LIVE UPDATES
Politike

Doli nga spitali për t’i kënduar kryeministrit, rrëfehet Goliku: S’më mbante krevati, Rama më kërkon këngë dashurie

27 Qershor 2019, 17:25 Nga DOSJA
Doli nga spitali për t’i kënduar kryeministrit, rrëfehet

Këngëtari i njohur polifonik i “Grupit të Bënçës”, Golik Jaupi, vlerëson Kryeministrin Rama se po bën më të mirën për vendin.

Në këtë pikë, ai vendos shenja barazimi mes Ramës dhe Enver Hoxhës. Golik Jaupi tregon dy rastet në sisteme të ndryshme politike, në komunizëm dhe pak ditë më parë, kur ka lënë spitalin për të përshëndetur udhëheqjet politike të vendit.

Ju ishit i shtruar në spital dhe shkuat në mitingun elektoral të PS në Tepelenë. Cili ishte mesazhi që donit të jepnit aty?

Isha në spital i operuar dhe mora vesh rastësisht që në Qarkun e Gjirokastrës do vinte Edi Rama. Sapo e mora vesh, nuk po më mbante krevati, ndieja një detyrim personal për të qenë prezent në mitingun e Tepelenës. Nuk doja që të ndihej mungesa ime, se Tepelena është mësuar me mua në raste të tilla. Jo se unë jam gjithçka, se në radhë të parë është populli i Tepelenës, por mua nuk më zinte vendi që të mos isha vetë prezent në këtë moment. E vendosa për të shkuar, pa i thënë askujt. Siç qëndroja në shtrat, më erdhën dhe vargjet e asaj kënge që ju dëgjuat, dhe kjo ma përforcoi edhe më shumë dëshirën për të shkuar. I them doktorit tim Endri Kokalarit, një mjek i shkëlqyer, të cilit i kam besuar jetën time, që dua të iki. Me zor më dha leje, pasi më dha këshillat e nevojshme. As rroba nuk kisha, m’i sollën rrugës dhe kur më pa Edi Rama, Tërmet Peçi, Mirela Kumbaro dhe të tjerët, u çuditën.

E dinin të gjithë që ishit në spital?

Jo nuk e dinin, as Tërmeti nuk e dinte se isha operuar dhe isha në spital. Djali im që punon në bashki nuk i kishte thënë për këtë gjë. Më takoi Edi Rama dhe më tha, po pse e bëre këtë gjë?! Në vend që të kujdesesh për shëndetin tënd, vjen këtu?! Më mbajti për krahu dhe më pyeti nëse qëndroj dot. I thashë që qëndroj, por vetëm se dua të përshëndes i pari. Dola dhe thashë atë vjershën që kisha përgatitur.

Ju thatë se është hera e dytë që ngriheni nga spitali për të përshëndetur në publik udhëheqjen e vendit. Si ka ndodhur?

Në vitin 1983, kam qenë sëmurë nga veshkat dhe ishte periudha e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, kur pjesa e parë fillonte në 1 qershor dhe mbaronte në 1 gusht, dhe më pas nga 1 shtatori deri në 1 Tetor ishte Festivali. Unë kisha bërë prova me grupin tim për Festivalin, me këngën që ia kushtonim atij udhëheqësit të asaj kohe. Më 25 shtator të 1983-it më kapin kriza të forta në veshka. Manxhar Binaj ishte Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë dhe më çon urgjentisht në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Më mori përsipër një grup i shkëlqyer mjekësh dhe më shpëtuan. Por grupi i këngës ishte i pezmatuar sepse po afronte Festivali i Gjirokastrës dhe unë nuk isha dhe ishte kënga më e fortë që do këndohej. I kërkova doktorit që të dilja dhe të shkoja në Festival. Ditën që filloi Festivali, unë u ktheva ne Gjirokastër.

Kush ju kërkoi që të dilnit nga spitali dhe të shkonit në Festival?

Nuk më kërkoi asnjë, vajta vetë se kisha një përgjegjësi të madhe, se kënga që ne do këndonim ishte më e forta e Festivalit. Lumturi Peçi, vajza e Shefqet Peçit, më tha: Golik, na duhesh edhe për nesër, jo vetëm për sot. Unë i thashë: Lumturi, nuk kam nevojë për këshilla, ka mundësi të më mbyllni plagën dhe të iki?! Nuk më tha askush që, çohu Golik se duhet të shkosh të këndosh për Enver Hoxhën. Jo, vetëm se ishte një këngë madhore për Enver Hoxhën, por mbi të gjitha ishte një këngë shumë e bukur që buronte nga shpirti. Pardje nuk më tha as Edi Rama, as Tërmet Peçi që hajde të këndosh. Pra, as atëherë nuk më tha gjë komandanti suprem dhe as sot ky komandanti i madh, por ishte një vendim që e mora vetë. Tepelena pardje ishte zjarr dhe na nderoi, siç na ka nderuar gjithnjë. Edhe Kryeministri u mahnit nga ajo pritje dhe entuziazëm në Tepelenë dhe pse e di shumë mirë që Edi Rama nuk e ka qejf që t’i këndosh atij. Madje, ma ka thënë dhe herë të tjera: Aman o Golik, mos na këndo nga ato këngët, na këndo këngë dashurie. Ai nuk do që të këndosh për të. Unë i thashë: Zoti Kryeministër, kënga e popullit nuk pritet, mua mund të më pushkatojnë, por kënga ime do të këndohet!

Pas Festivalit të Gjirokastrës në 1983-in, u takuat me Enver Hoxhën?

Pas takimit të grupeve më të mira të Festivalit, që bëhej në Tiranë, na priti Enver Hoxha. Në Festivalin e Gjirokastrës kishte juri të nivelit shumë të lartë, jo si këto që bëhen sot, me para dhe me dhurata. Të gjitha grupet fituese vinin në Tiranë, ku jepej një shfaqje madhështore për udhëheqjen e Partisë. Ajo u bë më 16 tetor 1983. Gjatë interpretimit të këngës së grupit tonë, Enver Hoxha qau, ai nuk qante kollaj, ishte burrë i madh i kombit shqiptar.

Ua shpjegoi Enver Hoxha se përse u mallëngjye gjatë interpretimit tuaj?

Ti Golik, më tha, je një këngëtar i madh i Labërisë, u preka sepse më zure në gojë nënën, Nëna Shqipëri është nëna ime, por dhe aneja. Ishin të gjitha nënat në atë këngë. Ju, na tha Enver Hoxha, jeni artistë të tillë që të bëni dhe të qash, dhe të këndosh. Pas këtij koncerti, unë u bëra “Artist i Merituar” dhe më pas “Artist i Popullit”. Presidenti Bujar Nishani, një president që unë e respektoj shumë dhe pse është i djathtë, më bëri “Mjeshtër të Madh”. Gjithë Labëria, të gjitha qytetet e jugut pothuajse më kanë nderuar me titullin “Qytetar Nderi” të bashkive të tyre. Këto, për mua, janë vlerësime të mëdha dhe unë para qytetarëve kam detyrimin të ngrihem dhe nga varri, siç u ngrita pardje nga shtrati i spitalit dhe të përshëndes popullin. Këtë unë nuk e bëj për partitë, por unë vlerësoj njerëzit që punojnë mirë për atdheun. Edi Rama më duket se punon më mirë për vendin, shoh Tiranën e ka ndryshuar, shoh Tepelenën e ka ndryshuar dhe po zbukurohet, po ashtu dhe Vlora, Berati e qytetet të tjera. Por edhe për Erion Veliajn nuk mund të rrish pa thënë një fjalë të mirë për të gjitha këto ndryshime që ka bërë.

Kush merrte pjesë në darkën që shtroi Enver Hoxha për ju?

Në darkën me Enver Hoxhën ishte, përveç Grupit të Bënçës, edhe Grupi i Mirditës, që drejtohej nga Ndue Shyti. Enver Hoxha tha: Unë ngrihem në mëngjes, pi kafenë dhe shkoj në zyrë. Në atë orë fillon kënga në Radio Tirana, dëgjoj Grupin e Bënçës, dëgjoj Mentor Xhemalin me “Për ty atdhe”, fillon orkestra simfonike e Ndue Shytit, unë kështu e quaj, orkestër simfonike, dëgjoj Grupin e Gjirokastrës, Xhevat Avdallin, por dhe Azis Ndreun në Dibër. Më thotë aneja, Enver, lërë atë librin dhe hajde dëgjo këto këngë të mrekullueshme. Shkoj e dëgjoj këto me anenë dhe kur iki në zyrë, jam më i freskët dhe më i frymëzuar. Këtë ma thotë dhe aneja, që të ndryshojnë këto këngë. Nga ky sebep, i madhi Lefter Çipa bëri “Këngët e atdheut tim janë ilaç e janë shërim”. Ne i thamë shokut Enver se këto fjalë do të jenë mesazh për gjithë jetën, nuk do kursejmë asgjë për të mbajtur gjallë dhe pasuruar këngën labe, këngën mirditore, këngët e veriut etj.. Këtë na ka lënë për detyrë. Ai vlerësoi poetët, këngëtarët që mbajnë gjallë këngën dhe traditën. Na takoi me përzemërsi të gjithëve. Me këtë që po them, nuk dua të tregohem nostalgjik, por dua të tregoj të vërtetën. Edhe Edi Rama pardje më tha: Golik, të falënderoj për sakrificën që bëre, por pashë që populli i Tepelenës i mbështeti fjalët dhe urimet e tua.

Ju thatë komandant Enver Hoxha dhe komandant Edi Rama. Shihni gjëra të përbashkëta?

Komandant i Përgjithshëm, sipas hierarkisë, është Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Por Edi Ramës i thashë komandant sepse po shoh se ai po bën punë të mira për Shqipërinë. Enver Hoxha ishte komandanti suprem i popullit dhe Partisë, sepse ishte i luftës dhe i punës. Edhe Edi Rama, nuk është ushtarak, është artist si unë, por i thashë komandant sepse shoh që për Tepelenën dhe gjithë Shqipërinë ka disa gjëra të vendosura, është i prerë, nis një punë dhe e çon deri në fund. Këtë e shohin shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë. Një udhëheqës i tillë, për mua, është komandant. Ai është komandant se edhe socialistëve u kërkon llogari, edhe demokratët i ka në administratë dhe u kërkon rezultate, jo t’i mbajë si anëtarë partie njerëz që nuk bëjnë punën. Unë e kuptoj fare mirë se Edi Rama do mbi të gjitha Shqipërinë, më shumë sesa do Partinë Socialiste, më shumë sesa do edhe fëmijët e tij. Këtë ta dish nga unë, në mënyrë të sigurt. Unë nuk jam anëtar i PS-së, por jam i majtë sepse rrjedh nga një familje dëshmorësh, jam nip i Mustafa Matohitit dhe jam i detyruar të mbaj këtë krah. Por unë këndoj edhe për të djathtët, edhe për të majtët, i kam miq dhe demokratët. Por ne tepelenasit kemi edhe një komandant tjetër, është fat për ne. Ai është Gramoz Ruçi. Gramozi është burri më i madh që ka Tepelena, dje dhe sot, ka qenë dhe mbetet një figurë poliedrike në Tepelenë, dhe kur ka qenë sekretar i tretë, edhe i dytë edhe sekretar i parë, por edhe si ministër apo dhe si deputet, Gramozi kurrë nuk i ka bërë biografinë politike askujt. Gjatë kohës së komunizmit, Gramoz Ruçi i merrte të deklasuarit dhe i pranonte anëtarë partie. Po kush guxonte ta bënte këtë në atë kohë?! Ai bëri shumë nga Bënça, nga Salaria, nga shumë fshatra që kishin njerëz me biografi jo të mirë. Ai ka qenë dhe pjesë e Grupit të Bënçës, mbaroi universitetin dhe vinte e bënte iso pas nesh. Kur festoi ditëlindjen në Tepelenë, i thashë: Gramoz, bir i Salarisë, lum nëna që të dha sisë, shoku im i djalërisë, asnjëherë s’më ke braktis, profesor i politikës, nuk e njeh emrin e frikës, por qëndron si mali i Çikës, burrë besnik i Republikës. Asnjëherë ai burrë nuk më ka lënë pa përgjigje. Sa herë e kam telefonuar, në çdo pozicion që ka mbajtur, më është përgjigjur: Urdhëro, përgjegjës! Sepse përgjegjës kam qenë me Grupin e Bënçës. Një gjë e them me bindje të plotë, nëse Edi Rama sot është Kryeministër, Gramozi është shtylla vertebrale e PS-së dhe e Edi Ramës.

Marrë nga Panorama.com.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama enver hoxha golik jaupi edi rama enver hoxha golik jaupi

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta