LIVE UPDATES
Politike

DOKUMENTI/ Jorida Tabaku: Veliaj kërkon 36 mln euro për projektin e Teatrit me Kulla, ka nisur shkresë në Kuvend

12 Nëntor 2020, 16:55 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ Jorida Tabaku: Veliaj kërkon 36 mln euro për projektin e

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një dokument me anë të të cilit pretendon se Bashkia Tiranë do të shpënzojë 36 mln euro për të ndërtuar një Teatër me kulla. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jorida Tabaku shkruan se Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar.

Tabaku shton se pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Veliaj i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro, gjë që siç duket qeveria nuk e realizoi dot dhe tashmë Veliaj i ka dërguar një shkresë parlamentit që ky i fundit të marrë 36 mln euro nga taksat e shqitparëve për të ndërtuar me to jo një godinë të Teatrit të Ri.

Denoncimi i plotë

Buxheti i shtetit ka 8 vite që përdoret për favore të një grupi të vogël njerëzish. Ka vite që taksat e shqiptarëve vidhen apo përdoren si mjet për të ndihmuar oligarkët dhe për t’iu bërë barrë bizneseve te tjera. Me pak fjalë buxheti ka vite që është kthyer në një tepsi qokash karshi oligarkëve, tendera për to, koncesione për to, PPP për to. A e kanë mbyllur me kaq?! Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh dhe më shume. Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar.  Pikërisht atë godinë që Veliaj e shembi me dakordësinë e Edi Ramës mu në mes të pandemisë. Duke ushtruar dhunë të pashembullt dhe duke dëftuar fytyrën e vërtetë të manipulatorit dhe gënjeshtarit që betonon Tiranën për interesa klienteliste. Pasi e shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, Veliaj i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.  Mirëpo qeveria duket se nuk mundi të merrte një kredi të tillë pasi asnjë investitor serioz nuk mund të sponsorizojë aferat korruptive dhe kriminale të dyshes Rama-Veliaj. Mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë parlamentit që ky i fundit të marrë 36 mln euro nga taksat e shqitparëve për të ndërtuar me to jo një godinë të Teatrit të Ri por për të jetësuar projektin e shkatërrimit të mëtejshëm të Tiranës. Njeriu që prishi në kundërshti me çdo ligj godinën e Teatrit në mes të pandemisë, njeriu që ushtroi dhunë të egër karshi protestuesve paqësorë që u kapën sikur të ishin kriminelë. Njeriu që fshihet pas buzëqeshjes vrasëse, manipulatori që gënjen përditë vetëm e vetëm për tu pasuruar ai dhe shefi i tij i ka kërkuar parlamentit në mënyrë anti-kushtetuese 36 mln euro. Janë para nga taksat e shqiptarëve që nuk do të përdoren për pandeminë, nuk do të përdoren për të ndihmuar të sëmurët nga COVID-19 por kërkohen nga Veliaj për të ushqyer babëzinë e tij për para dhe pushtet. Ajo babëzi ishte dhe është shkaku që Rama dhe Veliaj kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Tiranën. Shkaku për të cilin po vrasin përditë shpresat e shqiptarëve duke i lënë ato të përballen të vetëm me pandeminë. Për to taksat e shqiptarëve janë thjesht një mënyrë për të financuar projekte që pasurojnë ato dhe tarafin e tyre. Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte! 25 Prilli 2021 është një mundësi për ti rikthyer dinjitetin qytetarëve dhe qytetit. Mbi të gjitha është mënyra e vetme për të vendosur përpara drejtësisë arkitektët e grabitjes së pronës publike, dhunuesit e shqiptarëve dhe shkelësit e ligjeve për interesa oligarkësh.

Më herët, në një status për vdekjen e mësuesve nga Covid-19, ish-deputetja Albana Vokshi deklaroi të njëjtën gjë. Ajo shkroi se mësuesit vdesin pasi kryeministri Rama dhe qeveria e tij nuk hedhin asnjë fond për jetën e tyre, por paratë shkojnë në ndërtimin e teatrove me kulla.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 36 mln euro per teatrin e ri albana vokshi erion veliaj jorida tabaku 36 mln euro per teatrin e ri albana vokshi erion veliaj jorida tabaku


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet