i ka paraqitur ARRSH, Gjoka kërkon 15 milionë euro për variantin e parë (ana e majtë e malit) dhe 25 milionë euro për variantin e dytë (ana e djathtë e malit).

I sugjeron dhe ARRSH të zgjidhet ana e majtë që ka më pak kosto, ndërkohë që kostoja më e ulët që ofron është 2 mln më shumë se ajo me të cilën e ka fituar tenderin, ndërsa variant i dytë ka kosto 5 milionë euro më të lartë se fondi limit.

Nuk mbaron këtu, në variantin më të lirë që ka ofruar, projekti parashikon një tunel me kthesë, me rreze 500 metra, që është kërcënim më i madh se Qafa e Muzinës për udhëtarët.

Është i papranueshëm në teori, por ndoshta mund të pranohet në praktikë nga ARRSH. Nëse ky variant pranohet, tuneli mund të shndërrohet në burim aksidentesh.
Në kushtet ku e ka vendosur Gjoka ARRSH-në, është e qartë që vendimi do të jetë i vështirë.

Drejtori Ergys Verdho, si inxhinier me përvojë, e di se firmosë një kontratë në bazë të secilit projekt ka kosto personale. Nuk dihet nëse do ta pranojë sfidën për të injoruar ligjin, profesionin apo moralin, por e sigurtë është se Edi Rama dhe Belinda Balluku gënjyen ditën për diell, në mes të rrugës së pabërë dhe se historia e Tunelit të Kardhiqit mbetet një histori korrupsioni me klientët e preferuar të Kryeministrit. Si e tillë nuk mund të prodhojë rezultat.

(DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck belinda balluku edi rama gjoka shpk tuneli i kardhiqit belinda balluku edi rama gjoka shpk tuneli i kardhiqit


Sondazh

Poll
Insights 8 Tetor 2020, 10:45

Spiropalizimi i Erion Velisë

Nga të gjithë servilët që ka në vathën e tij, pa dyshim që Erion Veliaj i plotëson maksimalisht parametrat, për t’u përzgjedhur nga Edi Rama si “skifteri” i fus...

Insights 29 Shtator 2020, 16:24

TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka lënë të papunë dhjetra mijëra persona në mbarë globin dhe përjashtim nuk bën as Shqipëria. Por për vendin tonë, ende nu...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet