LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dokumenti 1967/ Feqor Shehu udhëhiqte aksionin për prishjen e kishave dhe xhamive

14 Qershor 2019, 14:36 Nga DOSJA
Dokumenti 1967/ Feqor Shehu udhëhiqte aksionin për prishjen e kishave

Ishte koha kur pushteti komunist kishte konsoliduar të gjithë aksionin për prishjen e kishave dhe xhamive në mbarë Shqipërinë, e kur priftërinj e hoxhallarë po mbushnin burgjet e kampet e internimit. Lufta e ashpër kundër klerit kishte nisur qysh në fillimet e pushtetit komunist, me burgosjen dhe vrasjen e dhjetëra klerikëve shqiptarë.

Kujto.al sjell një dokument që na rrëfen përpjekjen e diktaturës për të zhdukur besimin fetar dhe për të asgjësuar çdo përpjekje të klerikëve shqiptarë për të mbajtur gjallë besimin në Zot. Dokumenti i marrë nga AIDSSH, na rrëfen reagimin e besimtarëve kundër vendimit të diktaturës për të prishur kisha e xhami. Na rrëfen gjithashtu edhe trimërinë dhe vendosmërinë e klerikëve shqiptarë për t’u përballur me diktaturën komuniste. Dokumentet janë gjetur në dosjen e Sigurimit të Shtetit për klerin në Shqipëri, dhe është pikërisht koha kur Feqor Shehu ishte zv/kryetar i Degës së Brendshme në Shkodër, atje ku ishte përqendruar më së shumti lufta e diktaturës kundër klerit. Në dokumentet e mëposhtme gjeni detaje të rëndësishme edhe të bashkëveprimit midis klerit katolik, atij mysliman e ortodosk në betejën për t’i mbijetuar diktaturës komuniste.

Dokumenti

Kohët e fundit, kryetarit të Kishës katolike, Monsinjor Çobës, i kanë ardhur dy telegrame nga komuniteti mysliman dhe kisha ortodokse në Tiranë, ku njoftojnë se kanë marrë masat e nevojshme për kufizimin e shërbimit fetar. Mbas këtyre ka mbledhur disa pritërinj dhe ka biseduar që në qoftë se na kërkohet me heqë dorë, neve nuk do ta bëjmë këtë. Biles Çoba është shprehur duke thënë: “edhe sikur të më propozohet për të heqë dorë, unë nuk do ta bëj një gjë të tillë edhe në rast se më duhet të vdes”. Nga ana e klerikëve është konsideruar burrërore mospranimi me heqë dorë nga shërbimi fetar i Dom Prek Nikçit, në kohën kur ky është thirrur në komitetin Ekzekutiv. Na rezulton se priftërinjtë katolikë reaksionar, janë duke nxitur besimtarët të ndryshëm që t’i drejtohen Komitetit të Partisë me kërkesë lënien e priftërinjve në famulli. P.sh. një burim i joni tregon se Monsinjor Çoba ka thënë: “besimtarët që kanë mbetur pa kisha në katunde, po vijnë për shërbime fetare në qytet, shumica e popullit ka mbetur e tronditur për masat e fundit kundër kishës. Në fshatin Stajkë janë mbledhur me qindra firma nga besimtarë që kërkojnë prift, tre nga të cilët kanë ardhur tek unë, por i drejtova në Komitetin e Partisë”.

Monsinjor Ernest Coba është shprehur se: kishat nuk i mbyll shumica e popullit por një pakicë, gjoja si përfaqësuese e Popullit. Të gjitha këto rreziqe që kemi sot, na vijnë prej Kinës….

Të indinjuar nga propaganda e tyre reaksionare, besimtarë të ndryshëm armiq, ndër disa raste janë shprehur jo mirë për masat e marra për mbylljen e kishave dhe xhamive. Kështu psh. ka pasë nga ata që kanë thënë: “Këta të qeverisë nuk e dinë se po e prekën shqiptarin në nder e fe, e ke ba armikun më të madh. Këta, tue prish nderin dhe fenë, e kanë egërsuar popullin dhe me ardhë dita, populli ka me ba namin ndër ta. Mendojnë se e bajnë edhe këtu si në Kinë por e kanë gabim. Nuk është e drejtë mbyllja e kishave dhe xhamive. Ka qenë e pabesueshme që shteti do të arrijë në këtë pikë, prishja e kishave dhe xhamive asht nji gja shumë e keqe”…

Marrë nga Kujto.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dokumenti i vitit 1967 perpjekjet e diktatures per zhdukjen e fese dokumenti i vitit 1967 perpjekjet e diktatures per zhdukjen e fese


Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën