Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
RRËSHEN– Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka ftuar shoqërinë shqiptare gjatë meshës së djeshme, për reflektim të thellë mbi problematikat dhe gjendjen e vështirë në të cilën gjendet gruaja shqiptare në kohët që jetojmë.
Në meshën kushtuar Pajtorës së Shqipërisë, ai zgjodhi muajin i cili ishte kushtuar kremtimeve të Zojës së Këshillit të Mirë, për të kërkuar këtë moment reflektimi.
Ai tha se asgje nuk ka vlerë në rast se nuk vlerësohet sakrifica e gruas në jetën tonë të përditshme. Dom Gjergji, vuri theksin tek fenomeni i papunisë dhe i shfytëzimit të punës, duke marrë shkas që ky muaj nisi me Ditën e Punëtorëve.
Ipeshkvi i bën thirrje të gjithë politikanëve të mos zgjedhin rrugët e shkurtra dhe të gabuara per pasurim si vjedhjet, drogën apo korrupsionin.
Përgjatë këtij muaji lutjet e të krishterëve i drejtohen Pajtores së Shqipërisë, duke i kërkuar ndërmjetësim, veçanërisht në këto kohë të vështira kur po përballemi me pandeminë dhe problematika të shumëllojshme.
Pjesë nga fjalimi:
“Ka ende shumë gra që dhunohen, diskriminohen, që nuk u jepet zë në shoqëri dhe as në kishë. Nuk ka vlerë asnjë meditim, asnjë rruzare, asnjë devocion, as një shtegtim në vendet e Zonjës nëse nuk hedhim sytë e mendjes dhe zemrës nga Zojat e jetës sonë të përditshme. Papunësia është fenomen shqetësues, i cili ka bërë që qindra e mijëra të rinj shqiptarë të braktisin vendin tonë. Fenomen ky që ende vazhdon dhe ka gjasa të vazhdojë akoma nëse nuk vihen në jetë programe dhe strategji punësimi. Nga ana tjetër shfrytëzimi i punëtorëve duke mos i paguar ata si duhet, duke i nënpaguar apo edhe kur i paguan mirë me koston e të shndërruarit në skllevër të zotërinjve të tyre. Janë shumë ata që zgjedhin këto rrugë të shkurtra, përmes korrupsionit, vjedhjes së pasurisë publike, kultivimit të lëndëve narkotike, manipulimit të koshiencave e kështu me radhë.”
(E.k/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ELBASAN– Tre hetues së bashku me prokurorë e përfaqësues të ambasadës së Belgjikës kanë ‘zbarkuar’ në Elbasan, gjashtë muaj pas vrasjes së 38-vjeça...
Në fshatin Drobonik fermerët presin me sytë nga rruga se mos ndonjë tregtar do të vij të interesohet për të blerë prodhimin e tyre. Në shtëpi kanë me dhjetëra t...
Liqeni i Fierzës, atraksioni kryesor i turizmit në Kukës është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e M...
GREQI– Një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një 60-vjeçari grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, dhjetorin e kaluar, pr...
GJIROKASTËR– Një banesë ka marrë flakë në Gjirokastër. Shtëpia e cila ndodhet në zonën e pazarit është shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihet nëse ka të plag...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga pranë Kopshtit Botanik dhe për pasojë është përplasur me n...
DIBËR– Policia ka proceduar penalisht 13 persona në Dibër, për ndërtime të paligjshme.Sipas njoftimit të policisë, pas kontrollit të territorit janë ...
VLORË– Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në arrest me burg, Martin Kapllanaj, djalin minoren i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak dit...
TIRANË– Një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës ku po punonte. Fatmirësisht punëtori ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Sip...
Pandemia zhvendos meshën e Pashkës, po jo gëzimin në zemrat e besimtarëve dhe mesazhin e Pashkës në kohë të vështira. Besimtarët ortodoksë në Durrës kremtuan Pa...