All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Vrasja në Mirditë, thirrja e Dom Gjergj Metës: Tre vajzat fjetën mbrëmë pa nënën e tyre, dheu do përpijë sot dy të ri

26 Shkurt 2020, 07:27 Nga DOSJA
Vrasja në Mirditë, thirrja e Dom Gjergj Metës: Tre vajzat
All - Paragraf - 1

MIRDITË- Ipeshkvi i Rëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën vëlla e motër. Meta në një reagim shkruan se ngjarja është shumë e rëndë dhe tre vazja të vogla kanë fjetur pa nënën e tyre.

Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme”- shton ipeshkvi. Prifti Gjergj Meta shprehet se sot dheu do të përpijë trupat e dy të rinjve dhe do hapen hapen dyert e mortit për to, e hapet një shteg i errët për tre vajzat jetime.

REAGIMI I PLOTË

Tis gri në Rrëshen… Një tis gri, bashkë me mjegullën e përhershme, ka rënë sot në mëngjes mbi Rrëshen. Mbrëmë do krisma ia rrëmbyen dy jetë të reja këtij qyteti. Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme. Qyteti ra në zi dhe heshti. Ah sa dhimbje! Çfarë kobi! Aty-këtu nën zë dëgjohet: “Kush? Si? Qysh? Tek?” Vetëm psherëtima. Të gjithë ngrenë supet. E kupton edhe ti vetë se pyetjet e përgjigjet janë thjesht rutinë, kureshtje, por pa asnjë dobi. Sot dheu do të përpijë trupat e dy të rinjve. Hapen dyert e mortit për to e hapet një shteg i errët për tre vajzat jetime. Nis i njëjti ritual si këtu e qindra e ndoshta mijëra vjet më parë: – Zoti ju dhashtë kyvet! – Kyvet paç!

Skena është e njëjtë. Te kryet e dy kufomave ndodhen gratë kryembuluar me veshje të zeza e vajtorja, kurse në oborr burrat që presin e përcjellin. Si t’ua shpjegosh vajzave të vogla tani që mbrëmjeve nuk do ta shohin më nanën e tyre që vjen nga puna e që në mëngjes i çon për te shkolla? Kushedi si do shkruhet tash e mbrapa fati i tyre. E më keq akoma si t’ua shpjegosh se personi i dyshuar për vrasjen e nënës së tyre është pikërisht…? U tronditëm përsëri! Si kemi arritur deri këtu? Çfarë po ndodh me ne?A mos ndoshta pse vramë ato fjalë hynore: “Ju është thënë “mos vrit”. Unë po ju them kushdo zemërohet me vëllanë e tij do të jetë përgjegjës para gjyqit…” ?Apo kemi vrarë ato pak vlera që në dukje të vrazhda, mbanin dikur një shoqëri në kohezion: “Nuk qëllohet mbi gra e fmijë!” “Burri nuk vritet kur është i shoqëruar me gra e fëmijë”? Apo jemi duke vrarë edhe çdolloj ligji civil apo penal?

Apo mbi të gjitha kemi vrarë kodin njerëzor të jetës? Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. Jeta ka vlerë sa hunda ime. Përtej saj ajo mund të dhunohet, gjymtohet dhe vritet. Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri. E kemi përgjegjësi të gjithë. Sot ne katolikët kemi të Mërkurën e Përhime, nisim kreshmen, kohë pendese, keqardhje për mëkatet e kthimi të zemrës kah Zoti. Mbi krye marrim hinin që ka dalë nga zjarr i druve. Nuk kishte si të niste më gri e më trishtë kjo kreshme për ne këtu në Rrëshen. Por sot më shumë se kurrë kemi nevojë, e unë ju ftoj sot pasdite në Katedrale në orën 16.00, që t’i lutemi Zotit për Rrëshenin tonë, për familjet tona, të rinjtë e të rejat tona e për shpirtin e Esmeraldës dhe Vledisonit. Kemi nevojë të bëhemi tok kundër të keqes e të mos e lëmë veten pre e dëshpërimit, por me besim, shpresë e dashuri të ngulim këmbë në rrugëtimin tonë për një shoqëri më të mirë, për një Rrëshen të paqtë me Zotin në zemër!

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Rrëshenit është tronditur sërish. Fatmir Kolecaj kreu një vrasje të dyfishtë. Kolecaj i ka zënë pritë ish-bashkëshores së tij Esmeralda Filopati dhe vëllait të saj Vladison Filopatit. Kolecaj sapo i ka parë ka qëlluar disa herë me armë mbi Esmeraldën dhe Vladisonin, duke i lënë të vdekur në vend. Ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga Policia. Kjo e fundit kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij dhe për këdo që jep informacione ka vendosur shpërblim prej 5 milionë Lekësh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta esmeralda filopati fatmir koleci vledison filopat dom gjergj meta esmeralda filopati fatmir koleci vledison filopat

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Shkurt 2020, 21:32

TIRANË– Moderatori i “Opinion-it”, Blendi Fevziu ka tështirë gjatë transmetimit të emisionit të tij, pork a marrë masat duke vendosur dorën para hundës.I k...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet