LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dokumenti/ Si u arratisën 20 të burgosur politik më 1947 nga kampi i Beratit

7 Maj 2019, 13:16 Nga DOSJA
Dokumenti/ Si u arratisën 20 të burgosur politik më 1947 nga

BERAT- Alarmi në Komitetin Qendror: “Kanë dalë në ndjekje të gjithë forcat e policisë dhe të Divizjonit të Mbrojtjes që ndodhen këtu. Organizata e Partisë në qendër, Lushnje dhe Skrapar, ka mobilizuar anëtarët, kandidatët, të rinjtë komunista dhe miqtë e Partisë e të Frontit në këtë drejtim, duke zënë shtigjet nga mund të kalojnë ata, duke i dhënë informata ushtrisë për bazat e tyre”.

Një ngjarje e pazakontë kishte tronditur gjithë stukturat e regjimit komunist, në prillin e vitit 1947. Një grup të burgosurish që mbaheshin të izoluar, në një kamp në afërsi të Beratit, dhe shfrytëzoheshin për punë të detyruar, kishin sulmuar befas policët që i ruanin, i kishin çarmatosur dhe ia kishin dalë të arratiseshin së bashku me armatimin e marrë.

Grupi prej 20 të burgosurish, konsiderohej si shumë i rrezikshëm për regjimin komunist dhe ishin dënuar të gjithë me nga 15 deri në 30 vjet burg. Për regjimin, ky akt ishte një kambanë alarmi. Të gjithë strukturat partiake e shtetërore ishin ngritur në këmbë për t’i kapur të arratisurit. Por, siç njoftojnë dy shkresat e mëposhtme, nga 20 të arratisurit, kishin arritur të kapnin vetëm njërin.

Ngjarja e mësipërme është përcjellë fillimisht si një telegram të nesërmen e ngjarjes dhe më tej, e detajuar, dërgohet në formë informacioni në Komitetin Qendror nga Reis Malile.

Kjo anë e medaljes në historinë e persekutimit komunist në Shqipëri është pak e njohur për publikun dhe dëshmon guximin e kundërshtarëve të komunizmit për ta refuzuar këtë regjim dhe metodat e dhunshme që ai aplikonte.

Arratisjet e bujshme vijuan pavarësisht masave të rrepta dhe dhunës së shtuar mbi të burgosurit politik. Dokumentat dëshmojnë edhe një arratisje tjetër të bujshme nga kampi me të burgosur politikë në fermën e Llakatundit, në dhjetor të po atij viti, dokument të cilin kujto.al do ta publikojë në ditën në vijim.

Më poshtë, sjellim të plota dy dokumentet ku zbardhet arratisja e 20 të burgosurve nga kampi i Beratit në prill të 1947:

18/IV/47
Tepër urgjent
nr.42/1

Komitetit Qendror të P.K.SH.

Sot në (17) shtatëmbëdhjetë datë 17.IV/47 gjatë rrugës që ktheheshin nga puna 20 të burgosur kriminelë lufte. Të burgosurit kanë çarmatosur policët që i shoqëronin. Ndjekja vazhdon. Deri tani kemi kapur vetëm një. Hollësirat do t’ju a dërgojmë me shkresë.

(Xhorxhi)

Komitetit Qendror të P.K.SH
Tirane

Në vijim të radiogramit tonë nr 42/I datë 17/4/947.

Dje më 17 k.m. n’ora 17 mbas dite duke i prurë nga vendi i punimeve dhe afër kazermave në të hyrë të Beratit, u arratisën nga grupi i kriminelave politikë të këtij qarku 20 veta. Këta ju vërsulën rojeve që i shoqëronin në befasi dhe i çarmatosën duke marrë me vehte krejt armatimin e skuadrës që i shoqëronte.

Shumica kanë qenë kriminela të rrezikshëm të dënuar 15 deri në 30 vjet burgim. Nga hetimet që ka zhvilluar deri tani Drejtoria e Brendshme e Prefekturës nuk ka nxjerrë gjë në shesh nëse kjo çështje ishte e pregatitur me kohë nga ana e tyre , por sidoqoftë të le të dyshosh se kur u vërsulën ka qenë një shumicë e tërë.

Nuk dyshojmë që policët, të cilët i shoqëronin të kenë dashtë arratisjen e tyre, për arsye se ata u munduan së tepërmi për të mos ju lëshuar armët dhe fakti e tregon, që u kapën grykë më grykë me ta.

Kanë dalë në ndjekje të gjithë forcat e policisë dhe të divizjonit të mbrojtjes që ndodhen këtu. Organizata e partisë në qendër , Lushnje dhe Skrapar, ka mobilizuar anëtarët, kandidatë të rinjtë komunista dhe miqtë e Partisë e të Frontit në këtë drejtim duke zënë shtigjet nga mund të kalojnë ata duke i dhënë informata ushtrisë për bazat e tyre.

Do t’ju njoftojmë përsëri mbi këtë çështje.

Marrë nga: Kujto.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur arratisen 20 te burgosur politik dokumentet kampi i beratit prill 1947 arratisen 20 te burgosur politik dokumentet kampi i beratit prill 1947


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet