LIVE UPDATES
Art&Argëtim

DOKUMENTI/ Betimi i hershëm i Fatmir Haklajt për të vrarë Azem Hajdarin, zbulohet dokumenti i SHIK

28 Qershor 2020, 17:10 Nga DOSJA

TIRANË- Pas vrasjes, më 12 shtator të vitit 1998, të deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, akuzat, kryesisht politike, në drejtim të Shërbimit Informativ Kombëtar, të drejtuar nga Fatos Klosi, ishin ekstremisht të rënda.

Të formuluara dhe të dala nga selia e Partisë Demokratike ato thoshin se Klosi, 2-3 muaj para vrasjes së Azemit, kishte liruar nga burgu dy prej pjesëmarrësve në atentat dhe se, një ditë pas vrasjes, më 13 shtator, kur i dilte për detyrë tu rrinte punëve në krye, ishte larguar urgjent për në Himarë, pa ndonjë arsye madhore të njohur.

Koha nuk ka sjellë ndonjë provë të fortë që të mbështesë këto akuza. Përkundrazi, por kjo nuk do të thotë se SHIK-u nuk ka asnjë lidhje me këtë histori. Shërbimi Informativ Kombëtar, me plotësisht të drejtë mund të akuzohet se, ditën e vrasjes, 12 shtator 1998, nuk i dha policisë asnjë informacion për njerëzit, të cilët, të organizuar, mbi një autokolonë makinash, kishin zbritur nga Tropoja dhe po lëviznin të armatosur nëpër Tiranë duke pasur vetëm një qëllim: Të vrisnin Azem Hajdarin.

Pra, më 12 shtator 1998, shërbimi sekret ishte inekzistent, ishte jashtë detyrës, apo jashtë çdo lloj funksioni, në një kohë që një numër i madh njerëzish, qofshin banditë e kriminelë, qofshin normalë, e mësuan qëllimin e grupit të Fatmir Haklajt. Ky mund të jetë mëkati më i madh i Shërbimit Informativ Kombëtar përballë kësaj ngjarjeje, ndërkohë që informacionet më të hershme, të mbledhura dhe përpunuara prej tij, kanë qenë normale dhe konform misionit.

Kështu, një dokument që mban datën 16 maj 1998 dhe që ABC News e sjell ekskluzivisht, vërteton se agjentët në terren kishin siguruar një informacion që thoshte se Fatmir Haklaj, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, ishte betuar mbi kufomën e të vëllait se do të merrte hak, duke vrarë, mes të tjerëve, edhe deputetin Azem Hajdari.

Aty shpjegohet qartë se Fatmir Haklaj e kishte qëllimin e jetës të vriste Azem Hajdarin, se ai kishte gatitur disa kurthe, që deputeti i PD-së të vinte në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, e të tjera. Informacioni, që mban përfund firmën e titullarit të SHIK, Fatos Klosi, i është dërguar Ministrit të Rendit Publik, Perikli Teta me qëllim që policia të bënte punën e saj.

Pak ditë më pas, më 20 maj 1998, të dhënat janë riformuluar nga Drejtoria e Policisë Kriminale dhe dërguar Drejtorisë së Policisë së Kukësit. Në këtë dokument të dytë Policia e Kukësit urdhërohet që të organizojë gjurmimin dhe kapjen e Fatmir Haklajt si dhe të deklarojë punën e bërë për parandalimin e ngjarjeve të mëtejme, domethënë parandalimin e vrasjeve, përfshirë atë të deputetit Azem Hajdari.

Më poshtë përmbajtja e plotë e informacionit të SHIK:  

SEKRET

Kopje Nr. 1

Tiranë, më 16.05.1998

Republika e Shqipërisë

Shërbimi Informativ Kombëtar

Lënda: Për Fatmir Haklaj

Ministrit të Rendit Publik,

Zotit Perikli Teta

Tiranë

Në bazë të një informacioni që disponojmë, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, ndër të tjera është shprehur:

“… Njerëzit e mi që janë vrarë kanë marrë gjithsej 18 plumba. Në bazë të kanunit ne do të vrasim 18 vetë. Deri tani kemi vrarë 9 vetë, kemi për të vrarë edhe 9 të tjerë, në mes të tyre edhe Azem Hajdarin. Ne i kemi dërguar fjalë nëpërmjet lidhjeve të tij, disa herë i kemi dërguar telegrame për raste vdekjesh për të ardhur në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, por ai nuk ka ardhur. Pasi të vrasim Azemin ne do të ikim në Belgjikë.

Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar

Fatos Klosi

(firma, vula).

 

(Marrë nga Abc News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur azem hajdari fatmir haklaj shërbimit informativ kombëtar azem hajdari fatmir haklaj shërbimit informativ kombëtar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet