LIVE UPDATES
Aktualitet

Dokumenti sekret /CIA në vitin 1949: Zbarkimi i komandove nga Malta në Shqipëri!

1 Janar 2022, 16:15 Nga DOSJA

Nga AURON TARE/ Dokumenti që publikojmë sot është raporti i parë që kemi mbi fatin e grupeve të para komando britanike në vendin tonë dhe paraqet interes për t’u njohur me zhvillimin e operacioneve të tyre në fundin e viteve ‘40.

Ky është një dokument i dorëzuar nga agjentë grekë që punonin për llogari të amerikanëve dhe përmban përmbledhjen e bisedimeve të oficerëve zbulues britanikë dhe atyre grekë mbi fatin e komandove shqiptare të koduar me emrin e përgjithshëm PILIGRIM. Prej tij zbulohen emrat dhe ngjarjet që shoqëruan zbarkimin e parë në Shqipëri të komandove të trajnuar në Maltë dhe dinamika e zhvillimeve të këtij misioni sekret. Edhe pse britanikët ndihmonin Ushtrinë greke me këto zbarkime dhe kishin marrë miratimin politik nga instancat e larta ushtarake, në dokumentin në fjalë konfirmohet fakti që në fazën e parë të operacioneve Zbulimi grek nuk ishte pjesë e rëndësishme e planifikimit të këtyre operacioneve.

Sakaq, raporti që përmendim vërteton se fati i komandove të para shqiptare nuk ka qenë shumë i mbarë. Grupi i Vlorës është asgjësuar gati i tëri sapo ka shkelur në bregdet, ndërsa grupi i Gjinokastrës është goditur në ditët e para të zbarkimit. Në fshatin Nivicë të Kurveleshit u vra djali i këtij vendi, Ramiz Matuka, i cili në këtë dokument del se ka qenë lideri i grupit. Ramiz Matuka, sipas dëshmive të banorëve të zonës, u tradhtua, pasi hyri në fshat natën për të marrë ushqime. Pasi u vra, trupi i tij u ekspozua për tri ditë rresht në sheshin kryesor të Tepelenës për të frikësuar të gjitha ata që strehonin diversantë. Grupi i Korçës kishte kaluar kufirin grek pa asnjë veprimtari konkrete në terren. Duket pra se tentativa e parë britanike ka dështuar. Megjithatë, e dhëna më interesante e këtij dokumenti është informacioni që Zbulimi grek kishte mbi përpjekjen e Shërbimit Sekret italian në Shqipëri. Inteligjenca greke jo vetëm kishte dijeni mbi rekrutimet që bënte Shefqet Vërlaci për llogari të italianëve, por çuditërisht grekët dinin saktësisht se çfarë po ndodhte me një prej operacioneve më të famshme të Shërbimit Sekret shqiptar, radioloja “Buza e Bredhit”.

“Buza e Bredhit” është përpjekja e parë për të mashtruar Shërbimet Sekrete perëndimore me anë të radiolojës, një teknikë kjo e sofistikuar nga sovjetikët gjatë Luftës së Dytë. Sigurimi shqiptar kishte mundur të kapte të gjallë Et’hem Çakon dhe grupin e tij të dërguar nga italianët. Çako dhe radisti i tij kishin pranuar të punonin për Sigurimin shqiptar, duke mashtruar zbuluesit italianë, të cilët vazhdonin furnizimet nga ajri për grupin e Çakos. Nga dokumenti i botuar sot del qartë se Inteligjenca greke kishte të dhëna të sakta mbi këtë operacion sekret të shqiptarëve. Ky fakt shumë i rëndësishëm mund të na japë dy përfundime me interes për historianët e kësaj periudhe: e para se inteligjenca greke kërkonte me çdo kusht dështimin e përpjekjeve italiane në Shqipëri dhe për këtë arsye nuk kishin bërë asnjë përpjekje për të informuar italianët se operacioni i tyre ishte kompromentuar. E dyta, Shërbimi Sekret grek kishte burimet e veta në nivele të larta të Zbulimit shqiptar për të bërë të mundur sigurimin e këtij informacioni të klasifikuar. Pyetja pa përgjigje e britanikëve mund të ketë qenë: Kush ishte burimi i Inteligjencës në radhët e Zbulimit shqiptar?

****
Ishte një mbrëmje e ftohtë nëntori kur në zyrën e Shërbimit Sekret amerikan në Uashington mbërriti një raport i sigluar topsekret nga zyra e CIA-s në Athinë. Shefi i operacioneve klandestine për Shqipërinë, James Mccargar, hapi dosjen dhe i hodhi një vështrim materialit të sapodeshifruar. James Mccarger për një moment uli dosjen në tavolinë dhe duke ndezur një cigare nga paketa e tij, vuri shënimin në bllokun e tij personal “më në fund operacioni filloi”. Ky moment është fiksuar në ditarin personal të një prej oficerëve më të lartë të angazhuar në operacionet klandestine amerikane të koduara BGFIEND. Ditari i pabotuar ende dhe i depozituar në një universitet amerikan ka mjaft detaje interesante nga puna e këtij zbuluesi legjendar të Shërbimeve inteligjente. Është fundi i vitit 1949 dhe operacioni sekret kundër Shqipërisë komuniste tashmë kishte filluar.

Të parët që shpalosin hapur një politikë agresive kundër regjimit të Hoxhës janë britanikët, të cilët janë inspiruesit dhe organizatorët kryesorë të operacioneve klandestine të njohura me emrin e koduar Valuable/BGFIEND. Megjithëse deri më sot të gjitha botimet dhe studimet mbi këtë temë kanë theksuar faktin se këto operacione bëheshin me qëllim rrëzimin e një qeverie kukull komuniste, askush deri më sot nuk ka folur mbi një prej arsyeve më të rëndësishme të këtyre operacioneve. Është e vërtetë se Shqipëria komuniste ishte një vend i varfër malor, me plot probleme dhe larg orbitës sovjetike. Një vend i cili me shumë pak mundim mund të kthehej në një model sesi Shërbimet sekrete mund të destabilizonin një satelit komunist me anën e operacioneve sekrete. Por, në fakt, askush nuk ka mundur të saktësojë origjinën e këtij interesi kaq të madh të britanikëve për fillimin e operacioneve sekrete. Arsyeja është GREQIA. Greqia e përfshirë nga një luftë e ashpër civile ka qenë dhe është një vend shumë strategjik për interesat e Perandorisë Britanike.

 

Duke kontrolluar Greqinë, Flota Mbretërore kontrollon rrugët e Lindjes dhe për këtë arsye britanikët bënë ç’është e mundur që Greqia e Pasluftës të ishte nën kontrollin e tyre. Një dëshirë të cilën Stalini e kuptoi dhe e zbatoi çuditërisht me shumë besnikëri. Është tashmë një fakt i njohur se Stalini nuk e ndihmoi Partinë Komuniste greke në marrjen e pushtetit në Greqi. Nëse sovjetikët do të kishin mbështetur luftën e partizanëve komunistë grekë, lehtësisht Greqia do të ishte komuniste, por Stalini, besnik i marrëveshjes së Yaltës, nuk ndërhyri në këtë çështje. Diametralisht kundër qëndrimit të Stalinit ishte Tito, i cili duke dashur të shndërrohej në një lider të rëndësishëm ndërkombëtar, mbështeti fuqimisht komunistët grekë deri në një moment të caktuar, kur falë një marrëveshjeje të heshtur me Perëndimin pas problemeve të mëdha me Kominternin, ai u tërhoq në pozicione asnjanëse. Në këtë kontekst rajonal, Shqipëria, e cila deri në 1949 ishte e lidhur ngushtësisht me politikën e Titos, u shndërrua në një bazë prapavije për formacionet partizane greke. Për të lehtësuar fitoren e trupave antikomuniste greke, Shërbimi Sekret britanik konceptoi dhe ekzekutoi operacionet klandestine me emrin e koduar VALUABLE.

Nga dokumentacioni i deklasifikuar i  materialeve në arkivin amerikan dhe tashmë atë britanik, nuk ka më asnjë dyshim se britanikët krijuan argumente bindëse për operacione kundër Shqipërisë me synim lehtësimin e operacioneve ushtarake antikomuniste greke. Objektivat primarë të këtyre operacioneve nuk ishin rrëzimi i regjimit, por mbledhja e informacioneve ushtarake dhe sekrete në ndihmën që Shqipëria u jepte partizanëve grekë. Ishte kjo pikënisja e operacioneve “Valuable” që më vonë u zhvilluan në operacione për rrëzimin e Enver Hoxhës. Janë një sërë memorandumesh të përpunuara nga oficerët britanikë në vitin 1948-49 që vërtetojnë plotësisht idenë se operacionet fillestare anglo-amerikane nuk kanë pasur qëllim rrëzimin e Hoxhës, por destabilizimin e frontit shqiptaro-grek.

Ndoshta ky fakt historik, i mohuar deri më sot nga studiuesit e kësaj periudhe, do të jetë një këndvështrim i ri për të kuptuar më mirë arsyet e dështimeve të këtyre operacioneve. Interesant është fakti se Shërbimi Sekret britanik nuk e kishte për herë të parë ndërhyrjen në Shqipëri në favor të çështjes greke. Jo më larg se 8 vite më parë, Shërbimi britanik kishte mundur të organizonte me ndihmën e Shërbimit jugosllav 8 grupe komandosh në Beograd, të cilët ishin infiltruar në Shqipëri me synim goditjen e prapavijës italiane, e cila sapo kishte sulmuar Greqinë. Edhe pse rrjedha e ngjarjeve kishte marrë një drejtim tjetër nga synimi i britanikëve, ishin këto çeta të financuara nga britanikët që më vonë u shndërruan në çetat e para të rezistencës anti-italiane. Çeta, të cilat ishin bërthama e lëvizjes partizane në Shqipëri. Me këtë përvojë në dosjet e Shërbimit britanik dhe me ndihmën e disa nga oficerëve që kishin luftuar në Shqipëri, britanikët filluan operacionet “Valuable”.
***
Dokumenti i sjellë sot për botim, i marrë nga arkivi i deklasifikuar amerikan, është një material i siguruar nga agjentura amerikane që vepronte në radhët e Shërbimit grek. Ky dokument është një raport mbi bisedimet e oficerëve grekë me ata britanikë mbi grupet e para të komandove të infiltruar në Shqipërinë e Jugut. Ky dokument pa datë, por që mendohet se i përket fundit të 1949-s, ndodhet në dosjen e James Mccarger, shefi i operacioneve klandestine të CIA-s për Europën Juglindore. Ai është mjaft i rëndësishëm për të kuptuar dinamikën që po zhvillohej rreth krijimit të operacioneve klandestine amerikane. Duhet theksuar se amerikanët nuk ishin shumë të sigurt për përfshirjen në këtë aventurë ballkanike. Njohuritë e Inteligjencës amerikane ishin shumë minimale për Shqipërinë, por duket se oficerët e rinj të CIA-s ndoqën intuitën britanike. Grupi i parë i komandove të trajnuar në Maltë nga koloneli Smiley kishte mundur të futej në Shqipëri dhe të dilte pa probleme madhore. Ky fillim i mbarë ishte në dorën e “skifterëve” të CIA-s, një provë e fortë për t’u provuar skeptikëve të Departamentit të Shtetit se një vend komunist mund të destabilizohej me operacione klandestine. Britanikët i kishin filluar operacionet e tyre dhe amerikanët nuk mund të mbeteshin pas. James Mccarger e ka lexuar me vëmendje këtë material.

Dokumenti i deshifruar, i dërguar nga kanali sekret i CIA-s, ishte një raport i marrë nga zyrat e K.Y.P, Shërbimit të Fshehtë Grek. Ai ishte një përmbledhje e interrogimit të oficerëve të Inteligjencës greke me shqiptarët, të cilët sipas udhëzimeve të marra nga britanikët, i ishin dorëzuar ushtrisë pa dhënë hollësira mbi identitetin e tyre të vërtetë. Dokumenti pa datë dhe pa emrin e oficerit raportues është një përmbledhje e bisedës midis kolonel David Smiley, një personazh shumë i njohur në Shqipëri dhe majorit të Inteligjencës greke,

ZOTOS. TOP SEKRET

Raporti i Intervistës së kolonelit Smiley me Zotos. “ 1 nëntor. Kolonel Smiley i shoqëruar nga oficeri i pasaportave në Ambasadën e Athinës, R.Gale, vizituan kapitenin (apo majorin) Zotos, oficer i Inteligjencës greke në zyrën qendrore të gjeneralit Papagos. Zotos është oficeri i cili ka marrë në pyetje Piligrimet në Athinë. Kolonel Smiley u prezantua si zoti Bennet dhe Gale si përkthyes.

“Në datën 16 tetor, në lokalitetin Filiates, pranë Konispolit, dy Piligrims u dorëzuan në postën e kufirit. Në datën 20 tetor, dy Piligrim të tjerë u dorëzuan po në këtë zonë. Emrat e tyre janë:
1. Douran Ali
2. Hamet Kouka
3. Bito Kouke
4. Isen Tsouf.

Shënim: Këto emra janë shumë të ngjashëm me emrat e anëtarëve të grupit të parë të Gjinokastrës (emri i koduar BALE), të cilët duke shtuar edhe Ramiz Matuken, janë si më poshtë:
1. Turan Aliko
2. Ahmet Kouka
3. Bido Kuko
4. Hysen Isoufi.

Pasi zbarkuan më 16 shtator të dyja grupet arritën në Dukat, ku u ndanë në drejtime të ndryshme. Grupi i Vlorës (emri i koduar BRIBE) pësoi humbjen e parë më 20 shtator, kur Sami Lepenica u vra në një pritë. Ai ishte i vetëm, pasi kishte lënë grupin të ecte përpara. Tre anëtarët e tjerë të grupit u vranë më 23 shtator, pasi u tradhtuan nga disa fshatarë. Emrat e tyre ishin: Hysen Lepenioa Safet Kapaj Zagoll Satna Ky informacion nuk është verifikuar, por i dëgjuar nga të mbijetuarit e grupeve të tjera dhe nuk duhet marrë si përfundimtar nëse këta pjesëtarë janë vrarë menjëherë.

Grupi i Gjinokastrës (emri i koduar BALE – DENGU), nga i cili të katër anëtarët kanë mbijetuar, ra në pritë më 4 tetor, kur lideri i tyre, Ramiz Matuka, u vra. Pas kësaj ngjarjeje, grupi iu drejtua kufirit grek me shpejtësi, ku dhe e kaloi atë pa problem. Grupi i dytë i Piligrimeve Më 27 tetor në zonën e Pogonit, Gjinokastër, grupi i Piligrimeve iu dorëzua postës kufitare.

Ata i dhanë emrat si më poshtë:
1. Tzemal Asian
2. All Tzafer
3. Aid Gabe
4. Anko Dauohti
Grupi II Gjinokastrës (emri i koduar Bomb -Bomba)
1. Memel Asllanaj
2. Arif Xhaferi
3. Hardouli Berdesi
4. Balaum Senai.
5. Haki Baba
6. Ago Dauti
7. Bardhul Gerveshi.
Personi i 6-të nuk është pjesëtar i grupit, ose mund të jetë: a)një i humbur që iu bashkua këtij grupi b) Pëllumb Sine, personi i gjashtë që zbarkoi në të njëjtën kohë me grupet e tjera, por që duhej të ishte pjesë e grupit të Korçës (emri i koduar Bean –Fasulja) Raportimi nga ky grup është si më poshtë: Pasi zbarkuam më 6 tetor, ecëm së bashku deri në afërsi të Tepelenës. Këtu ne u ndamë dhe grupi “Bomba” mori drejtimin e jugut dhe grupi “Fasulja” në lindje. Kur dëgjuan se trupat qeveritare do të ndërmerrnin një aksion ushtarak kundër nesh dhe me frikën se do të bënin reprezalje kundër fshatarëve që na ndihmuan, vendosëm të dilnin në Greqi.

Nuk bëmë asnjë kontakt me radio, të cilën e groposëm. Koment: Grupi “Bean” (fasulja) ka kontaktuar me bazën dhe i është dhënë leje për të dalë në Greqi si rezultat i ndjekjes nga forcat e Ushtrisë. Të dyja grupet sollën me vete flori. Grupi i parë kishte 165 monedha floriri dhe grupi i dytë kishte 30-40 monedha për person. Piligrimet për momentin janë të vendosur në një shtëpi të ruajtur me ushtarë. Janë pyetur nëse dëshirojnë të dalin, por nuk kanë pranuar derisa të kenë kontakt me Albertin. Majori Zotos ka bërë komentet e mëposhtme: “Morali i grupit të parë “Bale” (emri i koduar “Dengu”) është shumë i ulët. Grupi i dytë ka moral të lartë dhe dëshirojnë të rikthehen përsëri me mision. Majori Zotos thotë se të dyja grupet raportojnë se tashmë komunistët po rekrutojnë dhe armatosin fshatarët si një forcë kundër grupeve guerile. Po kështu komunistët po dërgojnë grupe të vogla agjentësh provokatorë të veshur me uniforma ushtarake angleze në male, me synim zbulimin e elementëve anti-komunistë në fshatra. Majori Zotos vullnetarisht na dha informacion me shumë interes nga burimi i tij i inteligjencës, megjithëse u desh shumë mund ta bindnim atë se grupet e dërguara nga italianët nuk dërgoheshin në bashkëpunim me britanikët…

Ai deklaroi se 21 persona ishin rekrutuar kohët e fundit në kampet e Greqisë dhe Italisë nga KIRKO për llogari të Shefqet Vërlacit. Nga këta, 21 prej tyre, përfshirë Et’hem Çako, dhe Alush Lushanakun, ishin parashutuar në korrik në Shqipëri. Thuhet se ndoshta dy anglo-saksonë ishin me ta. Këto grupe ishin kapur të gjithë nga komunistët dhe disa prej tyre ishin ekzekutuar. Et’hem Çako, pasi ishte mbajtur në burg për disa kohë, ishte lejuar të arratisej. Tani ishte në male dhe furnizohej nga ajri. Vetëm më 17 dhe 18 tetor kishte marrë nga ajri 28 parashuta me material. Komunistët e ndihmonin të mblidhte këto materiale që ia hidhnin italianët. 16 personat e mbetur u tentuan t’i infiltronin në Shqipëri në shtator, por e patën të pamundur dhe u kthyen në Itali. Më 14 tetor, 16 veta kanë zbarkuar në zonën e Sarandës.

Zotos thekson, e përsërisim thekson, se këta të 16 nuk janë ata që u përgatitën të zbarkonin shtatorin e kaluar. Majori Zoto theksoi se ishte shumë gabim që nuk bashkëpunohej me britanikët për të përzgjedhur pikat e zbarkimit. Ai përmendi si shembull vendin ku ne (britanikët) kishim zbarkuar njerëzit tanë. Disa ditë më parë, Zotos kishte infiltruar 5 njerëz të tij, tre prej të cilëve u vranë dhe dy u arratisen në Greqi. Ky vend ishte i njëjtë me atë ku kishin zbarkuar njerëzit e Vërlacit. Ai theksoi se nga burimet e tij dinte se rezistenca dhe sabotazhi në Shqipëri kryhej nga agjentura e TITO-s, kosovarë të cilët hyjnë dhe dalin nga kufiri në periudha të ndryshme. Të vetmen pyetje që ai bëri ishte mbi çështjen e bashkëpunimit me italianët dhe ishte shume i surprizuar kur dëgjoi se ne (britanikët) nuk bashkëpunojmë me ta. Ai nuk kishte pyetur më parë mbi këto çështje, por Gale, i cili e ka takuar majorin edhe më parë, ka parë në tavolinën e tij emrat e oficerëve britanikë. Mund të thuhet me siguri se ai ka detaje mbi infiltrimet dhe detaje nga kampi i trajnimit. Në fakt, më parë ai na tha se Piligrimet kishin folur hapur me të. Po kështu duhet thënë se ata kane treguar emrat e tyre të vërtetë dhe jo emrat falsë që ne u kishim dhënë.

Marrë nga Panorama.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enver hoxha grupi i gjinokastrës enver hoxha grupi i gjinokastrës

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni